Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liljana Galevska: “Kur këndoj, i jap zemrën time publikut dhe ai më përgjigjet me të njëjtën“

БНР Новини
Kuartet “Sllavej”

Për Liljana Galevskën kënga popullore është një frymëzim dhe profesion, e përmbush jetën e saj me suksese, popullaritet, ngjarje emocionale. Rruga e saj e të kënduarit niset nga krahina e saj e lindjes /krahina e Trënit/, kalon përmes Ansamblit Folklorik Kombëtar “Filip Kutev” dhe studiove incizuese në Radion Kombëtare, kurse gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit Liljana Galevska është pjesë e kuartetit “Sllavej”. Ka kaluar përmes 4 kontinenteve, që të mund të përjetojë emocionin e publikut nga arti ynë folklorik. Këngët popullore me të cilat ajo është rritur nga rrethi i Trënit janë çelësi për triumfin e Liljana Galevskës nëpër skenat botërore dhe kombëtare.




СнимкаKjo jetë dhe frymëzimi vijnë prej një zëri të njohur në rrethin e Trënit, i cili ka kënduar në fshatin e vogël malor Vrabça – ky është zëri i nënës sime Ika Stojanova – tregon këngëtarja. Unë krenohem me të. Ajo është nga ai brez këngëtarësh popullorë, të cilët kanë zbuluar dhe kanë hapur rrugën në të cilën ne tani po ecim. Ajo ka qenë fëmija e fundit e gjyshes sime Maria dhe e gjyshit Stojan dhe ka dhënë kaq shumë për këngën popullore. Babai i saj ka kënduar shumë bukur dhe ka ekzekutuar në tambura. Ajo i mësoi këngët nga ai, kurse unë – nga nëna ime, kurse vajza ime Ekaterina – nga unë. Mamaja ime më dha shumë mjeshtëri artistike, më dha zërin. Unë i kam incizuar që të gjitha këngët e saj, doli se ato me të vërtetë janë shumë të vjetra, të trashëguara brez pas brezi. Jo pak këngëtarë të rinj po kështu filluan të këndojnë këngët e mia. “Zoti më mundësinë të këndojë nëpër të gjithë botën” – thoshte nëna ime, kurse nganjëherë bënte shaka: “Ma këndo, thoshte, në dialektin tonë, të Trënit, që të të kuptojnë të gjithë.





Gjatë vitit 1967 udhëtuam me interpretues të njohur si Cvjatko Bllagoev /fyell/, Ivan Shibilev /fizarmonikë/ në turne nëpër të gjithë vendin – vazhdon tregimin e saj Liljana Galevska. – Përpara kësaj 4 vjet qesh në ansamblin “Izvorçe” /“Burimi i vogël”/ pranë Pallatit të atëhershëm të pionierëve, me drejtues Mihaill Bukureshtliev. Aty u mësova të vendos tufën e luleve në kokë, të vesh kostumin, të këndojë në skenë, të gjitha gjërat... Pas kësaj shkova në ansamblin “Filip Kutev” – më 5 mars 1968, kurse 1 vit më vonë u bëra dhe soliste. Realizonim nga 80 koncerte për 1 vit.




Pasi ika nga ansambli, këngëtarja jonë e madhe popullore Nadka Karaxhova më ftoi në kuartetin e porsakrijuar “Sllavej” /”Bilbili”/. Në këtë moment unë jam doajeni i grupit, bashkë me Svetlla Karaxhovën – vajza e Nadkës. Kuarteti është i hapur për këngëtare të reja dhe quhet “Sllaveite na Nadka Karaxhova” /“Bilbilat e Nadka Karaxhovës”/.




Më kujtohet një koncert, që gjatë kohës kur këndoja në korin e Vanja Monevës. Qe dita e hënë, gjatë ditës varrosëm babin tim, kurse në darkë duhej të zhvillonim një koncert me vepra të Krasimir Kjurkçijskit. Unë kisha 9 këngë solo, nuk qe e mundur të mungoj. Shpreha brengën dhe vuajtjen time me këngët e mia për kujtim të babait tim, i cili po kështu i pëlqente jashtëzakonisht shumë këngët popullore. Mund t’ju flasë shumë dhe për Japoninë. Me kuartetin kemi qenë aty 8 herë, kemi pasur momente dhe çaste të shumta dhe të lumtura. Për shembull në qytetin Sendaj kënduam në një sallë me 6 000 spektatorë, e cila “po shpërthente nga që qe plotë e për plotë”. Pas koncertit pranonim përshëndetje shumë gjatë. Pëlqyen shumë dhe kostumet tona. Na bënin pyetje për to. Është shumë emocionale të mund ta shikosh këtë publikë, i cili nuk e di dhe nuk e njeh gjuhën tënde, por është nën ndikimin e muzikës sonë. Ajo vepron si doping, të magjeps. Në këtë koncert një profesor i respektuar japonez tha për këngën tonë popullore: “Kjo është çudia e tetë e botës”. Dhe një rast tjetër – kishim tri koncerte në ishullin Kaledonia e Re, në Oqeanin Paqësor. Në të tre koncertet salla qe plotë. Në gazetat shkruan për ne: “Kur u hap skena, aty dolën katër ikona”. Dhe këto katër ikona janë bukuria bullgare, folklori bullgar, këngët bullgare.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD