Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ata na bëjnë të krenohemi se jemi bullgarë

Heronjtë bullgarë të së mirës qenë të dalluar përmes iniciativës “Bullgarët e Denjë”

БНР Новини
Foto: BTA

“Bullgarët e Denjë” është një iniciativë e gazetës “24 orë”, e cila tanimë 16 vjet tregon historitë frymëzuese të bullgarëve të zakonshëm, të cilët kanë bërë akte të jashtëzakonshme. Njerëzit e dalluar si të denjë u ndihmojnë të varfërve, të sëmurëve si dhe atyre të cilët janë të vetëm, shpëtojnë nga uji dhe nga zjarri, dhurojnë bujarisht, ndërtojnë pa kompensim, tregojnë trimëri, mbrojnë kauza të drejta. Këta janë personalitete të shquara, të cilët na detyrojnë të krenohemi se jemi bullgarë.

Mes të dalluarve sivjet jo pak janë nëpunësit e ruajtjes së rendit publik - drejtori i Drejtorisë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Veliko Tërnovo Dimitër Mashov, i cili prej 2 vjetëve zhvillon një fushatë aktive kundër mashtrimeve telefonike. Pllamen Petrov – xhandar nga qyteti i Varnës, i cili derisa ka qenë me pushime, arreston një mashtrues telefonik, i cili disa minuta më përpara ka gënjyer një grua të moshuar me 2 000 leva në qytetin Novi Pazar. Inspektori i ri Vencisllav Spasov dhe zjarrfikësi i vjetër Zaprjan Piperov nga qyteti Septemvri kanë shpëtuar 10 fëmijë, të cilët janë humbur në pyll, duke i transportuar mbi kurriz përmes lumit të stuhishëm. Mes bullgarëve të denjë  janë dhe vullnetarët  Tihomir Veselinov , Gjeorgji Ivanov dhe Milen Milev, të cilët kanë shpëtuar 30 njerëz të moshuar -  burra dhe gra nga zjarri në klinikën e fshatit Ovça Mogilla.

Në ceremoninë e dhënies së çmimeve, i madh ishte dhe grupi i fëmijëve, të cilët na dhanë mësim për humanitet gjatë vitit. Mësuesit dhe bashkënxënësit e Ljubços 12 vjeç nga shkolla numër 125 në Sofje, i cili vuan nga paraliza cerebrale, kanë mbledhur para nga buqetat me lule për ditën e parë të shkollës dhe me to kanë blerë një karrocë me akumulator, e cila i është e nevojshme atij që të mund të shkojë në shkollë. Fëmijët nga fshati Davidkovo morën dekoratën “Bullgarë të denjë” për mbledhjen e parave për blerjen e këpucëve për Mitkon, i cili bashkë me motrën e tij vetë kujdesen për prindërit e tyre të sëmurë. Kështu djali ka filluar përsëri të frekuentojë shkollën.

Një hero tjetër i së mirës është Veliçko Donkov nga qendra për fëmijë, të privuar nga kujdeset prindërore në qytetin Stara Zagora. Pasi gjen një çantë me para dhe dokumente ai pa u luhatur fare e dorëzon, që të mund ajo t'i dorëzohet pronarit të vet.

Për punën e tij me të rinjtë u dekorua dhe ati Andon Shavulev, kleriku i vetëm tek ne, i cili përveç rrobave të priftit i përdor dhe dorashkat për boks, që të jetë më afër fëmijëve dhe t'i edukoj me sport, humanitet dhe besim.

Doktoreshat Sibilla Marinova dhe Vanja Llëçezarova nga qyteti Veliko Tërnovo, kanë zhvilluar një fushatë për popullarizimin e dhurimit dhe e kanë rinovuar krejtësisht spitalin vendas. I emocionuan të pranishmit me historinë e një djali 9 vjeç, i cili ka fituar shans të dytë për jetë në sajë të zemrës së një fëmije 6 vjeç të vrarë në një aksident. Pas transplantimit djali ka thënë: ”Pas vdekjes së vet njerëzit shkojnë tek Zoti, i cili nuk ka nevojë prej organeve të tyre, por ne kemi”.

Në radhët e bullgarëve të denjë zunë vend dhe njerëzit, të cilët kanë dhënë kontributin e vet për popullarizimin e disa prej arritjeve me të ndritshme në historinë bullgare. Dekoratën “Bullgari i denjë”e fitoi dhe avokati Moshe Aloni. Sipas nismës së tij kisha jonë ortodokse u nominua për dekoratën për paqe Nobel për shpëtimin e 48 mijë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. U dekorua dhe Fikrie Bulunmaz, restauruesja kryesore e kishës bullgare në Stamboll, e cila ka një meritë të madhe për faktin se kisha “Shën Stefani” në Stamboll ndriçon përsëri në të gjithë madhështinë e saj.

Në klasifikim gjetën vend dhe përfaqësuesit e mediave si Bojka Atanasova, korrespondente në Greqi, e cila ka ndihmuar për lirimin e një bullgari nga një burg grek, kundër të cilit ishte shpallur dënim i padrejtë me  7 vjet burgim. Ishte dalluar dhe ekipi i transmetimit televiziv  “Histori të vogla" të televizionit publik, i cili tregon për fatet e njerëzve të zakonshëm në vendin tonë.

Të ndershëm, vetëmohues, të dhembshur - të tillë janë bullgarët, të cilët hyjnë në radhët e të dalluarve në iniciativën “Bullgarët e denjë”. Shembulli i tyre është emocionues, frymëzues dhe tërheqës. Këtu është dhe rëndësia e fushatës – t'i japë zë së mirës në jetën tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD