Të enjten Sofja është mikpritësja e samitit ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Forumi është ngjarja më e madhe në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk e cilësoi atë si mundësia e parë për 15 vitet e fundit për diskutim të drejtpërdrejtë të liderëve të Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre nga Bashkimi Evropian.
Për rëndësinë që Samiti e ka për Bashkimin Evropian në mënyrë elokuente flet fakti se në të marrin pjesë figurat më të larta të politikës evropiane. Në Sofje po ndodhen Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk, Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Federica Mogherini, Komisioneri për politikën e zgjerimit të BE-së Johannes Hahn, Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani. Gjatë janarit ata ishin në Sofje për hapjen e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, kurse tani janë përsëri këtu për të marrë pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të kësaj Kryesie, të lidhur me prioritetin më të madh të saj – perspektivën evropiane dhe konektivitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në ditën para Samitit në Sofje disa ngjarje dhe deklarata thyen skepticizmin dhe rezervat në lidhje me të. U bë e qartë se është hartuar projekti i deklaratës përfundimtare. Fakti se projekti është pranuar nga të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së dëshmon për unitet mbi çështjet kryesore të politikës evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Mariano Rajoy pohoi se Spanja nuk do të marrë pjesë në Samit, por erdhi në Sofje për të përfshirë në Këshillin joformal evropian para tij. Ai deklaroi se projekti i hartuar i deklaratës nuk bie në kundërshtim me pozitën e Spanjës dhe ajo do ta përkrahë. Ndryshe nga Samiti ballkanik i zhvilluar në Selanik në vitin 2003, kur asnjëra prej shteteve s’kishte status të kandidates për anëtarësim, tani përparimi në perspektiven evropiane i rajonit lejon që të merren vendime konkrete për financimin e projekteve dhe programeve. Pritet se sot do të fillojë nënshkrimi i dokumenteve konkrete: Bullgaria dhe Serbia do të nënshkruajnë memorandum për interkonektorin e sistemeve të tyre të gazit naytror. Një ditë pas kësaj do të nënshkruhet një memorandum i tillë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë. Të gjitha pritjet në këtë drejtim janë pozitive pas deklaratës së kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, se sot në Sofje BE-ja do të demonstrojë kujdes për zhvillimin social dhe ekonomik të regjionit të Ballkanit dhe do të pohojë se perspektiva e tij evropiane mbetet në rendin e ditës. Për t’i inkurajuar vendimet në këtë fushë Kryeministri Borisov tha se me integrimin e Ballkanit Perëndimor BE-ja nuk rrezikohet, por në se nuk i integron këto shtete ndikimi i SHBA-së, Rusisë dhe Arabisë Saudite në regjion do të bëhet akoma më i fuqishëm. Në se BE-ja heq dorë nga Ballkani Perëndimor, Evropa do të humbë pozitat e saj të fituara atje. Sipas të dhënave të Ministrit bullgar të ekonomisë Emill Karanikollov sot BE-ja është investitori kryesor në Ballkan. Në tregtinë e shteteve të regjionit pjesa e BE-së është 73%, derisa ajo e Kinës është 7%, ajo e Rusisë – 4.8%.
Realizimi i Samitit të sotëm në Sofje flet në mënyrë të qartë për suksesin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Bile lideri i Partisë Socialiste Evropianë – Sergej Stanishev, i cili është përfaqësues i partisë më të madhe opozitare bullgare, e cilësoi samitin si kulmin e Kryesisë bullgare të Këshillit të BE-së dhe përshëndeti kthimin e temës për Ballkanin Perëndimor në rendin e ditës të Bashkimit. Kjo bëhet për herë të parë që nga viti 2003 dhe është sukses i padiskutueshëm i Bullgarisë. Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Taiani komentoi se përafrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE duhet të jetë politikë me prioritet edhe pas përfundimit të Presidencës bullgare. Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç pohoi se shteti i tij do të iniciojë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2020 me qëllim përshpejtimin e mëtejshëm të proceseve të përafrimit të shteteve nga regjioni me shtetet e tjera të Evropës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..