Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

TromBobi për albumin e tij prej autori RUN dhe për projekte të tjera

БНР Новини

Bozhidar Vasillev – TromBobi është trombonist dhe bijtmjekër.  Grupi i parë me të cilin fitoi popullaritet është SuthWick. Një projekt tjetër i suksesshëm në krijimin dhe realizimin e të cilit merr pjesë është DAYO. Para më se dy muajve ishte premiera e albumit të tij të parë prej autori. Muzikanti i ri vetë prezantohet ashtu:

Jam nga familja e inxhinierëve. Që kur isha 8 vjeçar fillova të merrem me muzikë. Atëherë këndova në një grup vokal. Kur u bë 10 vjeçar më propozuan të japë provimet për Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Ishte e domosdoshme të zgjidh midis fagotit dhe trombonit. Deri atëherë nuk e kisha parë trombonin se si duket, por vendosa se kjo do të jetë vegla për të cilën do të mësoj. Mbarova shkollën në vitin 2012. Pas kësaj një vit mësova në Konservatorin e Amsterdamit, ku më pranuan me trombonin xhaz.  Në po atë kohë me grupin e parë incizuam dhe filluam të prezantojmë albumin e parë. Pasi më mori mallin vendosa të kthehem. Atëherë formuam grupin DAYO. Jashtë grupeve marr pjesë në projekte së bashku me muzikantët Angell Zaberski – bir, Misho Josifov, Hristo Jocov, ngandonjëherë edhe me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Përfshihem në projekte xhaz, fënk, pop etj. Jam i pasionuar pas kulturës më moderne fënk.




Aktualisht bashkë me kolegët e tij nga grupi SouthWick, TromBobi punon mbi albumin e dytë. Para më pak se sa një viti në tregun muzikor doli albumi i parë i grupit DAYO. Trombonisti është pjesë e albumit të ri të këngëtares Desi Andonova, i cili pritet që së shpejti të dalë në tregun muzikor. Gëzohet se ka fatin të punojë me muzikantë aq të mirë.




СнимкаPër takimin e parë me xhazin kujton: “Përderisa mësova në Shkollën Muzikore merresha vetëm me muzikë klasike. Kur isha 14 vjeçar rastisi të frekuentoja Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Apolonija”. Çdo mbrëmje kishte koncerte xhaz me muzikantët Georgi Donev, Vili Stojanov, Misho Josifov. Deri atëherë nuk kisha dëgjuar virtuozë të tillë. Fillova të marr mësime nga Vili Stojanov dhe me siguri mund të them, se ai më ndihmoi shumë të bëhem muzikanti që jam. Frymëzuese janë kontaktet e mia profesionale me djemtë nga DAYO – Denis Popstoev (saksofon), Vasill Vutev (bateri), Evden Dimitrov (bas), DJ RawLand. Muzika jonë u përfshi në disa episode të bllogut të artistit Uill Smith. Nga një label, bazuar në Singapor dhe Nju Jork na propozuan të incizojmë muzikë krejt të ndryshme. Përderisa isha në Holandë te unë lindi dëshira të bëjë beats. Shumica e muzikantëve nuk e pranojnë këtë me seriozitet, por unë e pëlqej dhe gëzohem se e zbulova këtë mënyrë të shprehjes muzikore. Më pëlqen të kërkojë tingëllime të reja. Përsa i përket projektit tim të debutimit prej autori, nuk mund të them se ai është konceptual, ose BeatTape, megjithëqë në të ka mjaftë beats. Në veprën e parë Evden Dimitrov i bie basit, ndërsa Aleksandër Sllavçev – i bie kitarës në pjesën e tretë, vokalët janë Volen Millçev, Desi Andonova, Lina Nikoll, Simo Zheljazkov. Kam pak vështirësi të caktojë stilin e muzikës. Më tepër ato janë rryma të cilat kanë ndikuar mbi veprat e krijuara prej meje. Publiku ynë është kryesisht në klubet. Kur dalim në skenë shfrytëzojmë fragmente të cilët nuk mund të ekzekutojmë në moment. Albumi u realizua në sajë të Sofia Beats – një bashkësi të vogël njerëzish me pasione dhe pikëpamje të përafërta. Gëzohem kur dal në skenën muzikore.




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD