Këta janë robotë, të cilët kujdesen për njerëzit nevojtarë, i ndihmojnë fëmijët për t’i përballuar vështirësitë, i ndihmojnë punëtorët në zbatimin e detyrave më të rënda. Në Institutin e Robotikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave takohemi me mikun më të sinqertë dhe besnik të njeriut në këtë botë të vetmuar.
Roboti “Robko 11” i ndihmon njerëzit e sëmurë dhe të plakur, të cilët nuk mund ta organizojnë botën e tyre.
“Ky robot mund të hapë video dhe audio-sisteme, t’u përgjigjet telefonatave, të sjellë ujë ose qumësht nga frigoriferi dhe ta ndihmojë njeriun në përgjithësi - na shpjegon prof. Roman Zahariev – Përveç kësaj, sipas algoritmit të tij, ai mund të shkojë pranë njeriut, ta prekë dhe në qoftë se ai nuk lëviz të kërkojë ndihmë urgjente në telefon. Roboti mund të komunikojë gjithashtu, sepse sistemet e tij sintezojnë të folurin bullgar – ai tregon përralla, këndon dhe u nënshtrohet komandave me zë. Ai është në lidhje të pandërprerë edhe me internetin, ku merr informacion. Ka dhe diçka tjetër – midis tij dhe njeriut nuk mund të ketë probleme psikologjike dhe ata nuk mund të zihen. Dhe jo në vend të fundit – roboti është i zgjuar vazhdimisht, është i gatshëm të ndihmojë në çdo një situatë dhe pavarësisht nëse ka dritë apo jo, ai gjithmonë është në postin e vet.”
Dy robotë të vegjël janë ndihmësit e dashur të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
“Robotët humanoidë ngjajnë shumë me trupin e njeriut dhe duhet të krijojnë një përshtypje të mirë – kështu Aleksandër Krëstev i prezanton robotët Robi dhe Roberta. – Me ta e ndihmojmë terapinë dhe mësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët i imitojnë. Duke i përsëritur lëvizjet e robotit fëmijët i mësojnë pjesët e trupit, drejtimet e botës, ngjyrat dhe format e sendeve. Ndërsa loja me robotin i ndihmojnë që të bëhen më të shoqërueshëm, sepse disa prej fëmijëve në grup nuk janë të afrueshëm. Përveç kësaj roboti mund të përsërisë fjalë, të marrë pjesë në dialogë interesantë, të tregojë përralla, t’i dëfrejë të tjerët, të vallëzojë, të hedhë topa. E gjithë kjo e ndihmon fëmijën në komunikim – ai mund ta përshëndesë robotin, të shtrëngojë duart.”
Instituti i Robotikës zhvillon teknologji, të cilat do ta shndërrojnë fantastikën shkencore në realitet dhe i tërheq të rinjtë në krijimin e këtyre teknologjive.
“Ky printer 3D është montuar në Gjimnazin profesional të teknologjive dhe sistemeve kompjuterike në Pravec. Përdoret për prototipim dhe nëpërmjet tij mund të printohen objekte të ndryshme – na shpjegoi nxënësi Ivelin Stojanov. – Kur të kemi ndonjë prototip që kemi dëshirë të printojmë, ne bëjmë një model, e përgatisim dhe e printojmë. Kemi mundësi ta printojmë me plastmasë të ndryshme, siç janë modelet e treguara – me patentë të Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të ardhmen printerët 3D do të printojnë shtëpi dhe madje pjesë të trupit të njeriut. Aktualisht ata përdoren për përgatitjen e studentëve të mjekësisë , por pasi teknologjia zhvillohet, do të mund të përdoret nga njerëzit e tjerë.“
Herët ose vonë njeriu do të braktisë punën e pakëndshme dhe do të fillojë të ecë në rrugën shpirtërore:
“Të ashtuquajturat robotë kolaborativë bashkëpunojnë me njeriun, punojnë në një hapësirë bashkë me të dhe janë të dobishëm për industrinë – na tregon doc. Kirill Bellov. – Sipas tendencës bashkëkohore ata jo vetëm se do të kryejnë punën më të rëndë, por do të ndërmarrin detyra më të ndryshme, sepse në dallim të njerëzve, ata nuk sëmuren, nuk shkojnë me pushime dhe e kryejnë punën e tyre gjithmonë me cilësi të lartë. Ky robot mund të përdoret kudo – ai për shembull mund të bojatisë dhe të bëjë montazh. Roboti i lëvizshëm shfrytëzohet për transportin brenda uzinave. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë se do të humbasin punën e tyre, sepse ata do të merren me veprimtari më të kualifikuara dhe inteligjente.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Diana Cankova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..