“Mësuesit dhe nxënësit në artin figurativ” është një projekt i fondacionit “Megjithëse”, i cili bashkon prof. Emill Popov, prof. Vihroni Popnedelev”, prof. Andrej Daniel dhe prof. Nikollaj Majstorov dhe studentë të tyre të shquar në Akademinë e Arteve Figurative. Në katër ekspozita me radhë në Sofje, Varna dhe Kjustendill mësuesit dhe nxënësit do të shtrojnë çështje të ndryshme në disa debate, ndër të cilat: a është e dobishme pretenca e mësuesit për modelimin e nxënësit sipas mënyrës së të menduarit të pedagogut, çfarë krijon sistemi ynë arsimor – krijues apo epigonë, si duhet ta edukojë mësuesi nxënësin e vet.
“Materia jonë është specifike, sepse bëhet fjalë për artin, por edhe për estetikën – thotë prof. Andrej Daniell. – Akademia është vendi, ku duhet të vijnë më shumë njerëz me kulturë të pasur në sferën e artit, të cilët janë personalitete krijuese dhe kanë guximin të nënshkruhen nën veprat e tyre. Qëllimi ynë është që të kemi një kontakt të vërtetë me studentët tanë, të ndiejmë qëllimet e tyre në fushën e artit dhe t’i ndihmojmë. Në dallim të degëve të tjera të diturisë ne nuk japim standarde – arsimi ynë është individual dhe kuptimi i tij është që të krijojë individualitete të veçanta. Në lëmin tonë është mirë po të ketë piktorë të ndryshëm.”
Sipas prof. Andrej Daniel etika në art, si dhe në jetë, mund të shihet në dhjetë urdhëresat e Zotit. Prandaj krijuesi duhet të mbrojë ndershëm parimet e njeriut. Etika është e vetmja gjë që na bën njerëz dhe na dallon nga beteja në xhungël, është i mendimit ai.
“Etika është në kuptimin e përgjegjësisë së piktorit, sepse ai është një figurë e rëndësishme në jetën publike, pavarësisht nëse është piktor, ilustrues, dizajner – thotë nga ana e vet kritiku i artit prof. Çavdar Popov – Një prej detyrave të tij më të mëdha është t’i kundërvihet kulturës në masë dhe banalitetit, të cilat i shohim çdo ditë në televizion dhe në tablloide, si dhe të luftojë për krijimin e një qëndrimi estetik jo vetëm ndaj artit, por ndaj të gjitha aspekteve të jetës së përditshme.”
Mirëpo, nëse kjo ndeshje publike e çon në një drejtim brezin e ri të krijuesve apo jo?
“Kjo është një çështje e ndërlikuar – përgjigjet prof. Andrej Daniel. – Vëmendja ndaj artit figurativ te ne nuk ka qenë kurrë në nivelin e duhur dhe sikurse kjo është një traditë bullgare – më shumë respektohen këngëtarët e operës, shkrimtarët dhe poetët. Kështu qe duhet të vlerësohen përpjekjet heroike të këtyre njerëzve të rinj, të cilët kanë vendosur të bëhen piktorë, megjithë mungesën e respektit të auditorit. Ndoshta kjo i detyrohet faktit se metodologjia e artit figurativ u jep mundësi për ta analizuar këtë botë dhe ta ndryshojnë.”
E para nga gjithsej katër ekspozitat u hap më 22 shkurt në galerinë “Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri” në Kjustendill, ku u paraqitën skulptori Emill Popov dhe nxënësit e tij. Më 1 mars në Galerinë e Kryeqytetit “Art Aleja” (“Shtegu i Artit”) do të prezantohet piktori Vihroni Popnedelev, pas tij është radha e prof. Andrej Daniel më 17 prill në Galerinë e Qytetit për Artet Figurative në Varna. Prezantimi i fundit është i Nikollaj Majstorovit më 10 maj në “Kuadrat 500”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: въпреки.com
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..