Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja prapë hap dyert për Ballkanin Perëndimor, por me një optimizëm të matur

БНР Новини
Foto: eu2018bg.bg

15 vjet pas takimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Selanik, më 17 maj në Sofje u zhvillua një takim tjetër në po atë format. Që nga viti i kaluar ky aktivitet pritej nga disa me shpresa të mëdha, ndërsa nga të tjerë me skepticizëm për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, e cila akoma nuk është e njohur nga Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Kontradiktore janë komentet pas takimit në Sofje. Optimistët e mirëpresin faktin, se në sajë të sajë aderimi i Ballkanit Perëndimor prapë u bë temë aktuale në rendin e ditës të BE-së. Skeptikët thonë, se takimi është dëshpërues, sepse para 15 vitesh në Selanik flitej për perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor si pjesë e pandarë e BE-së, ndërsa tani për perspektivën evropiane flitej pa parametra ose data konkrete. Kjo megjithëqë disa prej shteteve të rajonit janë të avancuara në rrugën drejt BE-së, edhe zhvillojnë negociata me të.

Në fakt sukses përbën vet aktualizimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor pas ngrirjes së vazhdueshme të ideve për zgjerim të ri të BE-së. Takimi i nivelit të lartë të BE-së me shtetet e regjionit, që u mbajt në Sofje, siguroi se kjo temë do të vazhdojë të jetë pjesë e rendit evropian të ditës. Kryeministri austriak Sebastian Kurc tha, se si kryetare e ardhshme e këshillit të BE-së nga 1 korrik i këtij viti edhe vendi i tij si Bullgaria do të përkrahë Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij drejt BE-së. Pala kroate u angazhua të organizojë një takim të ri të bashkimit me regjionin gjatë presidencës së vet në vitin 2020, ndërsa kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani deklaroi, se institucioni i tij do të përkrahë prioritetin ballkanik në politikën e BE-së.

Shmangien e fiksimit të afateve për integrimin evropian të shteteve ballkanike, pjesëmarrësit në takim e shpjeguan me domosdoshmërinë të plotësohen kërkesa konkrete. Në mënyrë të hapur kancelarja gjermane Angella Merkell theksoi, se “sot nuk flasim për zgjerim por për dhënien e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Duke thënë, se nuk është realiste mundësia e treguar nga Komisioni Evropian që Ballkani Perëndimor mund të aderohet me BE-në në vitin 2025, zonja Merkell dha të kuptohet, se kërkesat ndaj vendeve kandidate për BE-në nuk janë të lehta dhe plotësimi i tyre kërkon më shumë kohë. Kriteret që duhet të realizohen për anëtarësim në BE-në kanë të bëjnë me superioritetin e ligjit, gjendjen e sistemit gjyqësor, korrupsionin dhe krimin e organizuar, ekzistencën e problemeve të rënda dhe mosmarrëveshje të pazgjidhura midis vendeve të veçanta të rajonit. Në vend të problemeve dhe mosmarrëveshjeve, BE-ja pret konektivitet transportues, energjetik digjital, arsimor dhe ekonomik midis shteteve të Ballkanit Perëndimor, veprime efektive në sferën e sigurisë, migracionit dhe luftimit të krimit të organizuar, reforma institucionale dhe garantim të superioritetit të ligjit.

Sipas skeptikëve pritjet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së nga takimi ballkanik në Sofje nuk u justifikuan dhe ai nuk dha kontribut të madh. Mirëpo, shumica e komenteve theksojnë se ai ishte i suksesshëm. E tillë është për nga thelbi edhe deklarata e shprehur nga kryetari i Këshillit të Evropës Donalld Tusk pas takimit, se “nuk shikon ndonjë të ardhme për Ballkanin Perëndimor se sa ajo evropiane”, por prej vendeve të regjionit pritet të kryejnë edhe shumë punë tjetër. Si një dobi direkte për Bullgarinë nga takimi i nivelit të lartë kryeministri Bojko Borisov theksoi nënshkrimin e disa marrëveshjeve duke përfshirë edhe për lidhje të gazit midis Bullgarisë dhe Serbisë. Sipas kryeministrit pas takimit BE-ja-Ballkani Perëndimor të gjithë pjesëmarrësit ikën me kuptimin, se në sfondin e problemeve të mëdha gjeopolitike shpëtimi i vetëm i BE-së është të jetë unik dhe se fuqia e tij është pikërisht në këtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD