Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Bogomillov i mëson fëmijët romë të besojnë në vetvete

БНР Новини

T’u përballen paragjykimeve, të jenë krenarë dhe të mos heqin dorë nga etniteti i tyre. Tashmë katër vjet mësuesi i ri Rosen Bogomillov punon me fëmijët romë, duke provokuar talentet e tyre dhe besimin në mundësitë dhe fuqitë e tyre. Dhe arrin mrekulli – në vend të parë duke përdorur shembullin e tij personal.

Ëndrra e fëmijërisë së një fëmijë rom të bëhet mësues e detyron atë të mësohet sa më mirë dhe ditë pas dite të ecë përpara – nga shkolla e fshatit të tij të lindjes Kojnare (Bullgari Veriore) në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo e pastaj në shkollën e 106-të të kryeqytetit në rajon Poduene.

Vitet e para të jetës së tij Rosen ka jetuar ndër romë dhe bullgarë, gjithmonë duke ndier përkrahjen e prindërve dhe mësuesve të tij. Pas mbarimit të universitetit gjërat në jetën e tij janë ndryshuar – me diplomën e tij të gjeografisë dhe historisë ai fillon të kërkojë punë në shkollat e Sofjes. Dhe pikërisht këtu ai për herë të parë i përballet një muri aq të lartë prej paragjykimeve, negativizmit, diskriminimit. Më shumë se 20 herë ai dëgjon nga drejtorët e shkollave të ndryshme, se fëmijët dhe prindërit e tyre nuk do ta pranonin. Vetëm drejtori i shkollës së një lagjeje periferike të kryeqytetit tregoi gatishmëri t’i japë një shans atij, sepse në shkollë shumica e nxënësve janë romë.. Dhe kur Roseni i shikon për herë të parë sytë e fëmijëve kupton se mund të jetë shembull dhe frymëzim për ta me njohuritë e grumbulluara.

Qëllimi im kryesor gjithmonë ka qenë të ndërtoj një komunitet, nuk dua që fëmijët të jenë vetëm një klasë të zakonshme. Sepse vetëm atëherë mund të zhvillohet procesi i vërtetë i mësimdhënies – shpjegoi mëshuesi 27-vjeçar. Por kjo nuk bëhet me shkop magjik, por me përqendrim mbi aftësitë e shekullit të 21-të, të cilat iu japin mundësi fëmijëve të mësohen të punojnë në ekip, të pranojnë reagimin e të tjerave, të komunikojnë normalisht, të shprehin ndjenjat e tyre dhe gjërat, të cilat i shqetësojnë. Për këtë arsye kur fëmijët kanë detyra të përbashkëta ose argëtojnë, ata kurrë nuk ndahen sipas etnitetit të tyre – ne të gjithët së bashku bëjmë gjithçka.”

Fëmijët romë janë shumë emocional dhe nganjëherë kjo i pengon shumë. Këtu është roli i mësuesit ai përpiqet të ndërtojë marrëdhënie në bazë të inteligjencës emocionale. Por cilat janë shqetësimet dhe frikët e tyre?

Frika se të tjerët nuk do t’i pranojnë, se nuk do të mund të realizohen. Me rëndësi është gjithashtu vetëvlerësimi i tyre i ulët – këto janë gjërat e para që i përballon kujdestari i klasës – shpjegoiRosen Bogomillovi. – Në fillim nuk besonin se do të arrinin t’i kapërcejnë këto pengesa emocionale, por unë gjithmonë kam qenë pranë tyre, ata gjithmonë kanë ndier lirinë të flasin me mua, gjithmonë kanë marrë këshillën time, kur e kanë kërkuar. Vitin e kaluar klasa mori pjesë në një konferencë të nxënësve me temë “Varfëria dhe uria në botë” – kjo është vetëm një shembull për strategjitë motivuese, të cilat përpiqem t’i përdor. Sepse kur ata vetë shikojnë se i bëjnë gjërat si fëmijët e tjerë dhe bile më mirë, ata fillojnë të besojnë në vetvete.”

Për fat të keq mosbesimi dhe urrejtja ndaj njeriut të ndryshëm ekzistojnë në shoqëri dhe ata zakonisht provokojnë agresion. Shpesh kur në mëngjes fëmijët shkojnë në shkollë, ata shikojnë mbi muret e ndërtesës kryqe të thyera. Hera e parë, kur Rosen përpiqet t’i nxjerrë nxënësit jashtë getos, ai dëgjon replika fyese si: “Jevgj të vegjël!” ose “Nuk duam jevgj në transportin publik”. Pas një nga aktet e vandalizmit, për t’i fshehur mbishkrimet fyese, fëmijët vizatojnë mbi murin e shkollës hartën e Bullgarisë. Edhe tani harta shihet dhe askush nuk ka guxuar të shkruajë mbi të, por manifestimet e urrejtjes ende nuk mungojnë. Sepse ka shumë njerëz, “të cilët shprehin dobësinë e tyre nëpërmjet urrejtjes”.

Снимка

Pavarësisht se shpesh ambienti është armiqësor dhe i pasigurt, nxënësit e Rosenit të klasës së shtatë mësohen mirë, kanë më shumë ëndrra dhe besojnë më shumë në vetvete. Disa prej tyre dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin në gjimnaz, profesionet e zgjedhura janë futbollist, mësues, mjek... – si të gjithë moshatarët e tyre. Dhe pavarësisht se ky është viti i fundit me ta, kujdestari i tyre i klasës gjithmonë do t’i përkrahë dhe do t’i presë për këshilla. “Ndoshta sepse kjo është klasa ime e parë dhe ajo është si dashuria e parë” – tha mësuesi i ri.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD