Në historinë e vet 55 vjeçare, orkestra u afirmua si një orkestër e vërtetë klasike në gjininë e muzikës dasmore nga krahina e Trakisë. Muzikantët kanë marrë pjesë në festat e disa brezave të bullgarëve duke marrë pjesë në nëpër dasma, pagëzime, tubime, festime dhe koncerte. Kurse në koncertet legjendare /overplaying/ në fshatrat Stambollovo dhe Gorski Izvor /në afërsi të qytetit Haskovo/ gjithmonë janë të dekoruar me çmimet më të larta.
Themeluesi dhe drejtuesi i Orkestrës së Konushevos, klarinetisti Nikolla Iliev, është me arsim akademik, por i është përkushtuar krejtësisht muzikës popullore dhe grupit, i cili mban emrin e fshatit të vet të lindjes Konush. Orkestra gëzon një popullaritet të madh jo vetëm në rajonin e Trakisë. Pavarësisht nga ndryshimet në grup dhe të repertorit të tyre gjatë viteve, muzikantët nuk heqin dorë nga stili klasik i melodive dasmore dhe valleve. Është e ditur se muzikantët e Trakisë tek ne me krenari marrin pjesë në festat e kolegëve të vet. Gjatë muajit prill disa nga orkestrat më të njohura dasmore i mblodhën adhuruesit e vet në qytetin Çirpan, që të festojnë 85 vjetorin nga lindja e profesorit Petko Radev. Shumë këngëtarë dhe instrumentistë të njohur nga Trakia do të ndajnë emocionet e tyre rreth festimit të ardhshëm të “Orkestrës së Konushevos”. Nikolla Iliev vuri në dukje:
“Kam ftuar disa orkestra. Mendoj se do të formohet një festë e mirë e muzikës popullore me “Trakasit e rinj”dhe liderin e formacionit Bozhidar Strehin /nxënësi im/, orkestrën“Sllavjani” me drejtues Nikollaj Trifonov, orkestrën“Sllavej” të Sllavço Angjellovit, orkestrën nga qyteti Pazarxhik “Sijanie” të Ivo Rallçevit, orkestrën “Oniks” dhe Pantelej Grigorov, orkestrën e Mlladen Mallakovit. Presim dhe akoma muzikantë të tjerë të njohur-klarinetistin Ivo Papazov, fizarmonicistin Aleksandër Rajçev, këngëtarët popullorë Todor Kozhuharov, Binka Dobreva, Janka Ivanova. Që të gjithë premtuan të vijnë. Data e festës është 22 qershori, dita e premte, nga ora 17 në sheshin e fshatit Konush. Unë jam një patriot i flaktë. E dua shumë fshatin tim dhe njerëzit në të. Prandaj dhe e zgjodha fshatin tim, ku kam lindur, që ku janë prindërit e mi, gjyshërit dhe gjyshet. Në Konush jeton Kirill Ballxhiev, një njeri i ri, shumë punëtor i cili gjithmonë më ndihmon. Kështu ndodhi kur festuam jubileun tonë 50 vjeçar, kurse tani është në themel të kësaj feste. Duam të drejtojmë falënderimet tona më të përzemërta dhe ndaj Nikollaj Angjellovit dhe vëllait të tij, të cilët po kështu janë sponsorë të koncertit, i cili shpresojmë të bëhet një ngjarje e madhe.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..