Në fund të muajit maj sociologu nga “Galllëp Interneshënëll” Përvan Seimeonov komentoi para Radios Kombëtare Bullgare, se “gjatë disa muajve të fundit Bullgaria bën një kthesë të dukshme në Lindje”. Si shenje për këtë zoti Simeonov tregoi pozitën e Sofjes ndaj kazusit “Skripall”, rifillimin e temës për projektin e pezulluar të Centralit Atomik Elektrik “Belene” dhe disa vizita të nivelit të lartë. Analizatori Harllan Aleksandrov, gjithashtu para Radios Kombëtare Bullgare po atë ditë, u pajtua se në të vërtetë në politikën e Bullgarisë shihet një orientim te Lindja.
Në frazeologjinë politike të Bullgarisë nën orientim “lindor” nënkuptohet “prorus”, ndërsa nën të “perëndimor” – orientimnë drejtim të kundërt. Me orientimin e parë lidhen kryesisht forcat politike të së majtës, ndërsa me të të dytë – të së djathtas.
Nja dhjetë ditë pas komenteve të lartpërmendura parlamenti miratoi projektin e propozuar nga qeveria për modernizimin e forcave të armatosura. Parashikohet blerja e aeroplanëve për Forcat Ushtarako-Ajrore, të cilët pa dyshim mund të caktojmë si “perëndimorë” sipas prodhuesit, dhe të makinave luftarake për këmbësorinë, të cilat askush deri tashti nuk e ka quajtur “lindor” (domethënë rus). Projekti për modernizimin e forcave të armatosura mori përkrahjen si të hapësirës së majtë politike, ashtu edhe të asaj të së djathtës. Partia e vetme e cila votoi kundër ishte “Volja” me argumentime popullsite, jo politike. Ajo deklaroi, se blerja e teknikës ushtarake duhet të bëhet pas zgjidhjes së problemeve lidhura me sigurimin e pensioneve, me shëndetësinë dhe me sigurinë e shtetasve, sepse prej shumë kohe Bullgaria nuk është e kërcënuar nga jashtë, por prej shumë vitesh populli i saj jeton në varfëri.
Përderisa në Sofje parlamenti miratonte projektin për modernizimin e ushtrisë me teknikë “perëndimore”, në Varshavë në kuadrin e të ashtuquajturës Iniciativë b-9 presidentët e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Rumani, Bullgarisë, Estonit, Letonisë, dhe Lituanisë, nënshkruan një deklaratë në të cilën ngulin këmbë për prani më të fortë të NATO-së në Evropën Lindore dhe Jugore. Iniciativa B-9 lindi në vitin 2015 në Bukuresht dhe prandaj në emër pranoi germën e parë të kryeqytetit rumun. Kjo iniciativë pretendon të jetë “zëri unik” i krahut lindor të NATO-së, ndërsa nga Varshava ky zë deklaroi, se rritja e kapacitetit luftarak dhe mobilitetit të Aleancës është me rëndësi të madhe. Në deklaratën përfundimtare në Varshavë flitet edhe për konfliktin e pazgjidhur në Ukrainë dhe për kërcënimet që rrjedhin nga Rusia. Pjesëmarrësit të cilët e nënshkruan dokumentin ripohuan përkrahjen e shteteve të tyre për doktrinën e NATO-së për Rusinë, e cila gërsheton parandalimin me fillimin e dialogut politik. Përkrahja e presidentit Radev për dokumentin e Varshavës nuk është një shenje për “kthesë në Lindje”, më tepër është një shenje për identifikim të plotë me pozitat ushtarako-politike të NATO-së. Zhvillimet javën e fundit, treguan në mënyrë të qartë, se në proceset politike në Bullgari nuk shihet një riorientim nga Perëndimi drejt Lindjes dhe se vendi vazhdon të jetë lidhur me orientimin euroatlantik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..