Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim i mediave publike të Evropës Juglindore në Pravec me pjesëmarrje shqiptare

БНР Новини
Mentor Shala – Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës

Më 17 maj krahas Samitit historik në Sofje BE-Ballkani Perëndimor, në qytetin Pravec u zhvillua një takim tjetër i organizuar me iniciativë të Radios Kombëtare Bullgare dhe me bashkëpunimin e Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), në të cilin morën pjesë radio dhe televizione nga Evropa Juglindore – Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi. Tërë aktiviteti u zhvillua nga 16 deri më 18 maj. Bullgaria u prezantua nga drejtorët e përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ dhe të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ Aleksandër Velev dhe Konstantin Kamenarov. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i EBU Noel Curran.

Gjatë takimit u shqyrtuan çështje strategjike të lidhura me pavarësinë, financimin dhe misionin e mediave publike në kontekstin e perspektivës së përbashkët evropiane të regjionit. U diskutuan gjithashtu projekte për bashkëpunim midis mediave dhe më konkretisht të tilla që kanë të bëjnë me përkrahjen e mediave të Ballkanit Perëndimor. Në fakt me këtë takim po rimëkëmbet tradita e zhvillimit të takimeve vjetore të mediave publike ballkanike. Ato të fundit në këtë format u zhvilluan në Halkidiki në vitin 1998, në Brashov në vitin 1999 dhe në Antalia në vitin 2000. “Ne kemi trashëgimi të përbashkët, kulturë dhe histori të pasur, por edhe kujtime të dhimbshme nga shumë konflikte. Si media publike ne kemi misionin e rëndësishëm për të mirëmbajtur stabilitetin, paqen dhe demokracinë në shoqëritë tona dhe në regjionin tonë” – vuri në dukje në fjalimin e vet Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev. 

Për problemet dhe sfidat para mediave kombëtare para mikrofonit të Radio Bullgarisë folën përfaqësuesit e Kosovës dhe të Shqipërisë: z. Mentor Shala – Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës dhe z. Kleart Duraj – Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Radio Televizionin Shqiptar.

Problemi i financimit, modernizimi i mediave, digjitalizimi, tërheqja e profesionistëve më të mirë, thithja e audiencave të reja, prezenca gjithnjë e madhe në rrjetet sociale, shtimi i numrit të transmetimeve në satelite – këto ishin disa prej problemeve dhe sfidave të përmendura nga bashkëfolësit tanë në mediat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Edhe të dy miqtë ishin kategorikë se ka liri të fjalës në mediat e vendeve të tyre, ndërsa zoti Shala komentoi se duhet të flasim më tepër për profesionalizmin e mediave dhe jo për lirinë e tyre, gjë që është e dukshme. Të dy bashkëbiseduesit tanë e vunë theksin te shumëllojshmëria gjuhësore e programeve të tyre: “Radio Televizioni i Kosovës që nga themelimi i vet është radiotelevizion multilingual. RTK-ja prodhon programe në gjuhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, si në radio, ashtu dhe në televizion. Në Televizionin e Kosovës ne prodhojmë program për tetë komunitete në gjuhën shqipe, gjuhën serbe, gjuhën turke, gjuhën rome, gjuhën boshnjake, gjuhën malazeze, për komunitetin egjiptas, për komunitetin goran. E them me mburrje se ne jemi i vetmi televizion në botë që transmeton lajme çdo ditë në gjuhën rome” – vuri në dukje zoti Shala.





Kleart Duraj – Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Radio Televizionin Shqiptar

Ne kemi një kanal që transmeton në gjuhët e të gjitha pakicave në Shqipëri. Për momentin kemi duke transmetuar edicione informative, por dje kemi pasur biseda me Drejtorin e Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare dhe me atë të Televizionit Kombëtar Bullgar, ku i kemi kërkuar që të na vënë në dispozicion programe të ndryshme në gjuhën bullgare në mënyrë që t’i transmetojmë ato për pakicat bullgare që jetojnë në Shqipëri” – tha nga ana e vet zoti Duraj. 





Foto: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD