Një vështrim drejt së ardhmes na ofrojnë Velin Paskov dhe bashkëshortja e tij Maria. Fotoekspozita e tyre e fundit “Kina dimërore” tregon fytyrën dimërore të Pekinit dhe qytetin më verior dhe më të ftohtë kinez Harbin, që ndodhet në dy anët e lumit Sunhua. Qyteti është mikpritës i festivaleve më të mëdha në botë të skulpturave prej akulli dhe dëbore. Për udhëtimin e vet të largët Velin Paskov tregon:
“Ideja për fotoekspozitën “Kina dimërore” lindi gjatë një bisede të përbashkët me drejtorët e institutit “Kunfuci” në qytetin Veliko Tërnovo, zonja Iskra Mandova dhe zoti Lun Tao. Unë thash se asnjë nuk e njeh fytyrën dimërore të Kinës, kurse gjatë vitit 2022, qyteti Pekin do të jetë mikpritës i lojërave olimpike dimërore. Ky do të jetë qyteti i parë në botë, i cili ka organizuar edhe lojëra olimpike dimërore edhe lojëra olimpike verore. Pritjet për olimpiadën e vitit 2022 aty janë shumë të larta. Në këtë ekspozitë tregojmë fytyrën e panjohur të Kinës, që në të kaluarën njihej nga të gjithë si “gjithçka nën qiell”. Asnjëherë nuk kisha qëndruar në temperaturë prej minus 38 gradë. Në qytetin Herbin ne pamë bukuri të jashtëzakonshme dhe shpresoj se, publiku kur t’i shohë në ekspozitat në qytetet Varna, Veliko Tërnovo, Sofja, Ruse dhe Burgas, do të kuptojë admirimin tonë.
Një kënaqësi e madhe është të shikosh dëborën në formën e skulpturave, urave dhe formave të tjera të çuditshme. Pasi lëmë bagazhin tonë në hotel, u drejtuam tek një nga parqet dimërore. Pas perëndimit të diellit filloi magjia – vendi u gjallërua me harqe në bojë qielli, rrëshqitëse gjigante me lartësi nga 5-6 metra, shtëpi në të gjitha ngjyrat e mundshme të ylberit.
Doli se, ka edhe një park tjetër, ku skulpturat prej akulli arrijnë lartësi prej 35-40 metrash.
Mund të kaloni dhe nën “Urën e psherëtimave” e cila vazhdimisht ndërron ngjyrën e vet, ose të ndaloni përpara pagodave më të bukura.”
Emri i Velin Paskovit lidhet me projekte të shumta, kushtuara Lindjes së Largët. Ai është producent i dokumentarëve “Unë e dua Tajlandën” dhe “Tajlanda – toka e lirive”. Është autor i fotoekspozitës “Indonezia e shkëlqyer”.
Takimi i tij i parë me Kinën është përpara më shumë se 15 vjetëve dhe atëherë mahnitet së tepërmi. “Atëherë e kuptova se jeta ime duhet të jetë e lidhur me këtë shtet. Njeriu nganjëherë nxjerr konkluzione të tilla, të cilat me kalimin e kohës pak nga pak zbehen ose harrohen. Nuk u bë kështu në rastin ne Kinën – ajo mbetet në kujtimet e mia jashtëzakonisht e ndritshme – tregon Velin Paskov. Lidhet me “Radion e Jashtme të Kinës” që ka redaksi në afro 60 gjuhë, në këtë numër dhe në gjuhën bullgare. Pasi fitoi një konkurs në vazhdim të 2 vjetëve punon në Kinë si korrespondent. Duke u njohur me kulturën vendase, gazetari është mahnitur nga aftësia e kinezëve të përqendrojnë të gjithë vëmendjen e vet mbi një detyrë të caktuar dhe ta përsosin atë.
Një nga ëndrrat e mëdha të Velinit është të vizitojë Mongolinë. Interesi i tij ndaj këtij vendi është provokuar nga filmi dokumentar i xhiruar nga aktorja Julia Roberts. “Aktualisht Mongolia po zhvillohet shpejt, kurse Ullan Bator është një qytet, në të cilin mund të shikohet shumë, kurse me shkretëtirat e veta dhe me stepat mongoliane, vendi propozon mundësi të shumta për aventura” – tregon Velin Paskov dhe vazhdon:
“Një ëndërr tjetër, të cilën e kam është të vizitoj Indinë gjatë periudhës së – Divalit – kjo është një festë, e cila zhvillohet gjatë vjeshtës. Jo kot e quajnë “festivali i dritës”, sepse atëherë e gjithë India është veshur në dritë. Gjithmonë kur vizitoj ndonjë vend, mundohem që kjo të përkojë me ndonjë festë karakteristike dhe në këtë mënyrë të ndiej sa më mirë atmosferën e tij. Për shembull u bëra dëshmitar i festës “Festivali i djemtë kristalor” dhe zhvillohet në pjesën veriore të Tajlandës, në kufirin me Mianmarin. Në këtë festë kremtojnë pjekurinë e djemve. Kur ata mbushin një moshë të caktuar, duhet të shkojnë në manastir. Nëse do të shkojnë për disa ditë ose për 1 vit, kjo është një zgjedhje e tyre personale. Vishen me rroba të bukura në ngjyra të theksuara dhe bëjnë një makijazh specifik. Gjatë javës, në të cilën vazhdon festivali, të rinjtë nuk shkelin në tokë – të afërmit e tyre i mbajnë në kurriz. E gjithë kjo përfundon me një ceremoni tepër të veçantë, e cila zhvillohet në kishën e afërt vendase. E treta, të cilën ëndërroj ta realizoj është një udhëtim nëpër gjurmët e Ernesto Gevarës. Me paramendim nuk e përmend pseudonimin “Çe” sepse, kur ai e bën udhëtimin e vet me motor nëpër Amerikën e Jugut, ai ka qenë një student i zakonshëm në mjekësi me një interes të madh ndaj gërbulës. Niset nga Argjentina, i kalon Andet, përmes Kilin, Perunë dhe viziton disa kampe pranë lumit Amazonka për shërimin e gërbilës . Ky nuk është revolucionari Çe Gevara , por një njeri i ri me ide të mëdha, i mahnitur fortë nga varfëria e madhe në Amerikën Jugore.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot janë ofruar nga Velin Paskov dhe Maria Paskova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..