Kisha “Shën Martiri Gjergji” në Edrene është ndërtuar gjatë vitit 1880 me lejimin e Sulltanit Hamid II. Kisha është ndërtuar në stilin arkitekturor, i cili është karakteristik për Rilindjen e vonë bullgare dhe përbën një bazilikë të gjerë trinefëshe me tavan të lartë. Deri në vitin 1940 priftërinjtë, të cilët kanë shërbyer këtu kanë qenë shtetas bullgarë, pas së cilës shërbesat fetare janë kryer nga priftërinjtë bullgarë nga Stambolli, ku gjendet simboli tjetër i krishterimit bullgar – kisha e hekurt “Shën Stefan”
Gjatë vitit 1951 kisha “Shën Gjergji” në Edrene mbyll dyert për lutësit dhe gjendja e godinës pak nga pak keqësohet. Këtu vjen dhe veprimtaria atdhedashëse e njërit prej pasardhësve të bullgarëve në Edrene – Filip Çëkërëk, i cili bën përpjekje të mëdha për mirëmbajtjen e kishës deri në fillimin e restaurimit të saj – projekti për restaurimi është bërë në vitin 2001. Pas marrjes së lejes zyrtare nga pala turke, kisha “Shën Gjergji “ në Edrene është rinovuar dhe me një ceremoni të posaçme përsëri është inauguruar më 9 maj 2004. Sot, bashkë me kishën e madhe të Mitropolisë së Edrenesë “Shenjtorët Konstantin dhe Elena” kisha “Shën Martiri Gjergji” është simbol i besimit ortodoks bullgar në Edrene dhe një qendër tërheqëse për ata, të cilët e praktikojnë turizmin e pelegrinazhit. Në katin e dytë të kishës së rinovuar është hapur një ekspozitë e vogël etnografike, e cila tregon për jetën e bashkësisë bullgare në këtë rajon të Turqisë.
"Sot nga Bullgaria vijnë shumë miq në Edrene, qoftë bullgarë, qoftë turq", thotë ati Aleksandër Çëkërëk, prift në kishën “Shën Martiri Gjergji”në Edrene. Djali i tij Gjeorgji Çëkërëk mëson në Seminarin e Plovdivit dhe ati Aleksandër shpreson që një ditë ai të vazhdojë veprimtarinë e gjyshërve të vet. Për festën e ardhshme të kishës më 6 maj, prifti tregon:
"Çdo vit më 6 maj kemi shumë miq nga Bullgaria, Greqia dhe Turqia. Në sajë të lidhjeve të mira midis të dyja vendeve fqinje – Bullgaria dhe Turqia, po shtohet dhe fluksi i turistëve. Më 6 maj si kudo në Bullgari , ne lëshojmë muzikë popullore dhe në sheshin përpara kishës festojmë festën e Shën Gjergjit bashkë me miqtë tanë turqit vendas dhe mysafirët, të cilët vijnë nga larg. Ne gjithmonë festojmë bashkërisht edhe festat e krishtere, dhe ato myslimane. Dhe në këto festa bashkë drejtojmë lutje për paqe, dashuri dhe mirëkuptim. Të respektojmë bashkërisht fetë tona, sepse kur i lutemi Zotit, çfarë duam prej tij? Që të gjithë lutemi për shëndet, lumturi, respekt, paqe dhe dashuri. Çdo një fe e do këtë. Sipas meje, më e rëndësishmja është të punojmë së bashku dhe kush në çfarë gjuhë do, në të tillë të lutet – lutja tingëllon në të njëjtën mënyrë."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..