Mund të thuhet se para disa ditësh në Bullgari partia në pushtet GERB filloi fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2019 për Parlamentin Evropian. Në një forum të përbashkët me moto “Evropa fillon në fshatin/qytetin/regjionin tuaj” GERB-i dhe Partia Popullore Evropiane (PPE) prezantuan nismën e tyre për një seri dialogësh të PPE-së në nivelin vendor në të gjitha shtetet-anëtare të BE-së.
Qëllimi i dialogut (nënkuptoni fushatën zgjedhore) është të rikthehet besimi në BE dhe të rritet angazhimi i njerëzve me problemet e bashkimit. Ai do t’ua ofrojë qytetarëve mundësinë që të shprehin mendimin e tyre për Evropë para zgjedhjeve të vitit 2019. Kryetari i grupit parlamentar të GERB-it Cvetan Cvetanov la të kuptohet se në ecurinë e debateve në fjalë në Bullgari ndër problemet, që do të diskutohen më shumë, do të jetë ai për politikën e kohezionit. Teza e qeveritarëve është se gjatë periudhës së kaluar programore politika e kohezionit i ka ofruar autoriteteve vendore financim evropian për projekte të ndryshme me vlerë të përbashkët 3.3 mlrd. euro dhe rezultati është ndryshimi i krejt i imazhit të bashkive bullgare. Cvetanov paralajmëroi gjithashtu se gjatë fushatës zgjedhore GERB do të punojë kundër popullizmit. Nga fjalimet e politikanëve të tjerë nga partia GERB gjatë forumit mund të konkludojmë se me qëllim kërkimin e përkrahjes për kandidatët e saj për eurodeputetë të rinj të Bullgarisë, partia do t’u referohet sukseseve të qeverisjes aktuale, kryesisht në fushën e arsimit, kështu edhe sukseseve të Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, të lidhura me prioritetet për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe reformimin e politikës së migracionit.
Ndoshta një përshtypje më të madhe bëri konfrontimi midis partisë GERB dhe oponentëve të saj nga Partia Socialiste Bullgare. Shkaku për të u bë fjalimi i kryetarit të PPE-së Joseph Daul para kryebashkiakëve dhe përfaqësuesve të këshillave bashkiakë nga tërë Bullgaria, të zgjedhur nga radhët e GERB-it. Sipas fjalëve të politikanit evropian socialistët bullgarë nuk ekzistojnë qëkurse Bullgaria është në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian, sepse Kryeministri Bojko Borisov është udhëheqësi më i suksesshëm në Evropë dhe mënyra e vetme që socialistët bullgarë të dalin në pah është kur flasin për të.
E zemëruar nga kjo deklaratë, liderja e Partisë Socialiste Kornelija Ninova tha se fjalët e tij janë të papranueshme, se ato e ndajnë shoqërinë bullgare dhe tregojnë mospërfilljen e tij ndaj gjysmë milion bullgarëve, të cilët kanë votuar për Partinë Socialiste Bullgare. Ajo tregoi sarkazëm duke thënë se socialistët nuk e kanë zili GERB-in për këtë se Bullgaria është shteti më i varfër dhe më i korruptuar në Evropë, pas tetë viteve të qeverisjes së mikut të Joseph Daul-it Bojko Borisov. Kështu në fakt Ninova gjithashtu filloi fushatën zgjedhore të partisë së saj për zgjedhjet evropiane, duke përdorur të njëjtin ton agresiv.
Shprehjet e mospëlqimit të dy oponentëve kryesorë në Bullgari – GERB dhe Partia Socialiste Bullgare, që janë të dukshme në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet evropiane, me siguri do të vazhdojnë të jenë tendencë gjatë tërë vitit të ardhshëm. Është e mundshme që toni të bëhet akoma më i ashpër kur flitet për mundësi eventuale për zgjedhje të parakohshme në Bullgari akoma në kuadrin e 2018-ës. A ekziston një variant i tillë, akoma nuk mund të thuhet, më shumë qartësi rreth kësaj hipoteze do të kemi pas përfundimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: gerb.bg
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..