Muzikantët më të vegjël në “Shtëpinë e vjetër”, siç është e njohur Radioja Kombëtare Bullgare, na ftojnë në një koncert të larmishëm më 23 prill, në Studion numër një të radios. Pjesa më e madhe e këngëve, të cilat do ti dëgjojmë, janë të autorëve bashkëkohor bullgarë. “Radiofëmijët” kanë në biografinë e vet disa projekte të muzikës xhaz. Para viteve ata incizuan album me orkestrën “Big Bend” të Radios Kombëtare Bullgare, kur dirigjent i saj ishte Vili Kazasjan.
“Në repertorin tonë gjithmonë kanë marrë pjesë këngët e shkëlqyera të kompozitorëve Krasimir Miletkov, Borisllava Taneva, Vlladimir Xhambazov, Dora Draganova e të tjerë. “Radiofëmijët” pëlqejnë të interpretojnë muzikë, në të cilën ka diçka të lidhur me xhazin – sqaron Ilina Todorova, themeluesja dhe dirigjentja e grupit. Dihet se, Luis Armstrong është i pari që përfshin zërin e fëmijës në një këngë të vet. Kjo u bë në koncertin e tij në Berlin gjatë vitit 1959 në “Ninullën e xhaxha Saçmos”, të cilën ne po kështu e interpretojmë në koncert.
Kompozitorët bullgarë nga gjeneratat e mëparshme po kështu kanë shkruar në krijuar në këtë stil. Do të tingëllojnë krijime të tjerë për fëmijë të kompozitorëve bullgarë Bencion Eliezer, Aleksandër Brëzicov, Kirill Cibullka. Përveç se të bukura, sipas meje ato janë dhe shumë të dobishme. Për shembull këngët e Ljubomir Denevit – “Macja”, “Miza” dhe “Regjimi ditor” janë krijuar kështu, që të mund t’i njohin fëmijët me veçoritë e stileve të xhazit. Do të këndojmë po kështu këngë të kompozitorëve Emill Strunxhev , Todor Jankullov etj.”
Në skenë “Radiofëmijët” do të jenë bashkë me Atanas Haxhievin /saksofon dhe klarinetë/, Atanas Milladinov /piano/ dhe solistët e tjerë të “Big Band”-it të Radios Kombëtare Bullgare, si dhe me një nga muzikantët më të kërkuar modern bullgarë – trombisti Rosen Zahariev-Roko.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..