Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas bisedimeve të Kryeministrit bullgar në Mostar priten zhvillime të reja deri në takimin BE-Ballkani Perëndimor gjatë majit në Sofje

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 9 dhe 10 prill Kryeministri Bojko Borisov ishte në Mostar për të marrë pjesë në Panairin e 21 Ekonomik Ndërkombëtar. Kur liderë të shteteve të regjionit mblidhen për një veprimtari të tillë në një shtet të vogël, është e dukshme që kjo është një pretekst për bisedime politike. Në Mostar kishin një darkë të përbashkët presidentët e Serbisë dhe të Malit të Zi, Aleksandër Vuçiç dhe Filip Vujanoviç, kryeministrat e Bullgarisë dhe të Kroacisë Bojko Borisov dhe Andrej Plenkoviç, presidentët e Republikës Srëbskadhe të Federatës së Bosnje e Hercegovinës  Millorad Dodik dhe Marinko Çavara dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës Borjana Krishto. U zhvilluan edhe bisedime dypalëshe të zotit Bojko Borisov, në të cilat përveç si kryeministër i Bullgarisë ai diskutonte edhe si përfaqësues i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Kjo veprimtari u zhvillua në një moment të tensionit të lartë politik midis Serbisë dhe Kosovës dhe të mosmarrëveshjeve të ashpra të brendshme në Bosnje e Hercegovinë, pak më shumë se një muaji para takimit të nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor, parashikuar në programin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së për 17 maj.

Tensioni midis Beogradit dhe Prishtinës është rreth pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, gjë ndaj së cilës ka mospërputhje të qëndrimeve edhe ndër shtetet anëtare të BE-së. Madridi e përkrah Beogradin duke deklaruar, se Spanja nuk do të ulë në një tryezë të bisedimeve bashkë me përfaqësues të Kosovës. Për këtë arsye ajo refuzon të marrë pjesë në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje. Duhet të theksohet, se ulja në një tryezë për bisedime me përfaqësues të Kosovës për Madridin do të thotë njohje e ligjshmërisë së kauzës së Katalonjës për pavarësi nga Spanja. Me këtë pozitë të Spanjës solidarizohen edhe Rumania dhe Qiproja. Sipas burimeve të Brukselit, tre shtetet paralajmëruan, se nuk do të marrin pjesë në një takim, në të cilin Kosova trajtohet si një shtet me perspektivë të njëjtë evropiane si vendet e tjera të regjionit. Pavarësia e Kosovës nuk njihet edhe nga dy shtete të tjera të BE-së, Greqia dhe Sllovakia. Për këtë arsye disa vëzhgues janë skeptikë, se nga takimi në Sofje gjatë majit mund të pritet një avancim në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Disa të tjerë mendojnë, se për këtë arsye takimi BE-Ballkani Perëndimor gjatë majit në Sofje nuk do të mbahet. Mirëpo, në Mostar kryeministri Bojko Borisov e përgënjeshtroi këtë, duke ripohuar se ai vazhdon të jetë prioritet i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Nga Brukseli një zëdhënës i Komisionit Evropian e përkrahu zotin Borisov duke deklaruar menjëherë dhe në mënyrë kategorike, se Komisioni punon bashkë me partnerët e tij bullgarë për organizimin e një takimi të tillë. Ndërkaq, zëdhënësi rikujtoi, se prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së u diskutuan me kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në praninë e homologut të tyre bullgar Bojko Borisov, Përfaqësueses Supreme për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së Federika Mogerini dhe Komisionarit të BE-së për Zgjerimin Johanes Han, ndërsa gjatë shkurtit Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker vizitoi të gjitha gjashtë shtetet e regjionit.

Në fillim të marsit, pas turneut ballkanik zoti Junker tha në Sofje, se po kthehet nga Brukseli i sigurte se Ballkani ka vend në BE. Tani, një muaj më vonë, në Mostar kryeministri Bojko Borisov theksoi, se në rajon ka mosmarrëveshje, të cilat shqetësojnë të gjithë, sepse plagët e embargos mbi Jugosllavinë janë të hapura dhe ndihet një atmosferë e vrazhdë, “përderisa para disa muajve situata nuk ishte e tillë”. Me siguri Kryeministri Borisov kishte parasysh më në veçanti shkallëzimin e tensionit midis Serbisë dhe Kosovës javët e fundit dhe rrezikun nga dështimi i miratimit të një kodi të ri zgjedhor në Bosnje e Hercegovinë, gjë që në se do të ndodhë, sipas kryeministrit “do të bllokojë për një kohë të gjatë” tërë procesin e aderimit të vendit. 

Në Mostar Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi pas bisedimeve me zotin Borisov, se deri në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje ka kohë dhe shumë gjëra mund të ndodhin, por me më shumë rëndësi është të ruhet paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Pas bisedimeve me zotin Vuçiç, Kryeministri bullgar u sigurua në telefon nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, se Kosova nuk ka dëshirë për konflikte ose sulme të armatosura dhe do të kontribuojë si për takimin e nivelit të lart kushtuar Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për dialogun paqësor për përballimin e mosmarrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Dragan Çoviç deklaroi haptazi para zotit Borisov, se për vendin e tij rruga evroatlantike është pa alternativë. Në sfondin e tensioneve politike në Sarajevë pritet që dialogu mbi temë të vazhdojë në Sofje më 12 prill në kuadrin e vizitës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës Denis Zvizdiç. Me bazë mund të thuhet, se vizita e Kryeministrit Bojko Borisov në Mostar përfundoi në pritje të zhvillimeve të ardhshme të rëndësishme deri në takimin e nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor më 17 maj në Sofje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD