Një skandal po përhapet në shtetet, të cilat të fundit hyrën në BE-në. Ai plasi vitin e kaluar, kur nga E Katërshja e Vishegradët alarmuan, se në vendet anëtare të reja të BE-së shiten mallra ushqimore me cilësi më të ulët se sa ato që ofrohen në tregjet e vendeve anëtare më të vjetra. Filluan kontrollime të përgjithshme, të cilat në të vërtetë dëshmuan mospërputhje të konsiderueshme. Brukseli premtoi të ndërmarrë masa duke parë valën e pakënaqësisë në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Bullgaria nuk bën përjashtim nga grupi i këtyre vendeve, të cilat janë të indinjuar nga orvatjet e kompanive multinacionale të ndajnë shtetasit e Evropës në dy kategori – në të të parë dhe në të të dytë. Për më tepër doli, se disa prej produkteve ushqimore, dhe jo vetëm to shiten me çmime më të larta në pjesën më të varfër dhe më të prapambetur të Evropës së bashkuar. Organet me kompetencë në Bullgari bënë disa kontrollime dhe analizuan përmbajtjen e produkteve të importuara ushqimore me po ato produkte të shitura në rrjetin tregtar të Evropës Perëndimore. Rezultatet nga kontrollimi i fundit i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve, u botuan këto ditë dhe provokuan pakënaqësinë e shoqërisë. Doli, se ka raste, kur çmimet në Bullgari janë shumë më të larta se sa në Evropën Perëndimore. Përbërja kimike e mallrave ushqimore që shiten në Bullgari dallohet nga ekuivalentet e po kësaj marke në pjesën më të zhvilluar të Evropës. Për shembull në qumështin për bebe u zbulua vaji i palmës. Bullgaria shtrihet në pjesën juglindore të Evropës dhe ndodhet larg palmave. Nuk mund të thuhet se ky është një ushqim tradicional për bullgarët. Thjeshtë ky vaj është më i lirë dhe me cilësi më të ulëta. Në fund të fundit del, se më të varfërve u shitet më shtrenjtë dhe me cilësi më të ulëta. Një eurodeputet bullgar lidhur me këtë edhe përmendi fjalën “aparteid”.
Çfarë është logjika e kompanive multinacionale në raste të tilla? Kjo për shkak se nuk bëhet fjalë për përjashtime, por për një praktikë të vendosur. Në shikim të parë një gjë e tillë mund të ndodhë për adaptimin e produkteve të ndryshme me specifikat e tregjeve vendore. Është e qartë se kombësitë e ndryshme kanë zakone dhe preferenca të ndryshme ndaj ushqimit. Nga kjo pikëpamje dallime në versionet e një produkti të njëjtë tregtar në varësi të tregut për të cilin është i destinuar, janë të logjikshme. Por kjo është e palejueshme kur bëhet fjalë për cilësi më të ulta dhe çmime më të larta. E para, sepse nuk ka argumente të arsyeshme të shitet më shtrenjtë në tregje me aftësi më të kufizuara blerëse dhe e dyta, dallimi në përbërjen kimike nuk mund të jetë në llogari të shfrytëzimit të lëndëve të para me cilësi më të ulëta. Pikërisht për këtë bëhet fjalë në skandalin në fjalë. Kjo sjellje e kompanive multinacionale ka shpjegimin e vet ekonomik. Tregjet në Evropën Qendrore dhe Lindore janë të vogla për nga vëllimi dhe nga pikëpamja ekonomike nuk është efektive të përpunohen produkte speciale, sepse ato do të kushtojnë shumë shtrenjtë. Prandaj prodhohen versione evropianolindore të produkteve me cilësi më të ulëta dhe me çmime më të larta, sepse ato janë “të përshtatura me veçoritë specifike të tregut vendor”. Kështu në praktik ka standarde të dyfishta dhe konsumatorët ndahen në kategorinë e parë dhe në të të dytë. Në Evropën e bashkuar kjo është e palejueshme. Prandaj edhe Brukseli premtoi të miratojë një direktivë, e cila t’i japë fund kësaj praktike të keqe.
Kështu te evropianolindorët mbetet ndjenja e pahijshme për diskriminim dhe nënvleftësim. Asnjërit nuk i pëlqen t’ia trajtojnë si njeri i kategorisë së dytë dhe të ndjejë veten të gënjyer.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..