Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë të vjetra, zëra të rinj dhe emra të njohur në Bg Vintage

Foto: arkiv personal

Këngë bullgare që nga shekulli i kaluar në interpretim të këngëtarëve dhe instrumentistëve të rinj... Thënë me disa fjalë – ky është projekti i ri BG Vintage, kurse koncerti i parë është më 23 maj, në City Mark Art Center në kryeqytet. Këngëtarët e rinj janë Velika Cankova, Ganiella Ganeva dhe Ico ljubenov, të cilët morën një shans të madh nga disa muzikantë të shquar dhe të dashur.

Vera Shandel, e njohur nga trioja vokale Sentimental Swingers, na tregoi: 

Kjo është një ide, të cilën e shqyrtojmë që prej shumë kohe bashkë me Misho (Mihaill Josifov) dhe Eli (Elisaveta Parusheva). Deshëm që të rinjtë të njihen me këngët e bukura të vjetra, të disponojnë skenë dhe çdo një prej nesh të ndajë përvojën e vet. Zbuluam vepra të jashtëzakonshme – për shembull këngën “Me taksimetrin”, të kënduar në të kaluarën nga Stojan Milenkovi, dhe të incizuar gjatë vitit 1932. Nga ato vite është edhe kënga e Albert Pinkasit – “Tangoja për lotarinë shtetërore”. Edhe të dyja këngët janë shumë aktuale dhe qesharake – edhe për kohën e tyre, edhe për kohën tonë. Në program është edhe kënga ime e dashur që nga fëmijëria “Sinjali ynë” (e kompozuar dhe e kënduar nga Emill Dimitrov), si dhe “Kur hëna del në qiell” – me tekst të Dimitër Toçevit. Interpretuesja e parë e kësaj kënge është Mimi Nikollova. Ajo është në një formë të shkëlqyeshme dhe në premierë do të këndojë në skenë bashkë me këngëtaren e re Veleka Cankova. Në orkestër janë gjithashtu Vili Stojanov – nipi i Josif Cankovit, kompozitor jo vetëm i kësaj kënge, por edhe i shumë këngëve të tjera të bukura. Misho dhe Vili janë “bërthama muzikore”, unë punoj mbi pamjen e jashtme të projektit, kurse Eli kujdeset që ai të arrijë te sa më shumë njerëz. Të gjithë ne jemi edhe producentë. Jam e lumtur – çdonjëri e gjeti vendin e vet dhe në të njëjtën kohë vazhdimisht ndihmojmë njërin tjetër.

Veleka Cankova është në moshën 24 vjeçe, është studente në Akademinë Muzikore, në klasën e Alis Bovarjanit. Asaj i pëlqen shumë xhazi, muzika latino, pop, por aktualisht në vend të parë janë këngët e bukura bullgare nga e kaluara.

Nga tërë programi kisha dëgjuar ndoshta një ose dy melodi. Ajo që më pëlqeu më shumë është “Le të të puth”, si dhe “Kur hëna del në qiell” “Hëna e plotë”, “Çiko nga Porto Riko”. I mësova historitë e këtyre këngëve. Kuptova se kemi pasur dhe po kemi muzikë shumë të bukur, këngëtarë dhe instrumentistë të shkëlqyeshëm. Atmosfera, të cilën e krijon në skenë Misho, është shumë e këndshme, e lehtë dhe e qetë. Orkestrimet e tij janë shumë të mira. Jam i lumtur se jam pjesë e këtij projekti.

“Platformë për prezantimin e muzikantëve të rinj” është emri tjetër i BG Vintage, sipas trombetarit Misho Josifov, i cili është pedagog në fakultetin “Pop dhe xhaz” të Akademisë Muzikore “Panço Vlladigerov”.

E ndjek dhe e njoh shumë mirë punën e studentëve, gjë që më ndihmoi shumë në zhvillimin e selektimit – na tha muzikanti i njohur. Përveç këngëtarëve të rinj, ne ftuam kolegë të tyre – instrumentistë. Shumica prej tyre janë nga formacioni studentor “Si bemol”. Jam i sigurt se do të kemi shumë shfaqje. Ky është programi ynë i parë, në të cilin do të japim respektin tonë ndaj këngëve bullgare. Ndoshta do të vazhdojmë edhe në drejtime të tjera, të cilat i përkasin kulturës “vintage”. Kemi një vepër origjinale të stilit vintage – “Në tarracën time”, ajo do të dëgjohet për herë të parë në premierën në sallonin e mrekullueshëm  të City Mark Art center. Për ne është një nder i madh se morëm ftesë nga Festivali i Arteve “Apolonia” këtë vit.”

Në vazhdim të programit të parë muzikantët do të përpiqen t’i përfshijnë të gjitha periudhat dhe të prezantojnë live programin vintage në sa më shumë klube dhe salla në vend.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD