Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave deri në 31 dhjetor 2016 fshatrat në Bullgari me një banor janë 566. Në akoma 157 fshatra të tjera nuk ka asnjë banues me qëndrim të përhershëm. Gjatë afro 30 viteve të fundit jemi dëshmitarë të pakësimit të qëndrueshëm të popullsisë te ne, edhe pse me tempe të ndryshme. Në qytetet e mëdha ky temp është i padukshëm, por në fshat situata është e frikshme. Rrugët e zbrazëta, dritaret dhe dyert e thyera , çatitë e prishura, tregojnë se atje shumë vite nuk ka shkelur këmbë njeriu. Që prej shumë kohe banorët e tyre e nxjerrin bukën e gojës larg shtëpisë, bashkë me familjet e tyre. Shkaqet për shpopullimin, përveç se janë financiare, janë edhe demografike. Problemi i lindshmërisë së ulët në Bullgari shumë kohë nënvlerësohej dhe sot masat për përballimin e tij nuk japin rezultat, megjithëse kemi Kryeministër për resorin e politikës demografike në qeverinë e tanishme.
Do t’ju takomë me një njeri, i cili ka qëllim të na tregojë historitë e njerëzve, që banojnë në këto kënde të harruara të vendit. Këto janë fshatrat e harruara bullgare, deri në të cilat zakonisht nuk ka rrugë të asfaltuara. Atje banojnë disa veta dhe nuk ka as mjek, as dyqan. Ai e bën këtë, sepse ndihet mirë, duke udhëtuar dhe sepse do që të na tregojë problemet dhe shqetësimet e një bote, që është larg mediave.
Çfarë e motivoi atë, që ta fillojë serinë e tregimeve në fotografi dhe tekst “Të padukshmit”, për këtë na tregoi Evgeni Dimitrov, deri para pak kohe mësues në vendbanimet e vogla të vendit.
“Rasti konkret ishte gjatë vjeshtës së vitit të kaluar. Lexova një artikull që tregonte për një autobus, i cili i furnizonte me bukë njerëzit në këto fshatra të shpopulluara, ku nuk ka dyqan. Kjo më bëri një përshtypje të madhe dhe vendosa t’i studioj këto fshatra. Fshati i parë, që vizituam bashkë me bashkëthemeluesin e projektit Nikollaj Nikollov, ishte Berende. Ky fshat u bë i njohur për shkak të kishës që shkatërrohej, por atëherë ne ende mësoheshim dhe i kërkonim metodat më të përshtatshme të punës. Zakonisht njerëzit, me të cilët flasim, janë të buzëqeshur dhe na kushtojnë kohën e domosdoshme. Sa më larg qytetit shkojmë, sa më lehtë e fillojmë komunikimin.”
Fshatrat e zgjedhura duhet t’u përgjigjen disa kushteve. Me rëndësi më të madhe është që të mund të arrihet atje pa automobil special, sepse ata nuk disponojnë një makinë të tillë. Numri i banorëve nuk është kaq i rëndësishëm, por që të jetë përjetimi më mbresëlënës, Evgeni Dimitrov dhe Nikollaj Nikollov preferojnë vendbanimet më pak të populluara. Sipas Evgenit projekti i tyre ka një potencial tëmadh shkencor, sepse në bazë të tij pas një periudhe të veçantë mund të bëhet analizë se pse kemi arritur në këtë gjendje. Sa u përket mundësive dhe mënyrave që shteti të stimulojë zhvillimin e regjioneve të shpopulluara, ai mendon se ato janë shumë dhe jep si shembull Gjermania, ku vetë ai ka banuar 3 vjet. Atje pleqtë takohen me të rinjtë, të cilët marrin nga ata dituri dhe përvojë, kurse pleqtë nga ana e vet marrin kujdes dhe një qëndrim të mirë. Ndërkaq, në Britaninë e Madhe ka një ministri të ngarkuar me detyrën të kujdeset për njerëzit e vetmuar në vend. Motivi kryesor i krijimit të saj është fakti se vetmia gradualisht po shndërrohet në një problem botëror, i cili na pengon për të jetuar në një mënyrë të denjë.
Në Bullgari ka pak të ngjarë që njerëzit e rinj, të cilët nuk janë larguar kurrë nga qyteti, të shkojnë në fshat. Një shembull i një iniciative të tillë sociale është “Rezidenca e Gjyshes”, me të cilën Evgeni Dimitrov po kërkon bashkëpunim. Në vitin 2015 një grup vullnetarësh në kuadrin e kësaj iniciative rimëkëmbi katër fshatra të shpopulluara në komunën Llëki. Në një prej tyre u vendos kambanë e re, në një tjetër ndihmuan për restaurimin e kishës, kurse në fshatin e tretë rimëkëmbën bukëtoren, që ishte mbyllur që prej disa vitesh. Që nga viti 2016 qëllimi i tyre janë fshatrat në Bullgarinë Veriperëndimore, ku njerëzit gjithashtu kanë nevojë për ndihmën e tyre, që të jetojnë në një vendbanim më të bukur dhe të qytetëruar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..