Ndër emrat më të dalluar të artit figurativ bullgar padyshim është ai i piktorit Zllatju Bojaxhiev (1903-1976). Një ekspozitë me portrete të pikturuara prej tij u rregullua në Galerinë Kombëtare. Veprat janë pronë e koleksionistit Bojan Radev.
“Prapë prezantojmë autorë të dashur bullgarë. Ndoshta Zllatju Bojaxhiev është një nga piktorët më karakteristikë bullgarë – tha në hapjen e ekspozitës drejtoresha e Galerisë Sllava Ivanova. – Shumë prej nesh nuk menduan, se ky krijues bullgar ka pikturuar edhe portrete. Bojan Radevi i ka grumbulluar njeri pas tjetrit me durim, ndjenje dhe pasion, virtyte këto të cilat posedon çdo koleksionist. Në sallat tona mund të shihen portrete të intelektualëve, shkrimtarëve, piktorëve, artistëve. Krahas tyre qëndrojnë edhe fytyrat e njerëzve të zakonshëm. Dhe të gjitha ato janë të rikrijuara ashtu siç vetëm Zllatju Bojaxhievi mund të pikturojë. Në to duket ky psikologjizëm i thellë, të cilin vetëm ai mund të nxirrte nga pamja e njeriut. Dëshiroj ta falënderoj Bojan Radevin për bujarinë të prezantojë koleksionin e tij të mrekullueshëm dhe të pasur para një rreth të gjerë njerëzish. Jam e bindur, se ekspozita tjetër me vepra nga koleksioni i tij do të jetë edhe më tërheqëse dhe do t’ua kënaqë syrin e mijëra vizituesve.”
Gjatë periudhës së parë krijuese, e cila zgjati deri në vitin 1951, Zllatju Bojaxhievi prezantonte perceptimet e tij krijuese në kuadrin e traditave klasike. Nga periudha më e hershme e krijimtarisë së tij është “Portreti i damës” (1932). Në vitin 1951 si rezultat i një insulti u paralizua dora e tij e djathtë. Dukej sikur rruga e tij krijuese do të përfundonte, por së shpejti ai filloi të pikturojë me dorën e majtë. Si rezultat stili dhe teknika e tij u ndryshuan rrënjësisht. Pikturonte tablo të mëdha me kolorit origjinal dhe me imagjinatë të pasur. Ato vepra fituan njohjen si të publikut, ashtu edhe të kritikës. Në to ka groteskë, simbolikë, pak naivitet, art dekorativ, realizëm magjik... Mirëpo, sikur përcaktimi i stilit nuk është me aq rëndësi, pasi tablotë e tij tërhoqën vëmendjen e adhuruesve të artit figurativ.
Portretet e tij nga periudha më e vonshme për një kohë të gjatë qëndruan nën hijen e simfonive të tij të mëdha laramane, kështu siç kuartetet e fundit me tela të Beethovenit vite të tëra ishin nën hijen e Simfonisë së 9-të dhe “Odës së Gëzimit”. Portretet e Zllatju Bojaxhievit ishin karakteristik për gjeniun e tij. Në to duket një fantazi krijuese të gërshetuar me prezantim të thelluar të personaliteteve konkrete, shumica prej tyre të njohura mirë. Koloriti, kompozimi origjinal, detajet e theksuara i kthejnë portretet e tij në vepra të jashtëzakonshme dhe karakteristike. Një shembull për këtë origjinalitet është portreti i artistes së njohur Katja Paskaleva, pikturuar në vitet 60-të të shekullit të kaluar. Veprat në fakt janë tre dhe u krijuan në periudha të ndryshme të jetës së saj duke treguar tipare të ndryshme të karakterit të saj në varësi të moshës.
Koleksionisti Bojan Radev gjithashtu është një njeri me fat interesnat. Ai është sportisti më i mirë bullgar i mundjes stil klasik, dy herë kampion olimpik – në vitet 1964 dhe 1968. Pas përfundimit të karrierës sportive dashuria ndaj artit figurativ u kthye në një pasion prej koleksionisti. Më vonë u bë edhe dhurues i madh. Muzeu Kombëtar Historik e shpalli dhuruesin e vet numër një, ndërsa një nga sallat e muzeut mban emrin e tij.
“Krenohem, se pronësoj një pjesë prej veprave të piktorit të madh bullgar Zllatju Bojaxhiev – tha Bojan Radevi në hapjen e ekspozitës. – Populli bullgar duhet të jetë ballëlartë se ka personalitete të tilla të mëdha. Krenohuni me piktorin Zllatju Bojaxhiev, jini krenar se jeni bullgarë. Duhet të ketë më shumë bullgarë të tillë, të cilët të ngrenë flamurin e Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ekspozita e përhershme “Zllatju Bojaxhiev”, Instituti Bashkiak “Plovdivi i Vjetër”, Galeria Kombëtare dhe Veneta Pavllova
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..