Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilat janë pasojat në Bullgari pas refuzimit të ratifikimit të Konventës së Stambollit

БНР Новини
Foto: BGNES

Në kuadrin e dy orëve këtë të mërkurë qeveria mori vendim për të tërhequr propozimin e saj për ratifikimin e Konventës së Stambollit, kurse Parlamenti hodhi poshtë ofertën e socialistëve për zhvillimin e një referendumi kushtuar kësaj çështjeje. Në kuadrin e dy orëve të rendit të ditës të jetës politike në Bullgari u zhduk një temë e ndjeshme për vendin tonë, e cila në vazhdim të tre muajve ishte në qendër të vëmendjes dhe shkaktoi debate të ashpra, madje brenda koalicionit në pushtet. Në fakt ky vendim pritej dhe ndoshta pikërisht për këtë shkak, ose për shkak se tashmë në horizontin e debateve shoqërore dhe politike është ngritur një temë tjetër e dhimbshme – ajo për shitjen e shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrikë ÇEZ, fati i Konventës së Stambollit tashmë nuk i intereson kaq shumë mediat. Megjithatë tema meriton vëmendje.

Kryeministri Bojko Borisov e shpjegoi refuzimin e ratifikimit të Konventës me faktin që partia GERB duhet të marrë parasysh reaksionet e ashpra të partnerëve të koalicionit, të Kishës Ortodokse Bullgare dhe të Kryesisë së Komunitetit Mysliman, si dhe me frikën ndër popullsinë bullgare për shkak të disa teksteve të papranueshme në konventë sa u përket sekseve. Në fakt forca më e madhe politike në vend ka respektuar fjalën e urtë “Zëri i Popullit është zëri i Zotit”.

“Patriotët” paralajmëruan se në qoftë se GERB vazhdon të ngulë këmbë për ratifikimin e konventës do të vendosë nën pikëpyetje stabilitetin e qeverisë së koalicionit. Në këtë kuptim refuzimi i partnerit të madh të koalicionit mund të quhet gjithashtu respektim i mendimit të partnerit “më të vogël”. Përveç kësaj vetë Kryeministri vuri në dukje se vendimi i GERB-it është lidhur edhe me mosdëshirën e partisë për t’u ngarkuar vetëm ajo me minuset e ratifikimit eventual. 

Partneri më i vogël në udhëheqje – koalicioni nacionalist “Patriotët e Bashkuar” përshëndeti vendimin e GERB-it. Hedhja poshtë e ratifikimit i shpërndan jo vetëm shqetësimet për destabilizimin e qeverisë, por edhe frikën nga zgjedhje eventuale të parakohshme, për të cilat paralajmëronin partia “Ataka” dhe një pjesë e “Patriotëve të Bashkuar” Në të njëjtën kohë ky refuzim eliminon, ose të paktën minimizon rrezikun nga tronditje ndër vetë “Patriotët”. Liderët e VMRO-së dhe “Atakës” nuk fshehën faktin se ka dallime mes tyre dhe formacionit të tretë në koalicionin e tyre nacionalist sa i përket çështjes të ketë apo jo referendum për Konventën e Stambollit. Në kontekstin e këtyre dallimeve ata kishin frikë se “Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” mund t’i tërheqë deputetët e tij nga votimi eventual i dokumentit në organin ligjvënës dhe kështu të shkaktojë ndarje të “Patriotëve të Bashkuar”. Gjithsesi, nuk u arrit në votim dhe mund të thuhet se kjo e ruajti në mënyrë të tërthortë unitetin e formacionit nacionalist. Mirëpo, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Partinë Socialiste Bullgare.

Parlamenti hodhi poshtë propozimin e socialistëve dhe të një pjese të “Patriotëve të Bashkuar” dhe të partisë “Volja” (“Vullneti”) për zhvillimin e referendumit kushtuar çështjes së ratifikimit të Konventës së Stambollit me 121 vota të GERB-it dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. 23 deputetë nga “Patriotët e Bahskuar” dhe të “Volja” absteuan, kurse “pro” votuan vetëm nga Partia Socialiste Bullgare. Kjo shpërndarje e votave në Parlament tregon se forca më e madhe në opozitë në Bullgari është deri në një shkallë të madhe të izoluar – jo vetëm nga të gjitha partitë e tjera parlamentare, por brenda vetë opozitës, ku janë gjithashtu Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe “Volja”. Sa i përket çështjes së Konventës së Stambollit Partia Socialiste Bullgare është izoluar edhe nga Partia e Socialistëve Evropianë, e kryesuar nga ish-lideri i saj Sergej Stanishev. Kjo është kështu sepse në nivel evropian para pak kohe ajo ishte “pro” konventës, kurse tani, në nivel kombëtar ajo zuri pozitën e kundërt.

Në fund të fundit Bullgaria mbeti në grupin e shteteve, të cilat nuk e kanë ratifikuar Konventën e Stambollit. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat bullgare, dokumenti është ratifikuar nga 26 vende, dy prej të cilave duan t’i anulojnë nënshkrimet e tyre, sepse ka debat në shoqëri. 17 shtete nuk e kanë ratifikuar për shkak të debateve të brendshme, kurse 7 shtete të BE-së kanë refuzuar për ta nënshkruar për shkak të teksteve të dyshimta. Hedhja poshtë e ratifikimit nga ana e Bullgarisë nuk shkaktoi shqetësime. Sipas të dhënave të një sondazhi sociologjik të agjencisë Gallup International nga mesi i shkurtit, mosmiratimi i dokumentit është i konsideruehsëm. 86 për qind e të gjithë të anketuarve kanë dëgjuar për Konventën e Stambollit, ndër ta 58 për qind mendojnë se Bullgaria nuk duhet ta ratifikojë. Për ratifikimin e konventës janë 19 për qind e të anketuarve. Kurse të tjerat lëkunden.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD