Teatri “Replika” mbledh histori autentike për dhunë në shkollë, me qëllim që të prezantojë problemin para spektatorëve. Pjesa “Fëmijë të këqij” nga autorja rumune Mihaella Mihajllova është një shfaqje dokumentare e cila prezantohet nga ky teatër i angazhuar me problemet sociale të shoqërisë. Në skenë rikrijohet dhuna në shkollë si një sëmundje shoqërore.
“Ka shumë histori tronditëse, por për mua me më shumë rëndësi është hallka bashkuese – rrëfen regjisori Bllagoj Bojçev. – Del që në shumicën e rasteve të agresionit nuk ka fajtor, sepse si nxënësit, ashtu edhe mësuesit dhe prindërit ngandonjëherë hyjnë në një situatë, në të cilën kjo është mënyra e vetme për të reaguar. Në se do të marrim për shembull rastet e dhunës së shfaqur nga fëmijët, do të zbulojmë se në të vërtetë ata nuk kishin ndonjë mundësi tjetër – qoftë për të mbrojtur, qoftë për të qenë dëgjuar.”
Prandaj fëmijë të këqij nuk ka – ata kanë nevojë për dashuri dhe vëmendje, por shpesh nuk i marrin dhe atëherë kopjojnë sjelljen e të moshuarve.
“Fëmijëve u mungon shembulli i mirë – është kategorik regjisori. – Kur shfaqin agresion ata imitojnë agresionin, të cilin e shikojnë rreth tyre. Fëmijët shikojnë se si prindërit e tyre pa u ndërprerë bëhen viktimë të ndonjë agresioni. Në se vet ata duhet të mbijetojnë, atëherë vet shfrytëzojnë agresion, sepse në Bullgari kjo është mënyra të arrihet diçka. Tek ne janë të suksesshëm njerëzit më agresiv, më të fortë. Edhe nga televizioni zbulojnë, se politikanët arrijnë sukses me agresion. Kështu që fëmijët vetëm përpiqen të mbrohen me sjelljen agresive.”
Dhe sa paradoksale të tingëllojë, në dhunë të gjithë janë viktimë.
“Shfaqja nuk tregon se kush është fajtor. Më tepër faji është i të gjithëve. Në teatër ne përpiqemi të tregojmë problemin dhe në këtë mënyrë dëshirojnë të ndihmojmë për zgjidhjen e tij. Secili duhet të ndjejë përgjegjësinë e vet ndaj shoqërisë anëtar i së cilës është edhe vet ai.”
Shfaqja më e re në skenën e teatrit “Replika” është “Reportazhe me korrespondencë për Bullgarinë – Odiseja” sipas teksteve të gazetarit Georgi Markov. Në të prezantohen histori nga e kaluara komuniste, e cila edhe më sot e shoqëron jeton tonë. Lidhur me këtë regjisori Bllagoj Bojçev tregon:
“Nuk duhet të harrojmë se problemet e sotme i kanë rrënjët larg në të kaluarën. Për shembull burokracia, ryshfetet që prej kohe ekzistojnë në shoqëri. Është shqetësuese se dëgjohen zëra, se jeta në kohën e totalitarizmit ishte më e mirë, megjithëqë nuk konkretizohet me çfarë. Prandaj kjo periudhë duhet të analizohet dhe të shprehet haptazi se çfarë ishte jeta gjatë saj.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..