Kënga “Bones”, me të cilën Bullgaria merr pjesë në edicionin e 63-të të “Eurovision”- it do të prezantohet më 8 maj, gjatë gjysmëfinales së parë të konkursit, në kryeqytetin portugez Lisbonë. Këngëtarët janë Zhana Bergendof, Vlladimir Mihajllov, Gjeorgji Simeonov-JJ, Xhoni Manjuell dhe Trej Kembëll, të gjithë të bashkuar në grupin Equinox. Projekti është krijuar posaçërisht për konkursin e këngëve, kurse ideja është e Borisllav Millanovit - producent dhe kompozitor. Ai është dhe autor i këngës "Bones" në bashkëpunim me Trej Kembëll, Joakim Pershon dhe Dag Lundberg. Kënga sjell mesazhe universale për vlerat e vërteta në jetë dhe dashurinë e pakushtëzuar, përtej kufizimeve të botës materiale.
Për prezantimin në “Eurovision-2018”, Televizioni Kombëtar Bullgar bashkëpunon me Symphonix International. Kompania e produksionit lidhet me sukseset bullgare në “Eurovision” gjatë dy vjetëve të fundit. Kompozicione të tyre janë "Beautiful Mess", në interpretim të këngëtarit Kristian Kostov, i cili fitoi vendin e dytë në konkursin gjatë vitit 2017 dhe "If love was a crime", me të cilën Poli Genova zuri vendin e katërt gjatë vitit 2016. Takimi i parë i kompanisë me “Eurovision” është gjatë vitit 2011, kur krijon këngën e Poli Genovës “Me inat”. Pas kësaj Symphonix fiton marrëveshje në Maqedoni, Serbi, kurse sivjet - edhe në Austri.
Tanimë është zhvilluar dhe prova e parë në Lisbonë, në të cilën këngëtarët bullgarë kanë mahnitur të pranishmit me interpretimin e vet tepër preciz vokal. Fill pas provës, delegacioni ynë dha një konferencë shtypi për mediet e huaja. Zhana, Vlladimir, Gjeorgji, Xhoni dhe Trej ndanë përshtypjet nga skena dhe treguan për prezantimin e vet skenik dhe për mesazhin e këngës. Siç transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/, bookmakersit e kanë vënë këngën Bones mes 5 këngëve mundësisht fituese në “Eurovision”. Sipas prognozave, favorit në edicionin e sivjetshëm të “Eurovision”janë Izraeli, Franca, Australia, Norvegjia, Bullgaria, Estonia, Çekia, Suedia, Spanja dhe Italia.
Më 6 maj do të zhvillohet ceremonia e hapjes së edicionit të 63-të të konkursit ndërkombëtar “Eurovision”. Atëherë përfaqësuesit bullgarë do të kalojnë përmes qilimit të kuq në Lisbonë, bashkë me konkurrentët e vet nga 42 shtetet e tjera, të cilët sivjet do të përfshihen në garën më prestigjioze muzikore të Evropës. Për këngën bullgare do të mund të votojnë spektatorët dhe juritë e 21 shteteve /Austria, Azerbajxhani, Shqipëria, Armenia, Bjellorusi, Belgjika , Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Izraeli, Irlanda, Islanda, Spanja, Qiproja, Letonia, Maqedonia, Portugalia, Finlanda, Kroacia, Çekia, Zvicra/.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..