Deri në fund të qershorit në Parlamentin Evropian do të paraqitet ekspozita “Sinergjia”, kushtuar artit figurativ bullgar. Atje janë përfshirë vepra të autorëve bashkëkohorë bullgarë nga koleksionet e Galerisë Kombëtare të Parlamentit Evropian. Vizituesit mund të shohin veprat e prof. Andrej Daniel, Boris Misirkovit, Georgi Bogdanovit, prof. Stanisllav Pamukçiev etj. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat zhvillohen krahas Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.
Kritikja e artit Nadezhda Xhakova – kujdestarja e ekspozitës, shtoi:
“Që nga janari i vitit 2011 Parlamenti Evropian paraqet ekspozita me vepra arti nga koleksioni i tyre, që të shënojë çdo një prej presidencave të Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit. Sivjet Bullgaria e kryesoi Këshillin e BE-së për herë të parë dhe deri në fund të qershorit vizituesit do të kenë mundësi të shohin të grumbulluara në një vend vepra të autorëve bullgarë nga koleksioni i Parlamentit Evropian. Gjatë vitit 2011 Parlamenti Evropian bleu vepra të artit bullgar, të cilat janë pjesë e ekspozitës së tanishme. Krahas kësaj na ftuan për të paraqitur edhe vepra të koleksionit të Galerisë Kombëtare.”
Nocionet “sinergjia” dhe “sinergjizmi” përdoren gjerësisht në fusha të ndryshme të shkencës, ekonomisë dhe biznesit. Çfarë inspirojnë veprat e autorëve, të grumbulluara nën emrin “Sinergjia”, këtë na shpjegoi zonja Xhakova:
“Sinergjia krijon një tërësi që shkon përtej shumës së thjeshtë të komponentëve të saj. Kjo është ideja e ekspozitës për paraqitjen e tërësishme të artit bullgar. Sigurisht që theksi vihet tek emrat dhe veprat e veçanta, por paraqitet gjithashtu një këndvështrim i përgjithshëm ndaj vendit tonë. Ekspozita është lidhur me Presidencën Bullgare, por ajo shënon gjithashtu 2018-ën si Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore. Kështu qe sinergji ka edhe në paraqitjen e pasurisë sonë kombëtare si pjesë e një tërësie të përbashkët. Bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore, mjedisin arkitekturor dhe sinergjizmin e lidhur me studimin e tyre dhe paraqitjen e veprave të zgjedhura.”
Si u seleksionuan veprat në ekspozitë?
“Theksi u vu te veprat, të cilat janë lidhur me trashëgiminë tonë kulturore dhe më konkretisht me vendin e njeriut modern në mjedisin që na rrethon. Janë paraqitur autorë, të cilët punojnë në media të ndryshme. Përsëri e kemi këtë sinergjizëm në bashkimin e mediave dhe kulturës. Karakteristike për artin tonë bashkëkohor është se ai u përket disa drejtimeve: fotografia, videoarti, instalimet, pikturimi. Kudo tema kryesore është prania e njeriut sot.”
Në video-veprën e doc. dr. Adelina Popnedeleva “Performanca mazokiste sipas Hans Christian Andersenit”, përveç se ka aluzion për të kaluarën, kemi edhe të tillë për të tanishmen dhe ai ka të bëjë me vendin e gruas në botën bashkëkohore.
Çfarë tjetër mund të shohin vizituesit?
“Supozoj se vizituesit do t’i kapin lehtë drejtimet dhe nëntemat e paraqitura në ekspozitë. Njëra prej tyre është vepra e tandemit Misirkov-Bogdanov “Weekend” – një seri fotografish “Weekend, viti 2126”, të cilat paraqitin monumentet tona socialiste, të para nga një brez i ardhshëm. Autorët përpiqen të kuptojnë se si ky brez e trajton të kaluarën tonë. Supozoj se kjo është një temë, e cila do të jetë interesante për vizituesit e Parlamentit Evropian. Sigurisht që kanë rëndësi komentet për të kaluarën tonë të Andrej Danielit. Kemi vepra të Svetllana Mirçevës për alfabetin glagolik, që gjithashtu është me rëndësi për lidhjet ekzistuese mes kulturës bullgare dhe asaj evropiane” – thotë në përfundim kujdestarja e ekspozitës Nadezhda Xhakova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: multimedia.europarl.europa.eu
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...