Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Pllamen Xhurov për hapësirat jo standarde dhe programin e “Solistëve të Sofjes”

БНР Новини
Foto: BGNES

Koncerti i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti” /“Solistët e Sofjes”/ është më 9 maj. Këtë mbrëmje Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Prof. Pllamen Xhurov do të mbajë një koncert kushtuar Ditës së Evropës. Nën kupolën prej qelqi të Kompleksit Antik “Serdika”, ose “Largon” e Sofjes, muzikantët do të prezantojnë një program të shkëlqyeshëm muzikor. Një fakt interesant i biografisë së pasur të orkestrës së dhomës është se gjatë vitit 2016 pikërisht me një koncert të “Solistëve të Sofjes” vendi “u bekua” dhe u shndërrua në sallë koncerti, na tregon prof. Pllamen Xhurov:

Ne, si “zbulues” të “Largos”, gjithmonë e zgjedhim datën 9 maj, që të mbajmë koncerte atje. Në këtë hapësirë shumë interesante, që ndodhet mes mbeturinave antike në qendrën “absolute” të Sofjes mund të grumbullohen rreth 900-1000 veta. Vëzhgohet diçka që nuk mund të shihet në sallën e koncertit. Shumë afër kësaj hapësire vazhdimisht kalojnë njerëz, të cilët shkojnë te stacionet e metrosë. Një pjesë e publikut vjen rreth një orë para fillimit, që të zërë vendet më të mira. Mirëpo shpeshherë njerëzit, të cilët janë nisur për metronë, ndalen dhe mbeten deri në fund të programit. Të mos flasim se vijnë nënë me fëmijët e tyre (të cilët janë në karroca fëmijësh), njerëz të plakur... Thënë me fjalë të tjera “Largoja” tërheq një publik krejt të ndryshëm nga ai në sallën e koncertit. Ky është një eksperiment kulturor dhe social, i cili sipas nesh është shumë interesant. Sigurisht që seleksionimi i veprave në program varet nga shumëllojshmëria e auditorit. Në koncertin e pritur kemi përfshirë melodi të njohura, por ka edhe vepra, të cilët do të dëgjohen për herë të parë. Për shembull, një uverturë e Georg Muffat, në të cilën orkestra e harqeve tingëllon si organo. Duke pasur parasysh akustikën në “Largo”, iluzioni me të vërtetë do të jetë i plotë. Maria Sllavova – një vajzë e bukur do të këndojë vepra të Hendelit dhe Pergolezit. 


Muzikanti më i ri i Formacionit “Solistët e Sofjes” do të prezantojë “Verën” e Vivalldit. Do të ekzekutojmë edhe një pjesë dramatike dhe ekspresive të kompozitorit bullgar Marin Goleminov, të panjohur për publikun bullgar. E përfundojmë koncertin me Himnin e Hendelit “T’i këndojmë Zotit një këngë të re”. Këtë vepër do të prezantojmë bashkë me Korin “Vasill Arnaudov” me dirigjente, profesoresha Teodora Pavlloviç. Ky himn përmban tërë larminë e muzikës së këtij mjeshtri të madh. Koncertet në hapësirën e kryeqytetit “Largo” janë një mënyrë e përshtatshme t’u tregojmë njerëzve se muzika klasike është për çdo njeri, jo vetëm për publikun e përgatitur dhe të zgjedhur. Kështu në praktikë nëpërmjet tingujve të muzikës dëshirojmë të bëjmë ambientin rrethues më estetik. Thënë me një fjalë, kjo është në thelbin e koncertit tonë.”


Ditë të numëruara pas takimit me publikun më 9 maj ”Solistët e Sofjes” dhe dirigjenti i tyre Pllamen Xhurov do të japin një koncert në Sallën “Bëllgaria” bashkë me formacionin “Kvarto Kvartet” i cili njihet me idetë jo standarde në prezantimin e veprave të njohura. Në program parashikohet ekzekutimi vetëm i veprave të Vivaldit. Në varësi të motit përjashta, mbrëmjen më 12 maj, kur është koncerti, muzikantët do të prezantojnë njërën prej katër stinëve vjetore – veprës më të dashur dhe me popullaritet më të madh në krijimtarinë e këtij kompozitori të famshëm italian.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD