Më se 600 gra nga bashkitë rome në qytetin Razgrad, fshatin Vazovo dhe qytetin Bjalla Sllatina në moshë nga 16 deri në 55 vjet do të marrin përkrahje për të përmirësuar aftësitë sociale dhe të punës. Ky është qëllimi i projektit “Inovacione sociale për përfshirjen sociale të grave rome në gjendje jo të barabartë”.
Beneficient i projektit, realizimi i të cilit filloi në fund të vitit 2017, është “Asociacioni Integro” – Razgrad. Partner për palën gjermane në të është “Qendra e Nënave: Rrjeti Ndërkombëtar i Fuqizimit MINE” - Shtutgart. Projekti është pjesë e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore 2014-2020” dhe bashkëfinancohet nga BE-ja nëpërmjet Fondit Social Evropian. Ndihma financiare nga 199 600 leva është falas. Veprimtaritë në kuadrin e projektit në fjalë do të realizohen deri në fund të këtij viti.
Sipas përfaqësuesit të Shoqatës “Asociacioni Integro” Kamen Makaveev planifikohet të krijohen tri qendra të komunitetit, në të cilat gratë me prejardhje rome të përfitojnë aftësi sociale dhe të punës. Në qendrën në qytetin Razgrad do të kualifikohen gra për floktare, ndërsa në dy qendrat e tjera – për kuzhiniere. Për të gjitha qendrat do të sigurohen pajisjet e domosdoshme dhe do të emërohen kuadro të kualifikuara. Për realizimin e projektit, organizata “Asociacioni Integro” studioi përvojën e Rrjetit Ndërkombëtar të Qendrave për Fuqizim të Nënave në Gjermani.
Sipas bashkëbiseduesit Kamen Makaveev, atë të cilën e bashkon organizatën bullgare me të gjermane janë qëllimet e njëjta dhe përvoja e grumbulluar në punën për mirëqenien dhe përfshirjen sociale të grave rome. Në kuadrin e projektit studiohet përvoja e qendrave për integrim të migrantëve në shtetet e Evropës Perëndimore. Në projekt hyjnë nga 200 gra nga tri vendbanimet e zgjedhura, të cilët kanë fëmijë, nuk kanë arsim, nuk mësojnë dhe janë papunë. Në qendrat ku gratë duhet të përfitojnë kualifikim profesional do të aplikohen metoda të mësimit joformal. Pritet që ato të grumbullojnë dituri dhe aftësi profesionale.
“Ideja është të ndihmohet përfshirja sociale e romeve, të cilët janë të kërcënuar të përjashtohen nga shoqëria. Qëllimi është që ato të bëhen shtetas me një pozitë më aktive prej qytetari. Një nga shkaqet të punojmë kryesisht me gra është se ato mbajnë përgjegjësinë për edukimin e fëmijëve. Ndryshimi eventual i qëndrimit të tyre ndaj rolit në shoqëri mund të ndikojë edhe mbi fëmijët kështu që në të ardhmen të bëhen pjesëmarrës më aktiv në jetën shoqërore.”
Pritet që qendrat e komuniteteve të fillojnë punë deri në fund të muajit mars. Pas përfundimit të afatit të realizimit të projektit, pritet që qendrat të vazhdojnë të funksionojnë dhe bashkitë të marrin përsipër mirëmbajtjen e tyre. “Kështu qendrat do të mbeten në dispozicion për realizimin e planeve bashkiake për integrim dhe për aplikim të masave adekuate të orientuara te zgjidhja e problemeve specifike të grave rome”, tha në përfundim zoti Makaveev.
Sipas të dhënave popullsia aktive me prejardhje rome numëron 1392 veta, ose përafërsisht 2.5 për qind prej tërë popullsisë aktive në bashkinë e qytetit Razgrad. 81.8 për qind prej përfaqësuesve të etnosit rom janë të papunë ose nuk janë aktiv ekonomikisht. Shkaqet kryesore për këtë janë arsimi i ulët dhe mungesa e kualifikimit profesional, punësimi në ekonominë gri. Të gjitha ato bëjnë që gabelët të mos regjistrohen në Zyrat e Punësimit. Ka romë të cilët e kanë kërkuar bukën e gojës jashtë shtetit, si mundësi të vetme të sigurojnë mirëmbajtjen e familjes.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..