Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma “Talentet e fshehura të Bullgarisë” u jep të ardhme fëmijëve të talentuar në gjendje jo të barabartë

БНР Новини

8 fëmijë të talentuar çdo javë dëgjojnë këshillat e mentorit të vet. Dhe pavarësisht se ëndrrat e tyre dallohen, i bashkon një gjë e vetme – me çdo ditë që po kalon të bëhen më të mirë në atë të cilën e bëjnë më mirë.

Shoqata “Operacioni Arusha prej pelushi” tanimë 10 vjet i gëzon me peshqeshe me rastin e Krishtlindjes fëmijët, të cilët Gjyshi i Mirë nuk i frekuenton. Por, me qenë se këta fëmijë nuk ekzistojnë vetëm gjatë ditëve festive, organizata i ve vetes një qëllim të ri - të kërkojë më të talentuarit prej tyre dhe t’u japë një të ardhme. Kështu lind programi i mentorit “Talentet e fshehura të Bullgarisë”, që filloi gjatë vitit të tanishëm shkollor dhe në të marrin pjesë 8 fëmijë nga Sofja, Varna, Vidin dhe Burgas.

Ky është viti i parë nga programi, qëllimi i të cilit është t’u ndihmojë fëmijëve pa prindër ose nga familjet e varfra të zhvillojnë talentin e vet -tregon Mihaella Stojkova, themeluese e “Operacionit Arusha prej pelushi”. - Ne u sigurojmë fëmijëve mësime private dhe mentor individual, pjesëmarrje në seminare , punishte dhe gara, një akses për materialet e nevojshme për ta, takime të motivuara me personalitete të njohur.

Nxënësi i klasës së dhjetë Galin jeton në konviktin “Neofit Rillski” në Gorna banja dhe mëson në klasën e profilizuar “Dizajn grafik”. Ai pikturon me dorën e majtë si idhulli i tij Mikelanxhelo dhe me vija të sakta rikrijon mbi faqen e bardhë pjesët e trupit të njeriut.

Frymëzohet dhe nga piktorët e tjerë të Rilindjes - Leonardo, Rafaello dhe pavarësisht se zhvillohet jashtëzakonisht mirë, akoma luhatet në mendimet se me çfarë të vazhdojë – në Akademinë e Arteve Figurative ose në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave. Tani për tani thjesht ëndërron një ditë të merret me 3D animacion dhe regji filmash.

I riu i cili pikturon, është shumë i talentuar - ai do që të provojë veten në sfera të ndryshme  dhe të zbulojë se pikërisht cila do të jetë rruga e tij - thotë për Galinin Mihaella Stajkova. - Por në këtë moment po zhvillojmë talentin e tij prej piktori. Për ndryshe ai i bie pianos, bën bijtboks dhe ka dëshirë të merret po kështu me kitarë dhe të këndojë. Me mentorin e tij në pikturë, aktualisht po punojnë mbi trupin e njeriut  dhe mësuesi është jashtëzakonisht i kënaqur nga përparimi i tij dhe nga mënyra, në të cilën zhvillohet teknika e tij.

Që të mund të përparojnë jo vetëm në fushën, të cilën e kanë zgjedhur që të përsosen, edhe nga ana jetike, fëmijët çdo javë marrin këshilla nga mentori i vet.

Roli i mentorëve është që çdo javë të takohen me fëmijët, duke zhvilluar te ta shkathtësitë për socializim, për komunikim, për përballimin e vështirësive, për zgjidhjen e problemeve, për një të menduar kritik - sqaron Mihaella Stojkova. Në përgjithësi të komunikojnë, të krijojnë miqësi e cila të garantojë një punë më të lehtë me fëmijët. Nga ana tjetër, ne marrim informacion edhe për këtë nëse nxënësit e tyre janë të kënaqur, cilat janë ëndrrat e tyre, nëse avancojnë. Dhe me qenë se qëndrimi duhet të jetë individual dhe tepër serioz, i stërvitim dhe i mësojmë  personalisht mentorët përpara se t’i lemë të punojnë me fëmijët.

8 fëmijët nga programi i sivjetshëm janë të zgjedhur me ndihmën e drejtorëve të shtëpive dhe të institucioneve sociale. Ata zhvillojnë talentet e veta në fushën e muzikës, të arteve të bukura dhe të sportit. Nga shoqata  thonë se, do të bëjnë çdo gjë të mundur që fëmijët me një potencial më të madh, seriozitet dhe dëshirë për punë të vazhdojnë me arsimin e tyre, derisa të hyjnë në një shkollë të lartë.

“Operacioni Arusha prej pelushi” ka nevojë për vit prej 80 mijë leva , që të mund të zhvillojë talentet e 10 fëmijëve. Tani për tani grumbullon mjete nga sponsor dhe dhurues, besimin e të cilëve e fiton rreth fushatës në periudhën e Krishtlindjes  “Dhuro një peshqesh një fëmije”. Së shpejti do të zhvillohet grumbullimi i parave edhe për vitin e dytë nga programi, kushtuar fëmijëve të talentuar pa mundësi financiare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: plushenomeche.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD