Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesit gjerman në Bullgari i mungojnë punëtorët e kualifikuar

Mitko Vasilev
Foto: DBIHK

Siç bëhet çdo vit që nga 2005-a e këtej Dhoma gjermano-bullgare e industrisë dhe tregtisë zhvilloi një anketë ndër anëtarët e saj për klimën e biznesit në Bullgari. Analiza analogjike bëhen njëkohësisht në 15 shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë Dhomë marrin pjesë 108 firma – kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Më shumë se gjysma e firmave-pjesëmarrëse (53%) mendojnë se situata ekonomike në vend është e kënaqshme. 44% presin përmirësim në ekonominë e Bullgarisë deri në fundin e vitit. Pothuaj dy e treta (63%) shpresojnë se do të kenë përmirësim në rezultatet e tyre ekonomike – kryesisht në eksport, dhe planifikojnë rritjen e investimeve të tyre gjatë vitit 2018. Vlera e investimeve gjermane tek ne për vitin 2017 është 130,7 mln. euro sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare.

Sfida kryesore, sipas të anketuarve, është mungesa e kuadrove të kualifikuara. Pothuaj gjysmë e punëdhënësve gjermanë në Bullgari janë gati të punësojnë më shumë njerëz, por nuk ka punëtorë me kualifikim të përshtatshëm, sepse edhe sivjet shteti ynë renditet në vend të fundit në Evropë për nga cilësia e arsimit universitar. Investitorët mendojnë se zgjidhje nga situata mund të kërkohet në kthimin e specialistëve bullgarë, që punojnë jashtë shtetit, në punësimin e kuadrove nga shtete të tjera dhe në investime në fushën e arsimit.

Jo më pak i rëndësishëm për afaristët gjermanë është fakti se Bullgaria ndodhet në vend të fundit në Evropën Qendrore dhe Lindore  për nga luftimi i korrupsionit. Mungesa e transparencës në prokurimet publike gjithashtu është një nga faktet negative tek ne. Drejtori i Dhomës gjermano-bullgare të industrisë dhe tregtisë Mitko Vasilev përmendi dhe pengesa të tjera para firmave gjermane në Bullgari:

Siguria ligjore – jemi nën nivelin e mesëm për nga ky tregues dhe këtu vlerësimet janë më kritike. Më të pakënaqur janë investitorët për sa i përket luftimit të korrupsionit dhe kriminalitetit. Të pakënaqurit janë 44% dhe vetëm 6% japin përgjigje pozitive. Jemi në vend të fundit para Sllovakisë për nga transparenca e prokurimeve publike”, tha Vasilevi.

72% prej pjesëmarrësve në anketë nuk mendojnë se ka përparim në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. Vlerësimi i gjendjes së infrastrukturës gjithashtu nuk është i mirë. Është regjistruar rritje në besimin e biznesit në administratën shtetërore, por pavarësisht nga kjo ai mbetet tepër i vogël. Por ka edhe disa tendenca pozitive: qëndrueshmëria politike dhe sociale është mbi të mesmen për Evropën Qendrore dhe Lindore. Ndër shtetet e këtij regjioni sivjet Bullgaria zë një nga vendet e para për nga barra tatimore dhe për nga vlera e punës.

Për Presidencën bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian mendimet e të anketuarve janë ndarë më dysh – 44% mendojnë se është katalizator i proceseve pozitive, po aq shumë shprehin dyshime.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD