Para disa ditësh mes bullgarëve në Romë u prezantua pjesa e dytë e përmbledhjes “Bullgarët jashtë shtetit”. Kaq afër dhe kaq larg”. Në libër janë përfshirë ese, analiza, studime etnologjike. Përpiluesja e përmbledhjes është Snezhana Joveva-Dimitrova, e cila vite të gjata punon mbi temën për bullgarët nëpër botë.
“Premiera e pjesës së dytë të përmbledhjes mes bullgarëve në kryeqytetin italian kaloi me sukses, tregoj për Radio Bullgarinë Snezhana Dimitrova. Gjatë vitit 2016 lindi ideja dhe u botua vëllimi i parë i kësaj përmbledhjeje, me ndihmën e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe të revistës “Ongal”. Bashkë morëm vendimin që përmbledhja , përveç në letër të jetë e disponueshme edhe online, në një platformë interneti – kështu mund të lexohet nga bullgarët kudo në botë.
Përveç artikujve akademikë, në botim kemi përfshirë dhe tregime emocionuese të bullgarëve , të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në vendet e tjera, por me një etje të madhe dhe emocion për atdheun. Këto janë 23 studime dhe tregime. Një interes shumë të madh shkaktoi studimi për “sipërmarrësinë etnike” mes bashkatdhetarëve tanë, kryesisht në botën gjermano-folëse. Të bukura janë tekstet e Neli Pintevës, një zonjë nga Zvicra, e cila tregon për rrugën jashtë shtetit. Ajo është dirigjente dhe muzikante dhe tregon për jetën e krijuesve bullgarë jashtë shtetit. Shumë të rëndësishme janë dhe tekstet e Snezhina Meçevës - drejtoresha shumëvjeçare e shkollës bullgare në Londër, për format e arsimit të ditës së shtunë e të diel në shkollat tona jashtë shtetit.
Në vëllimin e dytë janë paraqitur komunitetet bullgare nga Anglia, Gjermania, Austria, Zvicra. Janë studiuar dhe bashkësitë kishtare dhe fetare të bashkatdhetarëve tanë në Spanjë. Është i thelluar dhe studimi akademik për diasporat historike. Në të janë treguar veçoritë regjionale dhe etnike dhe kulturore të bullgarëve në Shqipëri, Moldavi, Ukrainë, Serbi. Do të mësojmë shumë dhe për fenomenin dhe karakteristikat tipologjike të bullgarëve në Ukrainë si dhe të bashkatdhetarëve tanë në Brazili, të cilët janë kryesisht nga Moldavia. Mund të lexohen dhe dy studime shumë interesante për bullgarët në Itali, të cilët tregojnë se “Çfarë do të thotë të kërkosh veten jashtë shtetit”, si zhvillohen bashkësitë bullgare aty dhe sesi fëmijët ruajnë identitetin e vet bullgar. Në vëllimin e dytë marrin pjesë kolegë nga Instituti për studimin e gjuhës bullgare. Nuk dua të lë pas dore dhe artikullin për 100-vjetorin e shkollës bullgare në Budapest.”
Pas Romës, ku do të zhvillohet premiera tjetër e përmbledhjes?
“Rruga e përmbledhjes vazhdon nëpër botë. Prezantimet e tjera do të jenë mes bashkatdhetarëve tanë në Frankfurt, Budapest dhe Vjenë. Pas interesit të madh ndaj pjesës së parë, është më se e natyrshme të ketë dhe të dytë. Mendoj se do të ecim dhe drejt vëllimit të tretë – kemi planifikuar botimin e tij gjatë vitit 2019. Përmbledhja mund të gjendet në internet adresën e revistës “Ongal” (http://www.spisanie.ongal.net/broi15.html) dhe bashkatdhetarët tanë mund t’i ndajnë emocionet e veta të provokuara nga tekstet , si dhe të shpërndajnë këtë dije, e cila na bën me të vërtetë të denjë” – thotë akoma Snezhana Joveva Dimitrova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..