Samiti i mbajtur të hënën në qytetin bregdetar bullgar Varnë i liderëve të BE-së dhe Turqisë ua dha përgjigjen e pritur shumë pritjeve, supozimeve dhe rezervave. Për shembull para disa ditësh kishte supozime se samiti mund të mos zhvillohej për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra ndërmjet palëve negociuese.
Qëllimi i vetëm i Kryeministrit bullgar Bojko Borisov, si iniciator i ngjarjes – të sigurohet vazhdimi i Marrëveshjes për migracionin mes BE-së dhe Turqisë, ishte arritur. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk pohoi se në Varnë BE-ja dhe Turqia nuk kanë arritur vendime apo kompromise, por nga deklaratat e pjesëmarrësve u bë e qartë se pavarësisht nga pozitat e ndryshme, dialogu do të vazhdojë. Do të vazhdojë, por përsëri në një situatë të vështirë dhe kontradiktore.
Para se të vijë në Varnë, në Stamboll Presidenti Rexhep Erdogan tha se Turqia dëshiron që negociatat për anëtarësinë e shtetit të tij në BE të vazhdojnë. Pas Samitit Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u përgjigj se ai është kundër ndërprerjes së negociatave për anëtarësinë e Turqisë dhe se vetë ai garanton vazhdimin e tyre. Fjalët e Junckerit dëshmojnë për mosmarrëveshjet e brendshme në BE, sepse para pak kohe, përsëri në Sofje kancelari austriak Sebastian Kurtz deklaroi se tani për tani Turqia nuk mund t’i mbulojë kriteret për vazhdimin e negociatave.
Presidenti Erdogan vuri në dukje disa pretendime, për të cilat BE-ja nuk është gati të reagojë pozitivisht. Për zhvillimin sa më të favorshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian Ankaraja pret liberalizimin sa më të shpejtë të regjimit të vizave për shtetasit e Turqisë. Përveç kësaj pala turke pret se Bashkimi Evropian jo vetëm se do të ndalojë kritikat e lidhura me operacionet e saj kundër disa organizatave terroriste jashtë kufijve të saj, por gjithashtu do t'i japë atyre një mbështetje të fortë. Pretendimi i fundit duket tepër i pamundshëm, posaçërisht për veprimet e Turqisë në Siri. Pas Samitit në Varnë Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë për respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Qipron, kështu edhe për lirimin e dy ushtarëve grekë të ndaluar para pak kohe.
Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e komplikuara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë për disa tema të rendit të ditës së marrëdhënieve bilaterale, mund të presim se dialogu i tyre do të vazhdojë dhe se në të ardhmen do të bëhet më konstruktiv. Një nga premisat për këtë është pohimi nga ana e liderëve evropianë se Turqia po zbaton marrëveshjen e saj me BE për migrantët dhe falë saj presioni nga ana e migrantëve është pothuaj zero. Për sa u përket kritikave të Ankarasë se BE-ja nuk respekton angazhimet e tij financiare në kuadrin e kësaj marrëveshjeje, kryetari i KE-së Jean Claude Juncker ishte kategorik se nuk duhet pasur dyshime për faktin se Bashkimi do të ofrojë pjesën tjetër të ndihmës së premtuar prej 1,2 miliona euro.
Sipas Kryeministrit Borisov takimi i liderëve BE – Turqi në qytetin Varna kishte gjithashtu një efekt pozitiv në politikën e brendshme. Kryeministri përfitoi nga forumi që të shtrojë para palës turke disa probleme me kërkesë të opozitës. Sidomos e ndërlikuar është ajo për dëmshpërblimet për pronësitë e patundshme të të shpërngulurve nga Trakia e Edrenesë. Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje Presidenti turk nga ana e vet shtroi kërkesa lidhur me problemin e pronësisë së patundshme të Kryesisë së Komunitetit Mysliman në Bulgari, me shpërnguljen e turqve gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar, me pensionet e të shpërngulurve nga Bullgaria në Turqi, me administrimin e ujërave. Siç duket këto çështje gjithashtu supozojnë një dialog të vështirë dhe të vazhdueshëm. Kryeministri bullgar Bojko Borisov pret që deri në mes të vitit të zhvillohet një takim dypalësh me palën turke kushtuar pikërisht këtyre problemeve.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaPresidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..