Më 30 maj Kryeministri Bojko Borisovi shte për vizitë në Moskë. Parashikohej që vizita të vazhdonte edhe sot, por ajo u shkurtua me argumentin se Borisov ka detyra të ngutshme në Sofje. Siç duket temat e përfshira në rendin e ditës janë diskutuar, përndryshe do të flitej për ndërprerje të vizitës.
Para disa ditësh pas bisedimeve me Presidentin Rumen Radev në Moskë Presidenti Vlladimir Putin shprehu pritjet e tij për “rimëkëmbjen e marrëdhënieve ruso-bullgare”. Tani, pas takimit të tij me Kryeministrin Borisov, Putin komentoi se bisedimet e tyre kanë pasur rezultat të mirë. Edhe pala ruse, edha ajo bullgare shprehën keqardhje se projekti për gazsjellësin “Rryma Jugore” përmes Bullgarisë është ndërprerë, por njëkohësisht me këtë deklaruan pritjet e tyre për gjetjen e ndonjë formule për përfshirjen e Bullgarisë në furnizimet e gazit rus për Evropën. Urimi i shprehur javën e kaluar nga Presidenti Rumen Radev për furnizime të drejtpërdrejta të gazit rus për Bullgarinë nuk u shqyrtua, por pala ruse shprehu dëshirë për devijimin e gazsjellësit “Rryma Turke” drejt Bullgarisë. Një media në Sofje e komentoi këtë me titullin “Putini “na fali” dhe “Rryma Turke” bën kthesë drejt Bullgarisë”, por faktikisht nuk është kështu. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov saktësoi se në fakt nuk ka marrëveshje për furnizime gazi drejt Bullgarisë nëpërmjet “Rrymës Turke”, por ka dëshirë të shprehur nga ana e Sofjes për këto devijime dhe shumë pyetje se ku më saktë ato do të kalojnë. Siç deri tani, Moska vazhdon të thotë se realizimi i një projekti të tillë është i pamundur pa garanci të veçanta nga ana e Komisionit Evropian dhe Bullgarisë.
TASS bëri të ditur se për realizimin e takimit të Kryeministrit rus Dmitrij Medvedev me Bokjo Borisovin ka kontribuuar shefi u kompanisë ruse “Lukojl” Vagit Alekperov. Në të vërtetë vizita e Borisovit në Moskë u mbajt me ftesë të Presidentit Putin, por megjithatë duket çuditshëm se pse bisedimet e kryeministrave nuk ishin parashikuar paraprakisht. Kryeministrat nuk biseduan konkretisht për realizimin e sesionit të 16 të Komisionit ndërqeveritar të bashkëpunimit ekonomik dhe tekniko-shkencor, gjë për të cilën u bë fjalë në bisedimin e Medvedevit me Presidentin Radev javën e kaluar. Z. Medvedev vuri në dukje se ka ardhur momenti për shqyrtimin e parametrave të veçanta të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, të energjetikës, turizmit dhe transportit. E gjithë kjo na bën që të mendojmë se të dyja palat nuk kanë qellim për t’u falur njëra tjetrën, por kërkojnë një përballim pragmatik të problemeve, të cilat i vështirësuan marrëdhëniet e tyre gjatë disa viteve të fundit.
Vizita e Borisovit në Moskë lidhej edhe me pritjet për diçka të re rreth fatit të projektit të pezulluar të centralit të dytë atomik në Belene. Presidenti Putin tha se pala ruse është e gatshme për t’u kthyer drejt projektit për ndërtimin e Centralit atomik “Belene”, kurse Borisov – se aktualisht Bullgaria disponon dy reaktorë dhe një shesh të centralit dhe kërkon që projekti të funksionojë sipas parimit të tregut. “Rosatom” pohoi se do t’i vazhdojë furnizimet e lëndës bërthamore për centralin atomik “Kozlloduj”, si dhe ndihmën për modernizimin e këtij centrali që të zgjatet afati i eksploatimit të bllokut të gjashtë energjetik. Mirëpo, kjo pozitë nuk është diçka e re dhe zhvillime të reja mund të presim eventualisht pasi Parlamenti bullgar voton propozimin e qeverisë për rifillimin e projektit të centralit atomik “Belene”. Sidoqoftë, ka përputhje interesash, sepse “Rosatom” është gati të marrë pjesë në ankandin për pjesëmarrje në projekt sipas parimit tregtar.
Qëllimet edhe për gazsjellësin “Rryma Jugore”, edhe për centralin atomik “Belene” janë shpresëdhënëse, por realizimi i tyre mbetet në sferën e urimeve të bukura edhe pas vizitës së Kryeministrit Borisov në Moskë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..