Më se 200 000 janë bullgarët të cilën zgjodhën të punojnë në Gjermani. Mirëpo, si shtetas të huaj ata hasin vështirësi në adaptim dhe kanë mjaftë probleme. Disa prej tyre u shpallën në një konferencë për shtypin me temë “Bashkëpunimi transkufitar midis organizatave sindikale në Bullgari dhe Gjermani për parandalimin e eksploatimit të punës së shtetasve bullgarë që punojnë në BE”. Organizatorë ishin Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Bashkimi i Sindikatave Gjermanë. Sipas ekspertëve të të dy organizatave, përafërsisht 2 000 janë ata, puna e të cilëve është objekt i shfrytëzimit të paligjshëm.
Problemet kryesore që hasin bashkatdhetarët tanë në Gjermani kanë të bëjnë me mosperepsktimin e legjislacionit të punës, me vonesën ose me mos shlyerjen e pagave dhe punës jashtë orarit, me mospagimin e sigurimeve shëndetësore nga ana e punëdhënësve. Shumë bullgarë të cilët janë të mjekuar në spitale gjermane nuk kanë shlyer shpenzimet për mjekim, sepse nuk janë të siguruar. Prandaj spitalet janë të detyruar të paraqesin pretendime për ato mjete para Ambasadës Bullgare, e cila nuk është palë në marrëdhëniet mjek-pacient-arka shëndetësore. Tepër e vështirë është t’u jepet ndihmë humanitare shtetasve bullgarë në gjendje të rëndë sociale.
Një nga mashtrimet, që hasen shpesh, është se me anë të ndërmjetësit njerëzit do të gjejnë punë të sigurt dhe të paguar mirë jashtë shtetit. Të mashtruar nga kjo mundësi shumë prej tyre mbushen me shpresa të mëdha. Mirëpo, kur mbërrijnë në vendin përkatës zbulojnë, se janë të mashtruar. Jo rrallë ata mbeten edhe pa dokumente identifikimi, të cilët punëdhënësit i merr. Megjithëqë kanë kontratë sipas së cilës duhet të marrin rrogë të caktuar dhe shpërblim për orë suplementare të punës, situata reale del krejt e ndryshme. Kushtet në të cilat janë të detyruar të jetojnë dhe të punojnë gjithashtu nuk iu përgjigjen atyre të kontraktuara paraprakisht.
Zëvendës kryetarja e Federatës së Sindikatave të Bujqësisë pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Valentina Vasiljonova dha një sërë shembujsh për raste të tilla edhe në Itali, të cilat janë praktikë e zakonshme të punëdhënësve të cilët kërkojnë krah të lirë të punës.
“Italia njihet me ndërmjetësit e saj në punësimin e punëtorëve në bujqësi. Më shpesh të punësuarit janë nga një grup i madh etnik, kryesisht migrantë nga Bullgaria, Rumania ose Afrika Veriore. Ata jetojnë në mënyrë të izoluar sepse nuk e dinë gjuhën. Prandaj nuk mund të gjejnë punë, përveçse nëpërmjet ndonjë ndërmjetësi i cili ka lidhje me punëdhënësit. Mirëpo, për t’u siguruar këtyre njerëzve punë, punëdhënësi zbret nga pagat e tyre për transportimin deri në objektin ku do të punojnë të paktën 15 orë çdo ditë, duke shkelur kushtet e sigurta të punës. Pjesa dërmuese prej tyre jetojnë në kushte shumë të këqija – pa ujë, pa korrent, jashtë vendbanimeve.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..