Më 11 prill, Studioja numër 1 e Radios Kombëtare Bullgare është mikpritëse e një koncerti, incizimi i të cilit do të transmetohet në valët e “EuroRadio”-s më 30 prill – Ditën ndërkombëtare të xhazit. Nderin ta shënojnë festën sivjet e kanë Zhivko Petrov – piano, Veselin Veselinov-Eko – kontrabas, dhe Dimitër Semov – bateri. Muzikantët e njohur punojnë bashkërisht prej viteve, mjaft përpara vitit 2006, kur shpallin zyrtarisht lindjen e tyre në JP3 (“Jivko Petrov Trio”). Marrin pjesë dhe në një sërë projektesh me interpretues të tjerë të njohur të gjeneratave të ndryshme – këngëtarët Jëlldëz Ibrahimova, Maria Ilieva, Hillda Kazasjan, Orlin Pavllov, Vasill Petrov, violinisti Vasko Vasilev e shumë të tjerë.
Le të rikujtojmë se më 30 prill “muzika e njerëzve të lirë” festohet në pikë të ndryshme të planetit. Data është shënuar për herë të parë gjatë vitit 2012 në bazë të propozimit të legjendës Herbie Hancock, ambasador i Vullnetit të mirë të UNESKO-s, për një dialog ndërkulturor. Sipas faqes zyrtare bullgare të Komisionit Kombëtar pranë UNESKO-së, dita Ndërkombëtare e xhazit kryesohet nga Irina Bokova , drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s dhe nga xhaz-pianisti amerikan dhe kompozitor. Dita e 30-të e muajit prill është dhe dita e fundit e muajit të xhazit (Jazz Appreciation Month), të shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tek ne, dita Ndërkombëtare e xhazit zakonisht është shkak për ngjarje të paharrueshme muzikore me pjesëmarrjen e interpretuesve të njohur. Për herë të parë e kremtuam në vitin 2012 me interpretimin e orkestrës “Big Band” të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev. Sivjet JP3 i’a përkushton ngjarjen programit të vet, në të cilin janë përfshirë kompozicione nga 3 albumet e formacionit – “Understandable”, “It's а Dream” dhe “Between the Worlds”. Do të tingëllojnë dhe disa këngë nga projekti më i ri i JP3-së – “Change the way”. Aktualisht muzikantët punojnë me ngulm mbi albumin e tyre të ri me të njëjtin titull. Si një mik i posaçëm në skenën e Studios së Parë do të dalë dhe klarinetisti i shquar bullgar Teodosij Spasov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...