Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjisori Bllagoi Bojçev: Fëmijë të këqij nuk ka, ata kopjojnë sjelljen e të moshuarve

БНР Новини
Artistja Borjana Peneva e cila rikrijon rolet e fëmijës, mësueses dhe nënës.

Teatri “Replika” mbledh histori autentike për dhunë në shkollë, me qëllim që të prezantojë problemin para spektatorëve. Pjesa “Fëmijë të këqij” nga autorja rumune Mihaella Mihajllova është një shfaqje dokumentare e cila prezantohet nga ky teatër i angazhuar me problemet sociale të shoqërisë. Në skenë rikrijohet dhuna në shkollë si një sëmundje shoqërore.

Ka shumë histori tronditëse, por për mua me më shumë rëndësi është hallka bashkuese – rrëfen regjisori Bllagoj Bojçev. – Del që në shumicën e rasteve të agresionit nuk ka fajtor, sepse si nxënësit, ashtu edhe mësuesit dhe prindërit ngandonjëherë hyjnë në një situatë, në të cilën kjo është mënyra e vetme për të reaguar. Në se do të marrim për shembull rastet e dhunës së shfaqur nga fëmijët, do të zbulojmë se në të vërtetë ata nuk kishin ndonjë mundësi tjetër – qoftë për të mbrojtur, qoftë për të qenë dëgjuar.

Prandaj fëmijë të këqij nuk ka – ata kanë nevojë për dashuri dhe vëmendje, por shpesh nuk i marrin dhe atëherë kopjojnë sjelljen e të moshuarve.

Fëmijëve u mungon shembulli i mirë – është kategorik regjisori. – Kur shfaqin agresion ata imitojnë agresionin, të cilin e shikojnë rreth tyre. Fëmijët shikojnë se si prindërit e tyre pa u ndërprerë bëhen viktimë të ndonjë agresioni. Në se vet ata duhet të mbijetojnë, atëherë vet shfrytëzojnë agresion, sepse në Bullgari kjo është mënyra të arrihet diçka. Tek ne janë të suksesshëm njerëzit më agresiv, më të fortë. Edhe nga televizioni zbulojnë, se politikanët arrijnë sukses me agresion. Kështu që fëmijët vetëm përpiqen të mbrohen me sjelljen agresive.

Dhe sa paradoksale të tingëllojë, në dhunë të gjithë janë viktimë.

Shfaqja nuk tregon se kush është fajtor. Më tepër faji është i të gjithëve. Në teatër ne përpiqemi të tregojmë problemin dhe në këtë mënyrë dëshirojnë të ndihmojmë për zgjidhjen e tij. Secili duhet të ndjejë përgjegjësinë e vet ndaj shoqërisë anëtar i së cilës është edhe vet ai.”

Shfaqja më e re në skenën e teatrit “Replika” është “Reportazhe me korrespondencë për Bullgarinë – Odiseja” sipas teksteve të gazetarit Georgi Markov. Në të prezantohen histori nga e kaluara komuniste, e cila edhe më sot e shoqëron jeton tonë. Lidhur me këtë regjisori Bllagoj Bojçev tregon:

Nuk duhet të harrojmë se problemet e sotme i kanë rrënjët larg në të kaluarën. Për shembull burokracia, ryshfetet që prej kohe ekzistojnë në shoqëri. Është shqetësuese se dëgjohen zëra, se jeta në kohën e totalitarizmit ishte më e mirë, megjithëqë nuk konkretizohet me çfarë. Prandaj kjo periudhë duhet të analizohet dhe të shprehet haptazi se çfarë ishte jeta gjatë saj.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD