Në fund të vitit 1949 nga porti i Napolit nisi një anije me 1260 emigrantë në bord. Bagazhi i tyre përqendrohej kryesisht në ëndrra të lidhura me kontinentin e panjohur australian, por për ta mikpritës dhe shoqëror. Pas peripecive të shumta në portin në Sidnei bashkë me emigrantët e tjerë zbriti edhe një bullgare. Ajo do të kalonte gjysmë shekulli në mërgim parase të kthehet në mëmëdhe. Ndërsa në çastin e fundit të jetës kjo grua atdhedashëse shprehu ndjenjat më të sinqerta të fshehura gjatë viteve.
Kur hapën testamentin e Margarita Zanefit, avokatët australianë zbuluan një fakt interesant – trashëgiminë e vet gruaja 95-vjeçare i lënte Galerisë Kombëtare në Sofje dhe Galerisë së Arteve Figurative të Uellsit të Ri Jugor në Sidnei. Pra midis qytetit në të cilin hasi dashurinë nga e cila lindi biri i saj, dhe qytetit, në të cilin krijoi shtëpinë e dytë dhe humbi njerëzit më të shtrenjtë.
Afro dy milion leva, të cilat trashëgimlënësja bullgare i lëri Galerisë Kombëtare, tashmë janë në llogarinë e institucionet. Drejtoresha Sllava Ivanova pranon, se kurrë deri tashti galeria nuk ka marrë një dhuratë të tillë aq bujar. Kjo është arsyeja për të cilën nga galeria vendosën të kërkojnë të afërmit e kësaj trashëgimlënëse bujare dhe të përpiqen të mësojmë më shumë për jetën e saj.
“Kjo damë është një person enigmatik, krahas kësaj dhe simpatik. Sa më shumë tipare të pamjes së saj reale zbuluam, aq më shumë rëndësi përfitonte akti i saj fisnik. Doli që ajo është një grua e ndershme, fisnike dhe e zakonshme – në kuptimin më të mirë të kësaj fjale” – tregon Sllava Ivanova.
Margarita Zanef lindi më 11 prill të vitit 1921 në fshatin Pogorelec (sot Jakimovo) në rajonin e qytetit Montana. Ishte fëmija e katërt në familjen. E emëruan Vërba me emrin e njërës prej gjysheve, por deri në çastin e fundit ajo preferonte emrin përkëdhelës Greta nga Margarita, emri i bullgares nga pasaporta e saj australiane. Në farefisin e saj dallohet gjyshi, i cili ishte kryebashkiak i fshatit dhe qëndronte afër mbretit. I ati i saj ishte një njeri relativisht i pasur, i cili arriti të mirëmbajë fëmijët e tij të mësojnë në universitete të ndryshme. Margarita ëndërronte të ndjekë studimet në Mënik. Mirëpo, ajo hasi dashurinë e jetës dhe kështu mezi 19 vjeçare u martua me Canko Canevin nga qyteti Shumen. Një vit më vonë lindi biri i tyre Anton. Në mesin e viteve 40-të të shekullit XX familja nisi për në Vjenë dhe pak më vonë emigroi në Australi. U vendosën në Sidnei, ku ajo punonte si daktilografiste, bashkëshorti – në administratën shtetërore, ndërsa biri si jurist. Mirëpo, bashkëshorti dhe biri ndërruan jetë dhe ajo mbeti vet. Vitet e fundit të jetës i kaloi në një azil duke u lënë pronën familjare galerive.
Për burrin, të cilin e pushtoi zemrën e saj dhe i cili e ndryshoi planet për studim në Mënik, drejtoresha Sllava Ivanova tregon:
“Canko Canev e donte Bullgarinë dhe jetonte me mall të madh për atdhe. Tërë jetën ai ëndërronte të kthehet prapë këtu. Ndoshta familja emigroi për arsye politike. Ndryshe nga bashkëshortja, e cila në vitin 2000 u kthye për pak kohë, ai kurrë nuk erdhi. Vetëm i kushtonte vjersha nën pseudonimin Gord Ballkan – Ballkani Krenar. Vitet e fundit të jetës kur u sëmurë rëndë, u vendosën në një rajon i cili kujtonte atij peizazhin malor bullgar. “
Llogaritari i familjes Aleks Uajthed kujton, se Margarita Zanef fliste shumë për Bullgarinë, megjithëqë regjimi komunist e mori gjithçka nga prindërit e saj. Mirëpo, pse kjo grua modeste, adhuruese e muzikës dhe e luleve vendosi t’u lërë trashëgiminë e vet galerive të të dy kontinenteve, asnjeri nuk mund të thotë. Emri i saj do të mbetet përgjithmonë në analet e Galerisë Kombëtare në Sofje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal, BGNES dhe nationalgallery.bg
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..