Sipas traditës gjatë muajve verore tek ne organizohen shumë ngjarje muzikore, kryesisht në vendpushimet detare. Kështu turistët fitojnë diçka më shumë ndaj pushimeve të tyre, kurse pjesëmarrësit e festivaleve – një publik më të larmishëm dhe ndërkombëtar. Ndër forumet kulturore me tradita është “Gjerdani i Atlimanit”, i cili zhvillohet në “Parkun Detar” në qytezën Kiten. Sivjet datat e festivalit janë 6-10 qershor. Themeluesja dhe drejtorja e tij është këngëtarja popullore Zllatka Stavreva. Partnere në organizimin e ngjarjes janë Bashkimi “Gjerdani i Atlimanit”, Bashkia Primorsko (pjesë prej së cilës është Kiteni) dhe bashkia – mikpritëse.
“Gjatë vitit 2018 do të zhvillohet edicioni i shtatë i festivalit tonë folklorik – tregon zonja Stavreva. – Ai do të jetë nën patronazhin e doktorit Dimitër Germanov – kryebashkiaku i Primosrkos. Sivjet ia kushtojmë edicionin Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Motoja jonë është “Folklori dhe traditat – rruga evropiane ndaj suksesit”. Këtu, ku mali Stranxha e puth detin, natyra është e mrekullueshme. Paraardhësit tanë në kanë lënë histori mijëvjeçare, në të cilën gërshetohen gjurmët e disa kulturave të ndryshme. Me kënaqësi i presim ansamblet në këtë vend ekzotik të bregdetit jugor bullgar, ku ndodhet gjiri Atliman dhe plazhi i tij i pastër. Festivali është pjesë e kalendarit kulturor të Ministrisë së kulturës dhe Ministrisë së turizmit. Shfaqjet skenike do të vlerësohen nga juria me autoritet në krye me profesoreshën dr. Llozanka Pejçeva – folkloriste dhe muzikologe. Në të marrin pjesë këngëtarja e shquar Janka Rupkina, folkloristë të shquar, si docentja Donna Mihajllova - pedagoge muzikore në Moskë, doc. Vencisllav Dimov nga Akademia Bullgare e Shkencave, Dora Bareva – koreografe dhe anëtare e Këshillit ndërkombëtar të valleve pranë UNESKO-së, Nikollaj Çapanski – redaktor muzikor në programin Plovdiv të Radios Kombëtare Bullgare. Sivjet publiku do të mund t’i ndjekë prezantimet e ansambleve nga Rusia, Kosova, Austria, Maqedonia, Greqia, Ukraina, Polonia, Rumania, Turqia. Ndër tyre janë “Karuseli” nga Moska dhe ansambli vokal “Zëri” nga Austria. Akoma pranojmë kërkesa për pjesëmarrje – grupet mund të dërgojnë kërkesat e tyre deri më 15 maj.”
Zonja Stavreva na shpjegoi gjithashtu se organizatorët kanë përgatitur një program interesant edhe për pjesëmarrësit e festivalit – në kohën e tyre të lirë do të vizitojnë vendin e shenjtë të trakëve “Begliktash”, muzeun “Të fshehtat e fundit të detit”(Kiten) dhe Muzeun Historik të qytetit Primorsko ku do të shohin thesarin e artë unikal, të gjetur në një kodër varrimi në rajonin Silihljar.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..