A keni hapur një sënduk të vjetër, plot me veshje të vjetra, cerga, pëlhura të qëndisura, batanije të thurura me dorë – një botë të tërë prej ngjyrave, kujtimeve dhe punës... Një botë të tillë na prezanton në pikturat e saj bullgarja nga Ukraina Donka Minkovskaja. Ajo erdhi në atdheun e të stërgjyshërve të saj për të treguar ekspozitën e me titull “Besarabia – thesaret prej sëndukëve të gjyshes”. Oraganizatorët e ekspozitës janë Qendra e Bullgarëve të Besarabisë në Bullgari dhe Instituti për Etnologji dhe Folkloristikë me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në një intervistë për Radio Bullgarinë Rajna Manxhukova – një nga themeluesit e Qendrës, tregoi:
“Donkën e njohim prej kohësh. Kemi qenë në ekspozita të saj në Odesë. Atje ajo ka organizuar shumë ekspozita, veprat e saj ndodhen në Qendrën Ukrainase të Bullgarëve në Odesë. Por ëndrra e saj e msdhe ishte që të prezantojë punën e saj në Bullgari. Si të gjithë artistët bullgarë nga Besarabia. Ndoshta kjo është për shkak të kodit gjenetik, që e ruajmë të gjithë.”
Siç na shpjegoi Rajna Manxhukova, ideja ka qenë që në vigjiljen e Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, të prezantohet një artist, veprat e të cilit janë lidhur me bullgarët e vjetër dhe me kulturën bullgare e së kaluarës. Donka Minkovskaja bën kolazhe, në të cilat përdor vetëm materiale natyrale. Dhe jo vetëm materiale natyrale, por të tilla, që janë lidhur me të kaluarën e bullgarëve. Në veprat e saj shpesh mund të shihet një pëlhurë e thurur prej leshit të kuq, e cila është specifike për fshatin e saj Çijshija (emri i sotëm është Gorodnee). Prej kësaj pëlhure në të kaluarën kanë përpunuar veshjet popullore, mirëpo sot askush nuk e thur atë. Donka Minkovshkaja me shumë kujdes dhe dashuri e ka mbledhur nga sëndukët e vjetër të gjyshave. Prandaj organizatorët e ekspozitës kanë zgjedhur titullin “Thesaret prej sëndukëve të gjyshes”.
Ja se si zonja Manxhukova e prezanton piktoren Donka Minkovskaja:
“Donka është një artiste, e cila meriton admirimin tonë. Edhe si artiste, edhe si person... Që nga fëmijëria ëndrra e saj është të vizatojë. Duhet të them se fshati i saj Çajshija ndodhet larg qyteteve të mëdha. Atje nuk ka mundësi për zhvillimin e talenteve specifike të fëmijëve. Ky nuk është qyteti i madh, ku mund t’i ofrojmë fëmijës variante të ndryshme për argëtim apo arsim – muzikë, kërcime, tenis, not etj. Donka që në fëmijëri ka treguar qëndrimin e saj të posaçëm ndaj vizatimit, mirëpo askush rreth saj nuk e ka pranuar seriozisht ambicien e saj. Përveç kësaj ka pasur shumë probleme shëndetësore. Pas mbarimit të shkollës së mesme zgjedhja e saj ka qenë kryeqyteti Odesa dhe specialiteti i arteve figurative.”
Si lindi dashuria e Donkës ndaj fustaneve të gjyshave dhe kostumeve të bukura prej së kaluarës? Gjithçka ka filluar me punën e saj të diplomës në Shkollën artistike dhe teatrale në Odesë:
"Vendosa të bëj diçka duke përdorur teknikën e kolazhit. E zgjodha temën, sepse ajo është më afër zemrës sime – sepse unë jam bullgare, nëna ime dhe babai im gjithashtu janë bullgarë. Dhe tek ne gjyshat akoma ruajnë shumë pëlhura dhe veshje në sëndukët e tyre" – shpjegon Donka, duke përdorur një gjuhë specifike, e cila në vazhdim të shekujve është zhvilluar larg atdheut (shumë ardhës bullgarë vijnë në Besarabi pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1768-1774) dhe posaçërisht pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1828-1829.
Me ndihmën e Qendrës së Bullgarëve të Besarabisë Donka Minkovskaja do të regjistrohet si studente për master në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Veneta Pavllova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..