“Bullgarët e Denjë” është një iniciativë e gazetës “24 orë”, e cila tanimë 16 vjet tregon historitë frymëzuese të bullgarëve të zakonshëm, të cilët kanë bërë akte të jashtëzakonshme. Njerëzit e dalluar si të denjë u ndihmojnë të varfërve, të sëmurëve si dhe atyre të cilët janë të vetëm, shpëtojnë nga uji dhe nga zjarri, dhurojnë bujarisht, ndërtojnë pa kompensim, tregojnë trimëri, mbrojnë kauza të drejta. Këta janë personalitete të shquara, të cilët na detyrojnë të krenohemi se jemi bullgarë.
Mes të dalluarve sivjet jo pak janë nëpunësit e ruajtjes së rendit publik - drejtori i Drejtorisë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Veliko Tërnovo Dimitër Mashov, i cili prej 2 vjetëve zhvillon një fushatë aktive kundër mashtrimeve telefonike. Pllamen Petrov – xhandar nga qyteti i Varnës, i cili derisa ka qenë me pushime, arreston një mashtrues telefonik, i cili disa minuta më përpara ka gënjyer një grua të moshuar me 2 000 leva në qytetin Novi Pazar. Inspektori i ri Vencisllav Spasov dhe zjarrfikësi i vjetër Zaprjan Piperov nga qyteti Septemvri kanë shpëtuar 10 fëmijë, të cilët janë humbur në pyll, duke i transportuar mbi kurriz përmes lumit të stuhishëm. Mes bullgarëve të denjë janë dhe vullnetarët Tihomir Veselinov , Gjeorgji Ivanov dhe Milen Milev, të cilët kanë shpëtuar 30 njerëz të moshuar - burra dhe gra nga zjarri në klinikën e fshatit Ovça Mogilla.
Në ceremoninë e dhënies së çmimeve, i madh ishte dhe grupi i fëmijëve, të cilët na dhanë mësim për humanitet gjatë vitit. Mësuesit dhe bashkënxënësit e Ljubços 12 vjeç nga shkolla numër 125 në Sofje, i cili vuan nga paraliza cerebrale, kanë mbledhur para nga buqetat me lule për ditën e parë të shkollës dhe me to kanë blerë një karrocë me akumulator, e cila i është e nevojshme atij që të mund të shkojë në shkollë. Fëmijët nga fshati Davidkovo morën dekoratën “Bullgarë të denjë” për mbledhjen e parave për blerjen e këpucëve për Mitkon, i cili bashkë me motrën e tij vetë kujdesen për prindërit e tyre të sëmurë. Kështu djali ka filluar përsëri të frekuentojë shkollën.
Një hero tjetër i së mirës është Veliçko Donkov nga qendra për fëmijë, të privuar nga kujdeset prindërore në qytetin Stara Zagora. Pasi gjen një çantë me para dhe dokumente ai pa u luhatur fare e dorëzon, që të mund ajo t'i dorëzohet pronarit të vet.
Për punën e tij me të rinjtë u dekorua dhe ati Andon Shavulev, kleriku i vetëm tek ne, i cili përveç rrobave të priftit i përdor dhe dorashkat për boks, që të jetë më afër fëmijëve dhe t'i edukoj me sport, humanitet dhe besim.
Doktoreshat Sibilla Marinova dhe Vanja Llëçezarova nga qyteti Veliko Tërnovo, kanë zhvilluar një fushatë për popullarizimin e dhurimit dhe e kanë rinovuar krejtësisht spitalin vendas. I emocionuan të pranishmit me historinë e një djali 9 vjeç, i cili ka fituar shans të dytë për jetë në sajë të zemrës së një fëmije 6 vjeç të vrarë në një aksident. Pas transplantimit djali ka thënë: ”Pas vdekjes së vet njerëzit shkojnë tek Zoti, i cili nuk ka nevojë prej organeve të tyre, por ne kemi”.
Në radhët e bullgarëve të denjë zunë vend dhe njerëzit, të cilët kanë dhënë kontributin e vet për popullarizimin e disa prej arritjeve me të ndritshme në historinë bullgare. Dekoratën “Bullgari i denjë”e fitoi dhe avokati Moshe Aloni. Sipas nismës së tij kisha jonë ortodokse u nominua për dekoratën për paqe Nobel për shpëtimin e 48 mijë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. U dekorua dhe Fikrie Bulunmaz, restauruesja kryesore e kishës bullgare në Stamboll, e cila ka një meritë të madhe për faktin se kisha “Shën Stefani” në Stamboll ndriçon përsëri në të gjithë madhështinë e saj.
Në klasifikim gjetën vend dhe përfaqësuesit e mediave si Bojka Atanasova, korrespondente në Greqi, e cila ka ndihmuar për lirimin e një bullgari nga një burg grek, kundër të cilit ishte shpallur dënim i padrejtë me 7 vjet burgim. Ishte dalluar dhe ekipi i transmetimit televiziv “Histori të vogla" të televizionit publik, i cili tregon për fatet e njerëzve të zakonshëm në vendin tonë.
Të ndershëm, vetëmohues, të dhembshur - të tillë janë bullgarët, të cilët hyjnë në radhët e të dalluarve në iniciativën “Bullgarët e denjë”. Shembulli i tyre është emocionues, frymëzues dhe tërheqës. Këtu është dhe rëndësia e fushatës – t'i japë zë së mirës në jetën tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..