Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Muret e padukshme“ – albumi i ri i bandës B.T.R.

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Banda e muzikës rok B.T.R. me muzikantë Atanas Penev – vokal, Sllavço Nikollov – kitarë, Ivan Kallfov –kitarë bas, Ilijan Dikov – bateri, do të prezantojë diskun e tyre të ri më 29 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, në sallën më të madhe Nr. 1.

Ky është albumi i tyre i dymbëdhjetë me radhë për 15 vjet veprimtari, plot me koncerte të shumta tek ne dhe jashtë shtetit.



U bë kështu që në fillimin e punës mbi këtë album, muzika jonë filloi të tingëllonte në mënyrë më “hard”. Kjo tendencë duket më qartë në singlin e parë “Fuqia ime” – tregoi Atanas Penev.  – Ka çaste, në të cilat tingëllimi është “hard rok”, por ka edhe të tilla, ku është “heavy metal”. Në album kemi dy balade dhe të gjitha këngët janë 10. Titulli i albumit është titulli i këngës së dytë të përfshirë në të. Po mendojmë për këtë se cilën ta renditim në vend të tretë, por kjo do të jetë surprizë për adhuruesit tanë. Si zakonisht autori i muzikës dhe teksteve është kitaristi ynë Sllavço Nikollov. Me vetëm një përjashtim – kënga “Bilanca” është shkruar nga Aleksandër Petrov. Zakonisht ne të gjithët marrim pjesë në orkestrimin e këngëve.



Singli i parë “Fuqia ime” nga albumi “Muret e padukshme” tashmë është në krye të klasifikimeve muzikore. Spoti i tij është me një histori emocionuese, që i ngjan historisë së një filmi aksion-triller. Regjisori i videos është Asen Bllateçki, i cili është një aktor i njohur bullgar.

Është fakt se në fillim nuk dinim se kush të zgjidhnim për të bërë spotin e kësaj kënge. – tregoi Atanas Penev. – Ilijan propozoi të lidhemi me Asen Bllateçki, por këtë herë e ftuam atë si regjisor. Më parë ai ka marrë pjesë në një nga video spotet tona të vjetra, por si aktor. Aseni e pranoi propozimin menjëherë dhe e pëlqeu idenë për historinë e videos. Puna mbi të vazhdonte pothuaj 24 orë në ditë. Dhe u bë kështu, siç dëshironim. 

Pas koncertit më 29 maj në Pallatin Kombëtar të Kulturës muzikantët e muzikës rok do të shpallin datat e sakta dhe qytetet, në të cilat do të prezantojnë “Muret e padikshme”. Tani për tani janë zgjedhur qytetet Plovdiv, Varna dhe Burgas dhe adhuruesit e tyre atje do të mund t’i shohin dhe t’i dëgjojnë së shpejti.

Për koncertin tonë në Pallatin Kombëtar të Kulturës tashmë kemi ftuar disa muzikantë – tha Ilijan. Ata janë pianisti Jasen Vellçev nga grupi “Te”, i cili kontribuoi shumë për tingëllimin specifik të këtij albumi, Anton Georgiev nga grupi “Ahat” (keyboard) dhe kitaristin Dobromir Polikov, i cili shumë vite me radhë ekzekuton me ne. Koncerti do të ketë dhe pjesë akustike, në të cilën do të prezantojmë disa nga këngët tona më të vjetra me aranzhime të reja

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD