Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asen Mlladenov për të kaluarën dhe për të tanishmen e krahinës së qytetit Trën

БНР Новини

Nuk është i dashuruar pas krahinës së qytetit Trën vetëm ai i cili nuk ka qenë aty. Për të kaluarën dhe për të tanishmen e këtij “diamanti të papërpunuar” të Bullgarisë  flasim me Asen Mlladenovin, një banues vendës prej nëntë brezave dhe atdhedashës i flaktë. 30 vjet me radhë ai mbledh fjalë dhe shprehi nga e folura regjionale dhe krijon fjalorin unik “Fjalët e krahinës së qytetit Trën” që përmban 8 300 fjalë nga fushat e ndryshme të jetës:

Снимка

Duke filluar nga fusha, pylli, inventari , demonologjia, bota shtazore dhe bimore, kam mbledhur çdo gjë – thotë Asen Mlladenov dhe përmes gjuhës na fut në psikologjinë popullore të banuesit të kësaj krahine: – Duke grumbulluar fjalët për fjalorin, arrita deri tek parmenda. Pyeta një kushëririn tim i cili është 94 vjeç për emërtimin e njërës prej  pjesëve të saj. Ai më pa dhe më tha: “O, unë këtë e dija, por tani e kam harruar. Duhet të pyesim ndonjë njeri plakë!” E, ky është optimizmi i banuesit të Trënit."

Снимка

Mbase ky optimizëm u lejon banuesve të mund të përjetojnë periudhat e rënda në historinë e Bullgarisë, të cilat kanë reflektuar mbi këtë krahinë. Në hartën e krahinës së Trënit, Mlladenov më tregon se ku kaloi kufiri i ri midis Serbisë dhe Bullgarisë gjatë vitit 1919 sipas Traktatit të Nejit (Neuilly) arritur pas Luftës së Parë Botërore. Atëherë Bullgaria humbi një pjesë të konsiderueshme  nga territoret e veta, mes tyre dhe 10-12 fshatra nga krahina e Trënit, të cilët mbeten në territorin Serb. Ja se çfarë tregon për vendosjen e kufirit Asen Mlladenov:

Atëherë kanë kaluar përmes kreshtës tonë. Një prej tyre francez i hipur në kalë dhe me bastun ka thënë “Atje ku do të trokas me bastunin tim aty do të kalojë kufiri”. Kështu e kanë shënuar. Në fshatin Strezimirovci, ku tani është pika kufitare e kufirit me Serbinë, ka një shtëpi, të ndarë më dysh. E njëjta gjë rastis dhe në fshatra të tjera. E përfytyroj sesi e kanë përjetuar. Atëherë nuk kam qenë i lindur. Por kam marrë pjesë në takimet e para të përbashkëta, të cilat u lejuan në kufi gjatë vitit 1956. Momente shumë të rënda kur takoheshin familje të ndara.”

Foto: bg.wikipedia.org

Sot në qytetin Trën jetojnë rreth 4 400 veta. Në kohërat më të mira situata  ka qenë e ndryshme, tregon bashkëbiseduesi im:

Midis luftërave kanë qenë 56 000 veta. Përpara se të bëjnë Ekonomitë Kooperative të Punës Bujqësore kanë qenë rreth 50 000. Në Kraishten e Trënit-Dollna Mellna dhe në akoma 4 fshatra ka pasur 3 500 veta. Tani ka 12 të moshuar të cilët e kalojnë dimrin aty. Por ajri në këtë krahinë , siç thotë shkrimtari Elin Pelin - është “të hahet me bukë”.

Снимка

Në sajë të natyrës, të ushqimit të pastër, të ajrit dhe të qetësisë, këtu njerëzit jetojnë gjatë. Pavarësisht nga pasuritë e natyrës dhe nga trashëgimia arkeologjike e rrethit të Trënit, nga koha e socializmit deri vonë kjo krahinë rinte anës planeve për zhvillimin e vendit.

Ju jeni të harruar nga Zoti dhe nga qeveria! Kështu thoshte Todor Zhivkovi. Ai kishte frikë nga gjeneralët e kësaj krahine Sllavço Trënski dhe Denço Znepollski që të mos e heqin nga posti – më sqaroi Asen Mlladenovi. – Dy gjëra i dëbuan banuesit. Fillimisht Ekonomitë Kooperative të Punës Bujqësore – kur u bënë gjatë viteve 1954-1956. Njerëzit nuk mundën të pajtohen me faktin se e gjithë prona e tyre bëhet në një moment e përbashkët. Shumë njerëz ikën atëherë. Një valë e madhe njerëzish ikën për në Sofje. Në lagjet “Bëkston”, “Krasno sello” dhe “Krasna Poljana” është plotë banues të krahinës sonë. Goditja e dytë qe kur brezi tjetër, të tillë si unë, shkuan nëpër qytete dhe u bënë punonjës industrial. Pas kësaj erdhi demokracia e madhe. Presidenti Zheljo Zhelev shkon dhe thotë: “Tani do të bëheni të pasur!”. “Si do të bëhemi të pasur, zoti president?” – “Ju kthejmë tokën”. Kurse ata të lodhur dhe me paterica, të mbështetur mbi shata thonë: ”Faleminderit”.

Снимка

Njerëzit këtu janë shumë punëtor. Dikur në periudhën e verës burrat kanë shkuar në kurbet, por janë kthyer te familjet e veta për të kaluar dimrin. Midis luftërave në çdo një shtëpi janë lindur mesatarisht nga 7-8 fëmijë. Gjatë verës gratë janë kujdesur për fëmijët dhe kafshët, kanë shkuar në arë për të punuar, kurse gjatë periudhës së dimrit kanë punuar qilima. Këtu është shumë aktuale motoja ”Uniteti e bën forcën”. “Banuesi i kësaj krahine pëlqen të ndihmojë, bind Asen Mlladenov. – Kur fillon të ndërtohet shtëpi ose ndonjë gjë tjetër, që të mund të përfundohet puna shpejt, mblidhet e gjithë mëhalla dhe ndihmon. Pas luftërave më përpara u kanë ndihmuar vejushave.”

Снимка

"Në rrethin e qytetit Trën çdo fshat lëvdohet me mjeshtrit e vet, specialistë në një zanat të caktuar, tregon Asen Mlladenov. Në fshatin Vidrar janë specialistë në rregullimin e çative, në Gllavanovci janë punonjësit e gjipsit, në Businci është qeramika, në Gorna Mellna janë pastruesit e oxhaqeve, në Shipkovica – ndërtuesit. Kur është formuar brigadë janë mbledhur. ”Kështu në kohën e kaluar banuesit e krahinës së Trënit kanë ndërtuar godinën e Gjykatës, Pallatin Mbretëror”, tregon Asen Mlladenov.

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Miglena Ivanova dhe Asen Mlladenov - arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD