Të dhëna zyrtare për numrin dhe lokacionin e emigrantëve të “rinj” bullgarë nuk ka. “Emigrantët e rinj” do të thotë ata, të cilët kanë ikur nga vendi gjatë periudhës së demokracisë pas vitit 1989. Mund të supozohet se numri i tyre lëviz midis 1 dhe 1.5 milionë veta, të cilat ndodhen kryesisht në Amerikën Veriore dhe vendet e Bashkimit Evropian – Greqia, Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Italia. Gjithsesi ato janë shumë në sfondin e popullsisë 7 milionëshe të vendit. Pothuajse që të gjithë janë emigrantë ekonomik, me fjalë të tjera njerëz, të cilët kanë ikur nga Bullgaria, që të kërkojnë një pagim më të mirë të punës së tyre dhe kushte më të mira për të jetuar. Por jo vetëm për veten e vet, por edhe për të tjerët – të afërmit dhe farefiset e tyre në vend. Për këtë qëllim ata dërgojnë në Bullgari jo pak para, të cilat gjatë vitit të kaluar arritën shumë mbresëlënëse prej 1.15 miliardë euro sipas të dhënave paraprake të Bankës Popullore Bullgare.
Për kushtet bullgare këto janë shumë para, por në fakt del se 1 emigrant dërgon për 1 vit në vend rreth 1000 euro – një shumë mjaft modeste, e cila vetëm konfirmon faktin e njohur prej kohe se një pjesë e madhe nga emigrantët bullgarë janë njerëz me arsim të ulët dhe kualifikim të ulët, që janë angazhuar me veprimtari pune, të cilën njerëzit vendas nuk dëshirojnë ta ushtrojnë për arsye të prestigjit dhe të nivelit të pagesës. Natyrisht ka dhe bullgarë në pozicione respektuese dhe me punë të paguar mirë jashtë shtetit, por në sfondin e përgjithshëm ata janë një pakicë e vogël.
Dosido, diaspora e re bullgare e ruan lidhjen e vet me vendin kryesisht duke përkrahur financiarisht të afërmit edhe më të varfërit në atdhe. Dhe jo vetëm se dërgon rregullisht para, por mjetet janë duke u rritur vazhdimisht. Vitin e kaluar janë transferuar 284 milionë euro më shumë, sesa gjatë vitit 2016, ku shumat pothuajse arrinin nivelin e transferimit nga përpara krizës globale financiare dhe ekonomike të viteve 2007-2008. Në këtë sfond dallohet një tendencë tjetër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Bullgari kohët e fundit po pakësohen dhe arritën mezi 902 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Kjo është më ka se sa është niveli i investimeve të mëparshme që përpara krizës, kur në Bullgari derdheshin për vit nga 8-9 miliardë euro kapitale të huaja. Në fund të fundit, aktualisht del se investimet më të mëdha të huaja vijnë nga emigracioni bullgar. Nga pikëpamja ekonomike kjo është dhe mirë, por në një farë kuptimi edhe jo të kënaqshme. Thjesht sepse këto investime në parim nuk janë të caktuara të përdoren si një kapital prodhues, por shërbejnë para së gjithësh për nevojat dhe shpenzimet e përditshme të popullsisë, me fjalë të tjera për konsum. Por, pikërisht këtu ka dhe një nuancë. Një nga faktorët bazë për rritjen e mirë ekonomike gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti në vend, është pikërisht konsumi. Me fjalë të tjera, paratë e emigrantëve bullgarë tërheqin përpjetë tërë ekonominë dhe shumë shpesh bile ata përdoren nga njerëzit vend për fillimin e një biznesi të vogël.
Paratë e dërguara nga jashtë nuk mund të zëvendësojnë investimet e huaja. Por, është shumë gjë e mirë që prapë së prapi vijnë para të freskëta në Bullgari. Ato përmirësojnë nivelin e jetesës të pjesës më të madhe të ekonomive shtëpiake në vend, me qenë se në rreth 50% nga familjet bullgare ka emigrantë ekonomik. Këtu mbase duhet të shtohet rrethana, se Banka Popullore Bullgare vëren vetëm kompanitë për transferimin e parave dhe transferimet e bëra nëpërmjet bankave. Paratë në dorë, nën formën e sendeve dhe aparateve të ndryshme nuk und të hyjnë në statistikë. Kurse ato përbëjnë shuma të konsiderueshme. Bile disa ekspertë mendojnë se vlera e tyre është jo më e pakët nga disa qindra milionë euro për vit. Kjo vetëm e shumon ndikimin pozitiv të parave të emigrantëve mbi ekonominë bullgare dhe nivelin e jetesës së popullsisë bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..