Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të prezantohet në Javën e Fotografisë në Milano

Radosllav Përvanov do të prezantojë projektin e tij patriotik “Unë jam bullgare” në “lojërat olimpike të fotografisë” në qytetin italian të modës.

БНР Новини

Ai ka përfunduar Universitetin Teknik në qytetin Gabrovo, ka mësuar fotografi në Berlin dhe në Londër, e ka pasqyruar turneun çiklistik të Bullgarisë, kurse në turneun ndërkombëtar çiklistik të Turqisë, mes 50 fotografëve, fitoi konkursin për fotografi me një kuadër të vet nga finalja. Fotografitë e tij janë të botuar në "National Geographic" dhe "Economist", ai është dhe autor i projektit kombëtar “Unë jam bullgare”. Këto janë theksat e rëndësishëm nga biografia krijuese e fotografit të ri nga qyteti Gabrovo Radosllav Përvanov. Tani përpara tij qëndron një sfidë e re:

СнимкаSprova e madhe e cila qëndron përpara meje, është që të mund të prezantoj idenë time patriotike, jo vetëm përpara publikut bullgar, por më tepër dhe përpara publikut ndërkombëtar në kryeqytetin e modës Milano më 9 dhe 10 qershor. Do të marrë pjesë në një ngjarje të madhe, organizuar nga bullgarët aty dhe njëkohësisht në Javën e Fotografisë. Ky është një nga forumet më prestigjioze fotografike në botë, dhe jo rastësisht , kolegët e mi e quajnë “lojërat olimpike të fotografisë”. Ky është një forum, në të cilin do të paraqiten dhe do të realizohen mbi 140 ngjarje, punishte, projekte prej autori, ekspozita dhe iniciativa, të lidhura me fotografinë dhe artin e fotografisë nga e gjithë bota. Ngjarja zhvillohet nën egjidën e Ministrisë së Kulturës të Italisë dhe bashkon krijues nga e gjithë bota, duke treguar projekte sociale, modë, ide kulturore përfshi dhe idenë tonë patriotike “Unë jam Bullgare”.

Ekspozita me fotografi të bullgareve në veshje tradicionale të Radosllav Përvanovit do të jetë në vëmendjen e publikut në Milano më 9 dhe 10 qershor. Ditën e shtunë do të eksponohet në sheshin qendror përpara katedrales së Milanos (Duomo di Milano). Ajo do të jetë një pjesë e takimit “Në mejdanin e Bullgarisë tjetër”. Edicioni i tij i katërt organizohet nga bullgarët nga ansambli “Tanët” në Milano. Fotoset nga projekti “Unë jam bullgare” do të tregohen më 10 qershor në qendrën administrative të Milanos- Piazza di Lombardia, si një pjesë nga ngjarjet në Javën e fotografisë.

Kuadrot e bukura, të cilat Radosllav Përvanovi do t’i tregojë në qytetin e modës janë pjesa e parë e idesë së tij atdhedashëse “Unë jam bullgare”. Ekspozita e tij është e përbërë prej fotografive të 20 vajzave dhe dy fëmijëve në veshje popullore bullgare, të fotografuar në sfondin e 35 kureshtjeve kulturore, vendeve historike, fenomeneve natyrore nga 7 krahinat folklorike të Bullgarisë. Bukuria e bullgares, bukuria e veshjes popullore bullgare, larmia e ngjyrave dhe e qëndisjeve të cilat kanë koduar një informacion për besimet bullgare -ky është theksi në fotografitë e Radosllav Përvanovit.

Fotografi po përgatit një vazhdim të projektit “Unë jam bullgare”. “Do të tregoj akoma vende të tjera nga vendi ynë, me modele të reja dhe veshje popullore të tjera e të reja”, tregon Radosllav dhe shpreson që gjatë pranverës së vitit 2019, të prezantojë të gjithë hartën e Bullgarisë në fotografi të bukura të bullgareve të reja, të qeshura dhe me shumë ambicie. "Sa u përket vajzave, ato nuk janë manekine profesionale, por çdo një prej tyre ka qëndrim ndaj folklorit dhe artit të folklorit", tregon Radosllavi dhe shton:

Bashkë me mua në Milano do të jenë dhe një pjesë nga pjesëmarrëset në projekt dhe do të jenë të veshura kështu siç janë fotografuar. Do të kemi mundësi të plotësojmë foto tregimin me pamjen e gjallë. Çdonjëri do të mund t’i fotografojë, t’u bëj pyetje dhe të bëj një krahasim midis tablove të ekspozitës dhe fotos së gjallë të bullgares së re. Shpresoj që tregimi të jetë i plotë, prekës dhe të mbahet mend. Mendoj se kjo ngjarje të jetë e suksesshme, pozitive, një prezantim i paharrueshëm i punës së disa njerëzve të rinj, të cilët e duan Atdheun e vet, i respektojnë traditat e tij dhe e krijojnë rrugën e vet pikërisht në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD