Filarmonia e qytetit Pleven do të paraqesë tri koncerte instrumentale, të krijuara nga Hristo Jocovi në kohë të ndryshme. Interpretuesi i njohur, kompozitor dhe profesor në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” do të jetë solist në Koncertin e vet për bateri dhe orkestër. Ngjarja është më 29 mars në qytetin Pleven, salla “Katja Popova” nga ora 19. Në këtë program për herë të parë do të tingëllojë Koncerti për violonçel dhe orkestër.
Prej disa vitesh profesori Anatoli Krëstev më bind të shkruaj këtë krijim-tregon Hristoja. E përfundova përpara muajve, kurse ai vetë do ta interpretojë. Jam i lumtur se zoti Djakovski, drejtor i filarmonisë së qytetit Pleven, pranoi me entuziazëm propozimin të realizojmë premierën pikërisht me këtë orkestër. Patëm dy takime me simfonikët nga qyteti Pleven rreth një projekti tjetër dhe jam me përshtypje të shkëlqyera nga cilësitë e tyre profesionale si dhe nga atmosfera, në të cilën ata punojnë. Miku im Dejan Pavllov, i cili është dhe dirigjenti kryesor, propozoi që të përfshijmë dhe koncertin tim për piano /të cilin e interpreton Nadezhda Jocova/, si dhe t’ ia përkushtojmë mbrëmjen veprimtarisë time skenike 35 vjeçare.
Hristo Jocovi është i njohur shumë mirë tek ne dhe nëpër botë para së gjithësh si një muzikant i muzikës xhaz. Biografia e tij është mbushur me projekte të suksesshme, të realizuara bashkërisht me Antoni Donçevin, Hillda Kazasjan, Teodosij Spasov, Mirosllava Kacarova e të tjerë. Gjatë afro 20 vjetëve të fundit ai gjithnjë e më shpesh drejtohet dhe drejt llojeve të tjera të muzikës.
E konsideroj veten time si një njeri jashtëzakonisht i lumtur. Çdo gjë, të cilën e kam shkruar ka qenë e interpretuar prej njerëzve jo të rastit në vende jo të rastit. Mund të them të njëjtën gjë dhe për krijimet e mia të tjera, posaqërisht pas vitit 2000 kur seriozisht u mora me muzikën simfonike. Këtë e bëj jo për ndonjë farë ambicie, por nga nevoja. Dhe sot nuk e pranoj veten si kompozitor, unë jam muzikant, i cili shkruan muzikë. Tek unë ky proces është spontan, të mos të flasim se është jashtëzakonisht i gëzueshëm, më jep një frymëzim të madh dhe kënaqësi. Për mua kjo më tepër është lojë dhe kënaqësi, sesa detyrim. Pothuajse të gjitha krijimet e mia janë incizuar me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, që është një dozë suplementare lumturie dhe kënaqësie, sepse flasim për një nivel më të lartë të krijimit të muzikës. Fakti se gjërat bëhen me lehtësi, më motivon të jem më aktiv por dhe e shikoj se njerëzit e pranojnë muzikën time dhe gëzohen përzemërsisht. Dhe derisa kjo është kështu, do të vazhdoj...
Gjatë muajve të fundit Hristo Jocov punon mbi një vepër muzikor, i cili është krijimi i tij i parë vokal për skenë.
Kjo u bë në sajë të dirigjentit Ganço Gançev, i cili përpara viteve krijoi një teatër operistik për fëmijë dhe adoleshentë në qytetin Varna dhe nuk pushon së zhvilluari. Trupa ka një veprimtari marramendëse dhe shfaqje shumë të suksesshme. Është e pabesueshme sesi zoti Gançev e transmeton entuziazmin e vet fëmijëve dhe të rinjve, bën kështu që fëmijët të fillojnë ta perceptojnë këtë zhanër, i cili nga këndvështrimi i pjesës më të madhe të adoleshentëve, është diçka e vjetërsuar dhe e panevojshme. Ai më propozoi të shkruaj një mjuzikël mbi veprën “Ëndrra në një natë vere”. Isha kureshtar të hyjë në botën e muzikës vokale, me qenë se i gjithë arsimi im, realizimi im, e gjithë ekzistenca ime deri tani është lidhur vetëm me muzikën instrumentale.Aktualisht po punojë mbi një libret, që është mbi tekstin e Shekspirit, i përshtatur nga regjisori Kostadin Bandutov. Për mua është nder, se mund të bashkohem ndaj këtij ekipi . Premiera është më 31 maj - një ditë përpara hapjes së Festivalit Ndërkombëtar Teatral “Vera e Varnës”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...