Më 21 mai në skenën THEATRO në kryeqytet katër ansamble të shquara vokale do të ekzekutojnë vepra të ndryshme të akademikut Nikollaj Kaufman. Muzikologu i njohur, i cili ishte folklorist dhe kompozitor, ndërroi jetën në fund të muajit mars sivjet. Në koncertin kushtuar Nikollaj Kaufmanit do të dëgjojmë “Misterin e zërave bullgarë”, korin “Vanja Moneva”, “Te Deum Adoramus” dhe kuartetin “Svetogllas”.
Ndër organizatorët është Mitko Damov – me profesion stilist, mik i afërt i familjes Kaufman dhe adhurues i zjarrtë i veprimtarisë së akademikut të madh bullgar. “E pata kënaqësinë ta njihja nga afër këtë person të madh. Gjatë viteve të fundit shpesh takoheshim dhe flitnim për muzikë, për kulturë... Pas vdekjes së tij vendosa se ne duhet të bënim diçka të rëndësishme për nder të tij” – janë fjalët e Mitko Damovit.
Koncerti kushtuar akademikut Kaufman është vetëm hapi i parë. Me ndihmën e familjes së tij, zoti Damov ka themeluar një fondacion, i cili e mban emrin e shkencëtarit të shquar. “Planifikojmë të prezantojmë para publikut vepra të panjohura të kompozitorit. Punimet e tij shkencore do të mblidhen në disa vëllime. Do të organizojmë gjithashtu atelie kreative, në të cilat do të ftojmë për pedagogë këngëtarë të mëdhenj të së kaluarës së afërt – ata do t’i ndihmojnë ekzekutuesit e rinj me përvojën e tyre të grumbulluar gjatë viteve. Kemi akoma shumë ide të tjera” – shpjegoi Mitko Damovi.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...