Pasi kremtuam përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 20 mars kemi akoma një përvjetor tjetër me rëndësi – këtë herë për marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës. Bëhet fjalë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ana e Bullgarisë. 10 vjet më vonë Shkëlqesia e Tij z. Shpend Kallaba, Ambasadori i RKS-së në Sofje, dha një intervistë të detajuar për raportet dypalëshe në të gjitha fushat e bashkëpunimit.
Që kurse Bullgaria ka njohur Pavarësinë e Kosovës (20 mars 2008) e deri më sot dy republikat kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fusha të ndryshme: ekonomi, politikë, energjetikë, transport, arsim, turizëm etj.
Për Kosovën Bullgaria është partner rajonal dhe euro-atlantik. Ne i jemi mirënjohës Bullgarisë për rolin e saj proaktiv dhe kontributin, që e kanë dhënë shumë ushtarë, policë bullgarë, ekspertë e diplomatë në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe misioneve të huaja – tha Ambasadori Kallaba dhe vazhdoi:
Trendi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik shënon rritje. Problemi kryesor nga ana e Kosovës mbetet mungesa e lëvizjes së lirë për shkak të vizave bullgare. Ka interes nga kompanitë bullgare të investojnë në Kosovë. Së shpejti do të mbajmë dhe Forumin ekonomik mes dy vendeve në Sofje. Po ashtu, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në, Kosova po bëhet një vend i sigurt për investimet e huaja, me një rritje konstante të zhvillimit ekonomik vjetor prej 4%. Kjo është rritja më e lartë në rajon. Produktet bullgare janë të mirëpritura nga qytetarët e Kosovës.
Për sa i përket përkrahjes së Bullgarisë për integrimin evropian të Kosovës, zoti Shpend Kallaba është i mendimit se Bullgaria po luan një rol të rëndësishëm, duke përshpejtuar proceset integruese në Ballkanin Perëndimor. Por duhet nënvizuar se Kosova është vendi më pro-evropian në Ballkan me besueshmërinë më të madhe në perspektivën e anëtarësimit në BE (pothuaj 90% e popullatës). Samiti i liderëve shtetërorë në maj, që do të mbahet në Sofje, është përcaktues për të ardhmen e rajonit. Në zgjidhjen përfundimtare të problemeve ndërshtetërore në raport me Bashkimin Evropian, ne kemi nevojë të punojmë më shumë si rajon. Duhet marrë shembullin e shteteve të Vishegradit, apo edhe atyre baltike. Kosova është pjesëmarrës konstruktiv dhe proaktiv në tërë këtë proces – tha zoti Kallaba.
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..