Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe në Bullgari u krijua Urdhri i Anasonit

БНР Новини
Foto: arkiv

Kur bëhet fjalë për anasonin (Pimpinella anisum) në ndërgjegjen e bullgarit më shpesh del përfytyrimi për shurup për kollë ose për uzo. Dhe pikërisht për shkak të asociacionit me mjetin kurues, shumë njerëz e shpërfillin pijen alkoolike, e cila në se merret në sasi të arsyeshme ndikon në mënyrë të dobishme mbi organizmin.

Cilësitë kuruese të anasonit shfrytëzoheshin që nga koha më e lashtë dhe në vitin 1263 u themelua Urdhri i Anasonit. Ai u krijua si Shoqëri e Farmacistëve në kohën e mbretit francez Sen Lui IX. Në atë periudhë njerëzit që ushtronin një profesion të njëjtë anëtarësonin në vëllazëri me ndikim. “Në këtë shoqëri hynin mjekë dhe farmacistë, të cilët i shfrytëzonin vetitë kuruese të anasonit për të ndihmuar njerëzit. Gradualisht shoqëria u kthye në urdhër, i cili sot organizon veprimtari të ndryshme me qëllime bamirëse” – tregoi Kllod Pieragostini (Claude Pieragostini), Mjeshtër i Madh, president i Urdhrit Ndërkombëtar të Anasonit (Ordre International des Anysetiers – OIA), dhe vazhdoi:

Mjetet, të cilat i grumbullojmë janë më shpesh për fëmijë me aftësi të kufizuara. Vjet bëmë përjashtim dhe dhuruam shumën për të dëmtuarit nga tërmeti në Muça të Italisë. Në Urdhrin tonë nuk jemi vetëm adhurues të pijes me anason, prandaj zgjodhëm një slogan, i cili të na dallojë nga pirësit e uzos. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk e pëlqejmë pijen me anason” – buzëqesh Kllod Pieragostini. 

Pijet me anason janë më të preferuara gjatë verës, sidomos në rajonin e Mesdheut. Aty ato hasen me emra të ndryshëm “Arak”, “Uzo”, “Tsipouro”, “Sambuca”, “Pastis”, “Pernod”, “Ricard”, “Anisado” ose “Mastika”. Mirëpo, kryesorja është që të gjitha këto pije bëhen me anason dhe me alkool me cilësi të lartë, jo nga esenca sintetike dhe alkool. Përbërja e alkoolit në uzo lëvizet nga 42 deri në 50 për qind. Prandaj është e domosdoshme që kjo pije të hollohet me ujë të ftohtë dhe pas kësaj të shtohen copëza akulli. Uzoja nuk vihet në frigorifer, ashtu si rakia. Kur është e ftohtë vaji esencial i anetholit ngrin dhe bënë kristale, të cilat nuk shpërbëhen. Atëherë shija e pijes ndryshohet dhe fillon t’i ngjajë shurupit për kollë.

Urdhri bashkëkohor i anasonit (i anizetierëve) /Ordre International des Anysetiers/ është themeluar në vitin 1955 në Francë dhe në të marrin pjesë njerëz nga rrethet e larta të shoqërisë – shkrimtarë, botues, njerëz me prejardhje aristokrate. Në tërë botën kalorësit – anizetierë kanë rreth 90 seli.

Dhe cila është lidhja me Bullgarinë? Selia bullgare, e cila ndodhet në qytetin bregdetar Varna, është themeluar sipas nismës së Selisë së qytetit Castres të Francës, e cila ka marrëdhënie miqësore me Asociacionin e bullgarëve në Pays d'Autan (Francë Jugperëndimore) dhe me Asociacionin e bullgarëve në botë. Nuk është e fshehtë se kontributi më i madh është i Silvie Casaoulou – anëtare e Urdhrit, e cila është bashkëshortja e profesorit nga Universiteti i Ri Bullgar Georgi Rashev. “Një histori dashurie është fillimi i diçkaje më të madhe” – buzëqeshi Claude Pieragostini. Kështu Urdhi i anasonit e zbuloi Bullgarinë. - “Shumë prej nesh janë në Bullgari për herë të parë dhe atyre u pëlqen mikpritja juaj” – tha ai.

Ne organizojmë pjesën ndërkombëtare të Kongresit të Urdhrit, i cili sivjet organizohet në Bullgari. Në kuadrin e tij kemi një ekskursion njëjavëshe në Bullgari. – shpjegoi Georgi Rashev, Mjeshtri i Madh i Urdhrit nga selia e Varnës. – Pas pjesës zyrtare në Sofje dhe pranimit të anëtarëve të rinj në Varna, programi përfshin shëtitje në qytezën bregdetare Ballçik, vizita në disa vende interesante në bregdetin verior bullgar, një ekskursion në Plovdiv dhe më në fund në Luginën e Trëndafilave. Disa nga mysafirët e vizitojnë Bullgarinë për herë të tetë apo të nëntë. Ata janë adhurues të mëdhenj të kulturës sonë, bile kanë kostume popullore bullgare. E dinë himnin tonë kombëtar dhe e këndojnë me raste të ndryshme. Çdo vit takimet tona kanë tema të ndryshme dhe sivjet tema është mbledhja e trëndafilave. Qëllimi ynë është që të përkrahim të gjitha ngjarjet dhe veprimet, që kanë lidhje me anasonin. Ndihmojmë gjithashtu kauza sociale – financojmë për shembull një qendër për njerëz me çrregullime në Varna dhe një spital për sëmundje kronike.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD