Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare prapë u bë vend për konfrontim politik

БНР Новини
Foto: BGNES

Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit të republikës më 19 prill mbajti një mbledhje të vazhdueshme për të diskutuar çështje, tashmë të shqyrtuara në kuadrin e tij, e pikërisht modernizimin e ushtrisë dhe rreziqet për Bullgarinë në kontekstin e situatës aktuale ndërkombëtare. Mbledhjet e këshillit janë të mbyllura. Për to gjykohet nga deklaratat e pjesëmarrësve pas përfundimit të tyre. Kësaj here deklaratat dëshmojnë, se debati ishte mjaftë i tensionuar dhe me kundërvënie të ashpra politike midis partisë kryesore në pushtet GERB, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër – presidenti Rumen Radev dhe forca kryesore opozitare politike Partia Socialiste Bullgare.

Kryetari i grupit parlamentar të partisë GERB Cvetan Cvetanov pas mbledhjes akuzoi presidentin, i cili është edhe kryekomandant i Forcave të Armatosura, se paraqiti një projekt paraprak për përfundimet e mbledhjes, i cili gati-gati supozon ndërmarrjen e hapave për dalje nga BE-ja dhe NATO-ja.

Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova bëri replikë, se Cvetanovi i lejoi vetes prapë të drejtojë akuza, tashmë të dëgjuara nga tribuna parlamentare në adresë jo vetëm të presidentit, por edhe të Partisë Socialiste Bullgare. Sipas saj inspirimet e Cvetanovit, se Partia Socialiste Bullgare  ose institucioni presidencial punojnë për interesa të huaja, janë gati akuza për krim, gjë për të cilën ai do të mbajë përgjegjësi. Nga dikasteri presidencial e caktuan deklaratën e Cvetanovit si manipuluese, por nuk e përgënjeshtruan. Si përgjigje botuan tekstin e plotë të propozimit fillestar bërë nga kreu i shtetit Rumen Radev për pozitë të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, me qëllim që shoqëria vet të bëjë konkluzionet.

Një precedent për kthimin e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare në një vend për konfrontim politik kishte edhe vitin e kaluar, kur në mbledhjen për korrupsionin në shtresat e larta të pushtetit nuk erdhën përfaqësues kryesorë të partisë GERB, ndërsa liderët e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri  dhe të Partisë “Volja” dolën nga debatet paraprakisht. Atëherë u imponua thirrjen e dytë të organit konsultativ.

Mirëpo, atë që ndodhi në mbledhjen e këshillit më 19 prill nuk duhet të dramatizohet. Në fund të fundit debatet në kuadrin e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare kanë karakter konsultativ dhe vendimet e tij nuk janë të detyrueshme. Ata pasqyrojnë qëndrimin e faktorëve kryesorë politikë dhe shtetërorë mbi çështjet e rendit përkatës të ditës. Vendime të detyrueshme mbi ato çështje miratohen nga institucione të tjera shtetërore  me përgjegjësi të ndara si parlamenti, pushteti ekzekutiv, presidenti,

Kryeministri Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i partisë GERB tani për tani nuk komenton situatën. Në mënyrë të tërthortë duke shprehur qëndrim mbi një çështje tjetër, ai tha, se “Bullgaria është BE-ja, Bullgaria është NATO-ja”. Në këtë frymë ndoshta do të jetë pozita e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Këshillit të Ministrave, të kryesuar prej tij. Pikërisht në të miratohen vendime me fuqi të detyrueshme dhe operative.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD