Përderisa e ndotim planetin dhe i mbyllim sytë para përgjegjësisë sonë ta mbrojmë, sikur harrojmë, se kështu po e asgjësojmë edhe veten. Sot gjithnjë e më shumë njerëz vdesin nga sëmundje të provokuara nga ajri toksik, ndërsa të tjerë vuajnë nga alergjitë, problemet me mushkëritë dhe zemrën. Mirëpo, në sfondin e kësaj tabloje apokaliptike fillojnë të lindin ide jo standarde për shpëtimin. Autorë të tyre janë shpikës të urtë të ndjeshëm ndaj pastërtisë së ambientit rrethues.
Petër Zhivkov e ka të qartë se çfarë është të jetosh në një nga qytetet më të ndodhura në botë. Vetëm pas dy javëve të kaluara në Ho Shi Min të Vietnamit, ku ajri tekstualisht shihet, vuajtjet e sistemit të tij respirator nga fëmijëria u kthyen me forcë të madhe. Kuptimi i problemit dhe çfarë ai i provokon organizmit njerëzor e nxiti inxhinierin e ri të kërkojë zgjidhje të problemit kështu që njerëzit të thithin ajrin lirisht megjithë mjedisin jo të favorshëm. Kështu lindi e ashtuquajtura maska e urtë – një shpikje e dobishme për njerëzit me probleme të frymëmarrjes dhe për banorët e qyteteve më të ndotura.
“Maska ka një vizion unik dhe ka një ventilator, i cili vendos lidhje me celularët nëpërmjet blutudit – tregon inxhinieri Petër Zhivkov. – Në këtë mënyrë ai i cili e mban maskën merr informacion suplementar – sa është i ndotur ajri, kohëzgjatja e filtrave, kur ka nevojë të mbahet maska. Domethënë në ditët me norma të rritura të emisioneve të dëmshme aplikacioni jep notifikim, se maska duhet të vihet, ndërsa kur ajri është relativisht i pastër, atëherë vet njeriu zgjedh.”
Maska disponon filtra, të cilët pastrojnë grimcat fine të pluhurit, mbrojnë nga poleni, bakteri dhe ndotës të tjerë të ajrit. Me ndihmën e ventilatorit frymëmarrja lehtësohet. Një nga përparësitë kryesore është se ajo nuk vështirëson komunikimin, sepse me elementin e tejdukshëm para gojës evitohet pengesa vizuale.
Që prej një muaji është gati edhe një shpikje tjetër e inxhinierit PetërZhivkov dhe ekipit të tij. Ajo shton “maskën e urtë”. Kjo është një aplikacion mobil i quajtur Airlief dhe mund të shkarkohet falas nga interneti.
“Bashkë me mjekë formuluam disa këshilla, nëpërmjet të cilëve në mënyrë të lehtë dhe në orë reale të orientohen se çfarë të bëjnë kur janë përjashta – tregon inxhinierс Zhivkov. – Aplikacioni mobil tregon pastërtinë e ajrit përreth në kohë reale dhe jep ide sitë sillemi. Ideja më erdhi, pasi dimrin e kaluar diskutohej gjerësisht ndotjen e ajrit, por mungonte informacion si të sillet njeriu i zakonshëm në një situatë të tillë.”
Vallë, çfarë të ardhme na pret – më shumë njerëz me maska, ose një ndërgjegje më të lartë ekologjike dhe ajër më të pastër?
“Me siguri duhet të punohet për një ajër më të pastër, por problemi është aq serioz, se ai nuk mund të zgjidhet as për një muaj, as për një vit – është kategorik inxhinieri. – Mirëpo, emisionet e dëmshme në atmosferë na sjellin pasoja të këqija edhe të mos vëmë re. Është e vërtetuar, se ato sëmurin sistemin respirator dhe atë kardiovaskular. Kështu që maskat janë një variant afatshkurtër për mbrojtje, kur ajri është shumë i ndotur. Për shembull ajri në Sofje është me tregues optimal, por në stinën e ngrohjes treguesit shumëfishtë tejkalojnë normat. Atëherë kemi nevojë të mbajmë maska.”
Inxhinier Zhivkov shpreson, që shpikja e tij e urtë që gjatë këtij dimri të jetë në treg me çmim të arsyeshëm. Tani ai kërkon prodhues të shpikjes tek ne dhe jashtë shtetit, madje interes ndaj produktit shfaqin konsumatorë nga 50 shtete.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: arkiv personal
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..