Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Sëmundje dhe mjekim gjatë shekujve” paraqes zhvillimin e mjekësisë në trojet tona

БНР Новини

Mjekët e lashtë e zbutën dhembjen nga bisturia me madërgona, iu mbështeteshin hyjnive dhe besuan në forcën e bimëve. Pasardhësit e tyre edhe më sot iu bazohen diturive të tyre ataviste. Sëmundjet, prej të cilëve vuanin njerëzit gjatë shekujve nuk dallohen nga ato nga të cilat sëmuren njerëzit e sotëm, vetëm shërimi i tyre dallohej në varësi të shkallës së zhvillimit shoqëror. Prej çfarë sëmureshin njerëzit të cilët e populluan trojet tona, çfarë ishin ilaçet e tyre dhe çfarë metoda të shërimit shfrytëzuan mjekët – për të gjitha këto tregon ekspozita “Sëmundje dhe mjekim gjatë shekujve” rregulluar në Muzeun Kombëtar Antropologjik. Nismëtarë të saj janë Instituti i Morfologjisë Eksperimentale, Patologjisë dhe Antropologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Muzeu Regjional Historik – Shumen.

Снимка

Për praktika mjekësore mund të flitet që nga neoliti – tregon doktorja Marija Hristova nga Akademia Bullgare e Shkencave. – Për to dëshmojnë traumat dhe si njerëzit i mjekuan. Që në atë epokë të hershme bëheshin prova të mjekohen parodontoza dhe probleme të tjera të zgavrës së gojës me ndihmën e unazave prej bakri të cilat janë të gjetura mbi dhëmbët. Disponojmë dy zbulime të tilla, më e hershmja prej të cilave është nga Durankullaku. Tjetra u gërmua këtë vit në nekropolin e tretë nga epoka kalkolitike në qytetin Vsrnë. Për fat të keq riti i varrimit lidhur me djegien nuk lejon që të zbulohen të gjitha praktikat mjekësore karakteristike për antikitetin. Nga kufomat e zbuluara në nekropolet mund të gjykohet për metodat kirurgjikale.

Снимка

Pasi anestezia filloi të aplikohet si një metodë mjekësore mezi në shekullin XIX, deri atëherë të sëmurët duhej të posedonin guxim të madh për të duruar dhimbjet gjatë operacionit. Iu shpresohej më në veçanti durimit të pacientit dhe gjakftohtësisë së kirurgut. Në fillim plagët pastroheshin me verë, ndërsa më vonë edhe me lëngë të distiluara. Madërgona e zëvendësonte anestezinë e sotme. Për këtë bimë përmend Joan Ekzarh në librin e tij “Shestodnev”.

Снимка

Mjekët e lashtë iu shpresuan si barnat, ashtu edhe hyjnitë. Prandaj në antikitet u lulëzua mjekësia hyjnore, e cila praktikohej në shenjtërore kushtuara hyjnisë së lashtë greke të mjekësisë Asklepiu. Ato zakonisht ndërtoheshin pranë burimeve minerale. Në trojet bullgare rrënoja të shenjtëroreve të tilla u zbuluan pranë qyteteve Hisarja dhe Kjustendill. Nga eshtrat e gërmuara mund të gjykohet vetëm për 20 për qind prej sëmundjeve nga të cilat vuante njerëzimi gjatë shekujve. Krahas kësaj deri te ne u arritën shumë burime të shkruara, të cilat tregojnë për pandemitë e murtajës, kolerës, fruthit, si dhe për metodat e mjekimit. Del që shumica e sëmundjeve, ndër të cilat kanceri dhe sifilizi, e shoqërojnë zhvillimin e njeriut që nga koha më e lashtë.

Снимка

Duhet të pranojmë, se mjekësia avancoi në sajë të diturive të grumbulluara gjatë të gjitha periudhave historike – thekson doktorja Marija Hristova. – Sot ajo shfrytëzon po ato terma në përshkrimin e simptomave dhe gjendjes shëndetësore të njeriut, siç i përdorën breza të tëra mjekësh. Në pothuajse të gjitha dorëshkrimet e ruajtura mjekët e moçëm i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës, higjienës dhe japin këshilla adekuate në ato dy drejtime. Ata rekomandoheshin njerëzit të lëvizen shumë, të ushqehen me perime dhe fruta, të mbajnë trupin dhe dhëmbët të pastra. Thënë me një fjalë këshillat e mira, që jepen sot, ishin të vlefshme edhe në antikitet."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova 

Foto: bas.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD