Doli nga shtypi libri i Petja Aleksandrovës “Bullgaria në poture, por me cilindër”. Ai është pjesa e dytë e një përmbledhjeje me 50 histori nga shekulli i 19 dhe fillimi i shekullit të 20. Libri i ri është me po të njëjtin numër tregimesh dhe me të njëjtin titull. Në ngjashmëri me vëllimin e parë, tani autorja erudite dhe e talentuar e çon lexuesin nëpër shtigjet e së kaluarës. Titulli i të dyja vëllimeve sjellë idenë për zhvillimin evropian të bullgarëve, të cilët sapo kanë dalë nga kohërat e errëta të sundimit osman. Por libri nuk pranohet si një “vitrinë” e këtij zhvillimi. Sepse “përkatësia evropiane” e Bullgarisë dirë më sot është plot polemika.
Në një nga historitë për shembull tregohet sesi shteti bën përpjekje të ndikojë pushtetin “e pavarur” gjyqësor. Prokurori i pabindur, i cili në fund të fundit është mënjanuar, është jo tjetër, por shkrimtari i njohur Aleko Konstantinov, një satirik i shkallës botërore. E prezantojnë atë si analfabet, sikurse pa arsim fillor, kurse ai ka pasur dëftesë universitare në lëndën e drejtësisë. Në një kapitull tjetër tregohet sesi shteti me mirësjellje e përkrah “tregun e lirë” të shërbimeve seksuale. Por, që të mos t’i irritojë bullgarët tradicionalistë, parashikon shumë kufizime morale, të cilat tingëllojnë në mënyrë tepër komike sot – për shembull, “priftëreshave” të dashurisë u kanë ndaluar të hyjnë në banjën e kryeqytetit bashkë me gratë e nderuara.
Në këtë sfond kombi bullgar zhvillohet dhe përparon në ekonomi, kulturë, arsim. Në jetën tonë publike ka mjaft persona të mëdhenj, të cilët autorja i përshkruan në mënyrë interesante, me të gjitha tiparet e tyre që shpesh janë kontradiktore.
Përse për Petja Aleksandrovën është me rëndësi të shkruajë për bullgarët e njohur të shekujve të mëparshëm?
“Nuk kam menduar nëse është me rëndësi apo jo, thjesht shkrova kështu, siç më vinte nga shpirti dhe nga zemra” – thotë shkrimtarja në intervistën e saj për Radio Bullgarinë. Nuk kam pasur parasysh të bëj diçka tepër origjinale që njerëzit ta mbajnë mend. Shkrova për këtë që më intereson dhe që tërheq vëmendjen time.”
Një nga temat e librit me sa duket është për “evropeizmin” e atëhershëm të Bullgarisë. Por a ka raste kur ky proces ndryshon drejtimin e vet ose evropeizmi merr pamje groteske?
“Po, kuptohet se ka raste të tilla. Në libër janë përmendur shumë raste, kur për bullgarin është e vështirë të mësohet me gjërat e reja. Ose raste, në të cilat ai dëshiron detyrimisht të ecë me kohën. Por natyrisht në fillim jo gjithçka është siç duhet. Për shembull e tillë është situata me shfaqjen e biçikletave të parë. Ato kishin ardhur nga jashtë shtetit. Por në fillim njerëzit nuk i pranonin – aq të çuditshme kanë qenë këto mjete transportuese me dy rrota” – tha Petja Aleksndrova. Ndoshta për prestigjin publik të njerëzve ka qenë pak e rrezikshme t’i hipnin biçikletës, posaçërisht për gratë:
“Diku kisha lexuar se bile monarku Ferdinand ka blerë biçikletë dhe e ka përdorur atë në oborrin e pallatit të tij. Por në asnjë fotografi nuk është me biçikletën e tij – kjo do të thotë se atëherë njerëzit nuk e pranonin mjaft mirë këtë gjë “– tregoi autorja.
Sesi vetë autorja e cilëson librin e saj?
“Për mua është me rëndësi që libri im të mos pranohet si një studim serioz historik, sepse atëherë njerëzit mund të gjejnë në të shumë kusure Libri është shkruar me pak humor, me pak zemërbutësi, me një këndvështrim femëror ndaj detajeve e vogla, ndaj hollësirave, ndaj situatave komike” – tha Petja Aleksandrova.
“Bullgaria në poture, por me cilindër” u prezantua nga Rumen Leonidov – shkrimtar dhe gazetar nga Radioja Kombëtare Bullgare. Përveç kompozimit të mirë të librit dhe elegancës së tregimit, ai nënvizoi edhe faktin se Petja Aleksandrova rrëfen për persona, të cilët nuk i kemi këqyrur. Si një arritje e padiskutueshme ai përmend mënyrën, në të cilën janë prezantuar intelektualët dhe njerëzit e artit.
Petja Aleksandrova shtoi se në arkivat nuk ka gjetur sekrete të mëdha, i ka përdorur burimet e ndryshme të njohura – memoare, ditarë, letra, të cilët mund të përdoren nga publiku i gjerë. Mirëpo këndvështrimi i saj është i ndryshëm: “E fshehta ime është në detajet. Në radhët, që në shikim të parë nuk tregojnë gjëra të rëndësishme. Dhe kur i lexoj me vëmendje kuptoj se brenda tyre ka një histori tepër interesante, që mund të prezantohet ndryshe.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..